Kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij sot, ku kishte të ftuar kandidaten për kryetare të Bashkisë Tiranës, Ogerta Manastirliu, nuk ka kursyer qëndrimet për dekretin e presidentit, kryebashkiakun Veliaj, vetë Manastirliun, etj.
Por midis tyre, ai vazhdon të përsërisë, apo t’i rrëshkasë një gënjeshtër, një dezinformim, që në fakt “e nxjerr lakuriq”. Sepse është lehtësisht e verifikueshme, tashmë shqiptarët e dinë të gjithë, pavarësisht se në politikë përsëritja është mëma e dijes, për t’i mbushur mendjen opinionit publik për padrejtësitë, thuhen gënjeshtra apo goditen teza të caktuara në mënyrë të përsëritur, të pandalshme, dezinformim me qëllim një çështje të caktuar politike siç është teza Veliaj.
Në rastin konkret, kryeministri ka përmendur një fakt: Erion Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim ku po mbahet prej muajsh. Të njëjtën tezë përdor dhe Erioni: “Më morën brutalisht nga zyra pa gjyq dhe më çuan në burg”.
Në fakt marrja nga zyra e Erion Veliajt, ka një shkelje të rëndë ligjore, por nuk është në krahun e Veliajt, është në krahun e drejtësisë. Kujtojmë këtu rastet e arrestimit të zyrtarëve të tjerë Ilir Beqaj, deputetët si Tom Doshi etj., të cilët janë shfaqur në pranga kur janë shoqëruar apo kanë shkuar në gjykatë.
Tani e vetmja video që qarkullon dhe foto është kjo, e Erion Veliajt ku nuk është me pranga.

Erion Veliaj në bazë të procedurës ligjore, duhet të qe burgosur dhe jo të merrej si princ, mirë e bukur dhe të çohej në makinë. Pra kjo është një shkelje e parë që nuk është në krah të Veliajt. Nuk është marrë në mënyrë brutale fare, as prangat si kanë vënë. E kanë marrë si zotëri, i kanë thënë do vish me ne, e kanë hipur në makinë dhe e kanë shoqëruar. Pa pasur dhunë, pa pasur asnjë lloj rezistence, as ankese dhe asnjë lloj konflikti me oficerët e BKH që e shoqëruan.
Pra kemi një gënjeshtër të bërë nga kryeministri, me një drejtësi brutale. U mor nga zyra. Po si u mor lind pyetja? Me apo pa gjyq?
Në fakt askush nuk e merrte dot Erion Veliajn pa gjyq. Nuk mundet të arrestohet një person në Shqipëri thjesht dhe vetëm me një urdhër prokurori. Sepse veprimet e prokurorit i certifikon gjykata. Ka qenë një vendim i GJKKO, që ka pranuar arrestimin e Erion Veliajt, pas fakteve dhe provave që kishin filluar të zbuloheshin në dosjet e tij.
Provat po prisheshin dhe kjo është e vërtetuar dhe për këtë arsye ka akuzë dhe Klotilda Bushka, ish-kryetarja e Komisionit të Ligjeve. Veliaj nuk është marrë nga zyra pa gjyq dhe është çuar në paraburgim kot së koti.
Erion Veliaj është marrë nga zyra si zotëri dhe është cuar në paraburgim me vendim gjykate.
Jo vetëm me një akt të thjeshtë të Erion Banit, por ka kaluar në të gjitha nivelet e gjykatave. Ka kaluar në fakt, Apel, në Gjykatën e Lartë, ku masa e sigurisë është vlerësuar si e ligjshme. Faktet dhe provat e gjetura nga prokurorët kanë bërë që gjykatësit ta lënë Erion Veliajn në burg.
Prandaj këto gënjeshtrat e përsëritura të kryeministrit Rama se është pa gjyq në burg, thjesht dhe vetëm “e nxjerrin mbretin lakuriq”. “Drejtësia brutale obobo çfarë i bënë lalit”. E kanë marrë si zotëri, as prangat nuk i kanë hedhur, se duhet të dilte me pranga nga zyra. Sepse është me vendim gjykate dhe arrestimi i tij është totalisht i ligjshëm, këtë e thonë të gjithë nivelet e gjykatave.
Se çfarë thuhet nga politika tashmë dihet, kërkohet të gjehen justifikime, fakte, por jo të vërteta dhe përpara me dezinformim. Fakte për të trilluar mendjet e militantëve, të opinionit publik me gënjeshtra dhe të pavërteta që shpesh të nxjerrin lakuriq. Si në rastin tonë nxorën kryeministrin Rama./CNA
Rreth 11 emra ka nxjerrë opozita si kandidatë për Bashkinë...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës,...
Mediat, të cilat kanë qenë pjesë e propagandës së kryebash...
Nga përsëritës lajmesh që i lexojnë nëpër portale, ende dë...
Kryebashkiaku i Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit, E...
Kryebashkiaku i burgosur i Tiranës, Erion Veliaj, i cili t...
Mediat kanë filluar të mbajnë një këngë, atë të avokatëve ...
Investitori strategjik i qeverisë dhe ortaku i incenerator...
Mero Bazes apo doktor Zeqo Pilafit, siç ne e quajmë për sh...
Në një dalje mediatike, i ftuar në “A Krasta Show”, jo pa ...
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Socialistëve, nuk ka...
Sot ka qarkulluar një qeveri që mund të quhet qeveria e “W...
Shumë media, gazetarë, analistë, politikanë, në diskut...
Afera qindra miliona euro e inceneratorëve është një nga s...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, prej disa ditësh po zhvi...
Ermonela Felaj ka bërë një status në profilin e saj në "Fa...
Mbrojtja ligjore, përballja me drejtësinë, është një zgjid...
Zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk sollën legjitimitet për qeve...
Erion Veliaj ka dalë së fundi me një dokument publik, ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qelitë e bu...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...