
Sot Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, ka dalë përpara Parlamentit dhe ka bërë një deklaratë me objektiv goditjen e kreut të Kuvendit, Niko Peleshi.
Tedi Blushi duke dashur të “vërë vetulla, ka nxjerrë sytë” që t'i pëlcasin.
Ai ka bërë një deklaratë shumë të ulët, duke akuzuar babanë e Niko Peleshit, të ndjerin Aleks Peleshi se “ka qenë i fundit që takoi ose që e nxori në pritë Zai Fundon”.
Në fakt, Blushi i Ilir Metës, por jo vetëm i atij, sot është marrë me një të ndjerë, që ka ndërruar jetë më shumë se 30 vite më parë, siç është zoti Aleks Peleshi.
Apo me Llazar Fundon që është pushkatuar përpara 81 vitesh, pa gjyq, më 23 shtator nga Brigada e V sulmuese, me urdhër direkt të diktatorit Enver Hoxha.
Pa pasur nevojë që Blushi i Metës dhe i ndonjë tjetri të organizonte këtë skenarin me prita e për të ndjerë që nuk u japin dot përgjigje.
Tedi Blushi nuk mund të mashtrojë publikisht!
Ndaj mua personalisht, më duhet t’ia kthej këtë përgjigje që ta lexojnë shqiptarët, megjithëse atij personalisht duhet t’i thoja disa fjalë të tjera, siç i takojnë.
Ju bëj me dije të gjithëve se unë (Elvi Fundo), përpara se të bëja këtë sqarim publik, e telefonova personalisht, Blushin e Metës dhe të ndonjë tjetri, por nuk ma hapi telefonin.
Më pas Tedi Blushi u kontaktua nga deputetë të PD-së, të cilëve iu kërkova që t’i flisnin dhe t’i sugjeronin që të kërkonte ndjesë për deklaratën që kishte bërë.
Ajo deklaratë është totalisht e pavërtetë, është një mashtrim publik dhe është e turpshme se si në vitin 2025, mund të bëhet politikë me dy të ndjerë. Për të keqen e Tedi Blushit, që do ta përdorë viktimën e krimit komunist, Llazar Fundon për politikë dhe sherrnajë me Niko Peleshin, e vërteta është se Aleks Peleshi ka qenë i internuar në Ventotene, atje ku ka qenë Zai Fundo.
Unë kam dalë në media dhe e kam thënë këtë.
Historianët kanë shkruar dhe të gjithë e dinë të vërtetën.
Unë (Elvi Fundo) e kam përmendur edhe në një intervistë në emisionin “Opinion”, që munda ta shihni në këtë link. Në vitin ’90 në familjen tonë, pas 46 vitesh të asaj ngjarje tragjike, pra të vrasjes së Llazar Fundos ka trokitur zoti Aleks Peleshi.
Ngjarjen se si është vrarë Llazar Fundo, i pari që e ka rrëfyar në atë kohë ka qenë i ndjeri Aleks Peleshi. Ai ka trokitur dhe i ka treguar babait tim të ndjerë, Emil Fundo dhe xhaxhait tim të ndjerë Klito Fundo, se si e kishte njohur Zai Fundon dhe se si e kishte mbajtur në shpirt për 46 vite atë që dinte për vrasjen e tij.
Aleks Peleshi ka rrëfyer se ka qenë në Ventotene për rreth 3 javë me Llazar Fundon, i internuar si antifashist, i arrestuar në moshën 15-vjeçare, sepse shpërndante trakte në vitet ‘42-’43. Janë nxjerrë dhe dokumente publike që i vertetojnë, për sa ai ka thënë.
Më pas, pasi kanë ikur nga Ventotene, njëri ka hyrë në veri e tjetri në jug. Aleks Peleshi qe bashkuar sërish me partizanët, ndërkohë që Llazar Fundo ishte me Kryezinjtë.
Llazar Fundo dhe Aleks Peleshi kishin një diferencë të madhe në moshë, sepse Aleks Peleshi ishte ende një i ri, një 16 a 17-vjeçar, kurse Llazar Fundo është pushkatuar në moshën 45-vjeçare.
