Balla, pyetje publike protestuesve
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu është dr...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu është dr...

Në Komisionin për Çështjet Ligjore janë zhvilluar debate të forta për mandatin e anëtarëve të Komisionit Rregullator të KQZ-së dhe projektligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Deputetët e opozitës akuzuan mazhorancën se ky ligj në emër të përafrimit të ligjeve me BE-në po mbulon dhe legalizon aferën e inceneratorëve.
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, e cilësoi shumë të rëndësishëm këtë ligj dhe kërkoi që përpara se qeveria të prezantojë draftin ky dokument duhet të konsultohet me ekspertët dhe me qytetarët. Për këtë arsye ka kërkuar kohë debati dhe konsultimi dhe jo votim të shpejtë në Parlament.
Bylykbashi tha se ligji hedh uthull mbi kancerin e hapur ndaj qytetarëve dhe se çështja nuk është hetuar ende si duhet vetëm me copëza periferike.
“Një ligj kaq i rëndësishëm kërkon konsensus. Ky Kuvend duhet të fillojë të shfrytëzojë maksimumin e afatit që i lejon rregullorja, ligji duhet të ketë debat, akses dhe kontributin e ekspertëve. Dispozitat duhet të jenë harmonike me ligjet e tjera dhe Kushtetutën. Nëse hartojmë ligje me shpejtësi rrufeje, uroj ta ndryshoni këtë që në Parlament të marrin kohën edhe deputetët dhe të mos kalohet shpejt një ligj me 90 nene, jo kryetari të miratojë me pro-kundër.
Ky ligj impakton jetën e përditshme të qytetarëve sepse hedh uthull mbi kancerin e shoqërisë shqiptare.
Aty sheh korrupsionin e qeverisë dhe tentakulat e mafies. Ky ligj nuk e rregullon, por po mbulon praktikat e hapura ndaj të cilave nuk ka nisur hetimi si duhet. Çështja e inceneratorëve ende nuk është hetuar si duhet, janë kapur copëza periferike. Duhet patjetër që në Kuvend detyrë për harmonizimin e ligjit e kemi ne. Janë qindra miliona euro që po zhduken dhe njerëz që po shkojnë në burg, ju po përpiqeni t’i legalizoni.
Janë 27 vendime brenda ditës. Kemi nevojë për një strategji të re, por këtu janë fshehur interesat korruptive të qeverisë dhe ato kriminale të mafies. Nëse ka një sektor ku bëhet rregullisht bashkë mafia me qeverinë është menaxhimi i mbetjeve", tha deputeti demokrat.
Deputeti i PL-së, Blushi, teksa ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, i cili ishte prezent në komision po prezantonte projektligjin hodhi akuza në drejtim të qeverisë dhe konkretisht kryeministrit Edi Rama. Blushi iu drejtua ministrit duke i kujtuar paraardhësin e tij Lefter Koka, i cili ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve dhe e pyeti nëse do të donte dhe ai të shkonte në burg për Ramën.
Deputeti kërkoi ndërprerjen e pagesave për inceneratorët dhe e vendosi atë si kusht për të vijuar më pas diskutimet për një ligj të ri për mbetjet.
"Edi Rama nuk mund ta kthejë Komisionin e Ligjeve në landfillin e ricklimit të ligjeve të mafies së plehrave. Edi Rama, pronari faktik i inceneratorëve, të vijë në dëgjesë publike para komisionit.
Një ministër para jush është në burg për inceneratorët, ju a jeni gati të bëni burg për Edi Ramën?
Ndërkohë që pagesat për inceneratorët fantazmë vijojnë, ju na sillni një ligj për mbetjet. Ndërprisni pagesat për inceneratorët, pranoni skandalin dhe pastaj diskutojmë ligje të tjera për mbetjet.
Strategjia që keni kaluar në 2020 fliste për 3 inceneratorë, nuk ekziston asnjë", tha Blushi.
Ndërkohë që Bylykbashi kërkoi sërish fjalën akuzoi Manjën se nuk po e lejonte.
"Më lër të mbaroj, zbato rregulloren”, i tha Bylykbashi kreut të komisionit.
“Jo nuk ke për ta mbaruar, ke një orë që flet…”, iu përgjigj deputeti i PS-së./CNA
Këshilli i Ministrave ka bërë ndryshime në përbërjen e dis...
Dekretimi i datës 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme lokale...
Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume, u arres...
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka mbajtur fja...
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Danimarkë ku po merr ...
Në kryeqytetin danez po mbahet Samiti i 7-të i Komunitetit...
Zyra e Presidentit, pas miratimit të dekretit të zgjedhjev...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti ka zbard...
Gazetari Roland Qafoku deklaroi se dekreti i sotëm i presi...
Avokati Kujtim Cakrani tha sot se individët me statusin e ...
Demokrati Ilir Alimehmeti komentoi sot mbi mundësitë e bas...
Ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ilirjan...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Demokrati Ilir Alimehmeti shprehu sot bindjen se Partia De...
Gazetari Roland Qafoku tha sot se presidenti Bajram Begaj ...
Deputeti demokrat, Ivi Kaso deklaroi sot se Partia Demokra...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një dalj...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi tha sot se Partia Demokr...
Kryeministri Rama ka udhëtuar sot drejt Danimarkës, ku ësh...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas dekretimit ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...