Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Menjëherë pas shkarkimit të Erion Veliajt në Asamblenë e PS-së dhe nisjes së procedurave nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, pra syrgjynosjen e tij politike nga socialistët, opozita filloi të kishte një lloj “stresi” në lidhje me emrin që do të përballej me Ogerta Manastirliun.
Kjo e fundit një emër me peshë të rëndë në politikë, ministre e Shëndetësisë, ministre e Arsimit, drejtuese politike e Bashkisë së Tiranës prej disa vitesh, me një pushtet jo të paktë, është një rivale për t’u vlerësuar shumë.
Opozita pa dyshim se do të kishte stres se kë do t’i vendoste përballë, sepse vetë Sali Berisha dhe njerëzit kryesorë të drejtimit të saj e dinin që emrat më të rëndësishëm që kishin marrë më shumë vota në Tiranë si Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti nuk do të përballeshin me Manastirliun.
Jo se ishte thjesht një garë e humbur, por as njëri dhe as tjetri nuk kanë kapacitetet dhe vlerat politike të duhura që të marrin përsipër një garë dhe kur ajo humbet.
Ka pasur të tilla që në vitin 2000 me Besnik Mustafain dhe më pas në 2003 me Spartak Ngjelën që bëri një fushatë spektakolare, në 2007 me Sokol Olldashin, apo në 2015 kur kandidoi një emër tjetër, një qytetar me vlera si Halim Kosova.
As Jorida Tabaku, as Ilir Alimehmeti nuk u ngritën në nivelin e këtyre emrave. Jo për të thënë të shkojnë në vlerat dhe betejën që bëri Belind Këlliçi, në 2023 kur PD nuk kishte as parti, as vulë se ishte Luli përballë dhe vendoste kandidatët e tij.
Nuk kanë Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti vlerat qytetare për të marrë përsipër një garë, për të lënë një mandat, sepse janë thjesht dhe vetëm personazhe të vogla politike.
Ilir Alimehmeti doli një burracak që luftoi për të kandiduar në 2023-shin, por nuk pranon të kandidojë në 2025 kur del një nga njerëzit më të votuar në kryeqytet.
Jorida Tabaku që e ka kërkuar gjithmonë garën për Bashkinë e Tiranës nuk shkon të garojë përballë shoqes së saj të dikurshme të bankës, sepse Jorida e vlerëson veten si shumë të votuar që të jetë e ardhmja në politikë, por në fakt është e lidhur pas karriges së deputetit nuk e sakrifikon atë dhe rrogën që merr në Parlament.
Një mandat është gati 200 mijë euro të ardhura në xhep. Ilir Alimehmeti mund të ishte edhe më dinjitoz po të hynte, por duket burracak, kurse Jorida shumë e vogël.
Nuk kanë kurajën, nuk kanë dinjitetin dhe vlerat politike për t’u përballur. E duan PD-në për ta vjelë, për ta rrjepur, sepse kujtojnë se kanë shumë vota, janë me vlera të mëdha, por nuk shkojnë atje të përballen me kundërshtarin politik.
Ato vota që kanë marrë në listën e Tiranës nuk i kanë marrë se janë më të votuarit dhe kanë ndonjë vlerë të madhe, por sepse ishte një gabim taktik i Berishës që peshat e rënda që mblidhnin vota i futi në listë të mbyllur dhe në listë të hapur përveç Myslim Murrizit dhe ndonjë emri tjetër nuk kishte emra të tjerë që të mblidhnin votat e lëna rrugëve në listën e hapur të kryeqytetit.
Se po të ishin në atë garë Jozefina, Këlliçi, vetë Sali Berisha dhe lista e mbyllur, Jorida Tabaku nuk do të ishte deputete në Parlament. Ilir Alimehmeti do të kishte më pas një grusht votash se si individë të dy bashkë vlejnë një hiç politikisht.
Tani do të kishin shansin ta tregonin se sa vota merrnin në kryeqytet dhe kjo do t’u bënte mirë për karrierën e tyre politike.
Por treguan se janë një zero me bisht./ CNA
Në Komisionin për Çështjet Ligjore janë zhvilluar debate t...
Këshilli i Ministrave ka bërë ndryshime në përbërjen e dis...
Dekretimi i datës 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme lokale...
Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume, u arres...
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka mbajtur fja...
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Danimarkë ku po merr ...
Në kryeqytetin danez po mbahet Samiti i 7-të i Komunitetit...
Zyra e Presidentit, pas miratimit të dekretit të zgjedhjev...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti ka zbard...
Gazetari Roland Qafoku deklaroi se dekreti i sotëm i presi...
Avokati Kujtim Cakrani tha sot se individët me statusin e ...
Demokrati Ilir Alimehmeti komentoi sot mbi mundësitë e bas...
Ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ilirjan...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Demokrati Ilir Alimehmeti shprehu sot bindjen se Partia De...
Gazetari Roland Qafoku tha sot se presidenti Bajram Begaj ...
Deputeti demokrat, Ivi Kaso deklaroi sot se Partia Demokra...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një dalj...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi tha sot se Partia Demokr...
Kryeministri Rama ka udhëtuar sot drejt Danimarkës, ku ësh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...