Aleks Peleshi tregoi kur ishte gjallë se si e njohu në Ventotene shqiptarin Llazar Fundo, mes shqiptarëve të tjerë. Njeriun që shkëlqeu duke qenë një nga hartuesit e themeleve të Bashkimit Europian sot, të të famshmit Manifest i Ventotenes.
Jo vetëm kaq!
Jeta e solli që Aleks Peleshi të bashkohej me partizanët dhe ata rrethuan çetën e Kryezinjve, që bënin pjesë patriotët dhe nacionalistët në veri. Çetë ku Llazar Fundo ishte bashkuar së bashku me një misionar anglez dhe me mikun e tij, që e kishte pasur në internim, Gani Kryeziu. Kjo është e vërteta!
Pasi rrethohen nga forcat e Fadil Hoxhës dhe partizanët e Enver Hoxhës që urdhëron torturimin e Llazar Fundos, i cili është lidhur në bisht të kalit dhe tërhequr për rreth 40 kilometra zvarrë, e ka hapur varrin me duart e tij dhe është varrosur në gjunjë.
Aleks Peleshi ka qenë korrieri, fëmijë, i ri fare, vetëm 17 vjeç në Brigadën e V sulmuese. Nuk ka qenë ndër njerëzit që kanë pasur pushkë dhe kanë qëlluar mbi Zai Fundon. Përkundrazi. Ai ka pasur një brengë 46-vjeçare në shpirtin e tij. Brengë të cilën erdhi ia tha familjes Fundo dhe i tregoi dhe çfarë kishte ndodhur dhe ku kishte ndodhur apo si kishte ndodhur.
Më pas, falë tregimit të tij, familjarët me një bashkëpunim të atëhershëm me zotin Uran Butka shkuan dhe gjetën eshtrat e Zai Fundos.
Aleks Peleshi sa ishte gjallë, fliste me një respekt të veçantë për Llazar Fundon dhe vlerësimin e figurës së tij, se çfarë i kishte ndodhur në mënyrë tragjike. Aleks Peleshi as nuk ka hedhur ndonjë plumb e as nuk e ka tradhtuar Llazar Fundon.
“Plumbi” i vetëm që ka mbajtur Aleks Peleshi në shpirtin e tij, ka qenë ai që i dhanë pas kryes Llazar Fundos. Vrasja e Zait qe plumbi i shpirtit të Aleks Peleshit.
E ja, sot del Tedi Blushi dhe të gjithë këtë ngjarje, që është e vërtetuar nga historianë, e vërtetuar sigurisht edhe me fakte, emra dhe dokumenta se kush ka urdhëruar dhe kush e ka pushkatuar Llazar Fundon, ia faturon Aleks Peleshit, në shërbim të sherrnajës së opozitës pa krye e pa zemër.
Ky shpërthim mashtrimi nuk mund të jetë thjesht e vetëm inati personal i Tedi Blushit.
Tedi Blushi mund ta shohë në këtë linkun këtu se si dy qytetarë, që i kanë pasur të parët e tyre të internuar në Ventotene, unë Elvi Fundo dhe Niko Peleshi, përtej ndasive tona politike dhe betejave që kemi pasur me njëri-tjetrin, kundërshtive dhe armiqësive, gjejmë forcën dhe shkojmë në Ventotene.
Atje ku kanë qenë të internuar Zai Fundo me Aleks Peleshin.
Aty duket se si ne shkojmë në burgun e Shën Stefanit.
Bashkë me ne ishte dhe gazetari Blendi Fevziu, ekipi i TV Klanit, skulptori Adi Dule, miku im, i cili prej muajsh me duart e tij të bekuara, me forcë shpirti, duke njohur mirë karakterin dhe natyrën e Zai Fundos ka derdhur në bronz një bust që do vihet në qendër të qytetit të Korçës.
Po! Shkuam me Nikon edhe pse mund të jemi diametralisht të kundërt në qasjen tonë ndaj politikës. Shkuam për të respektuar Aleks Peleshin dhe Llazar Fundon dhe shqiptarët e internuar në Ventotene. Nuk shkuam për sherrnajën dhe gërrnajën që kërkon të bëjë çdo ditë Tedi Blushi dhe ata që me siguri e kanë parë emisionin e nga ai thurrën turpin që i vunë në gojë Blushit në Parlament.
Nuk është çudi se si për këtë gjetën njeriun që nuk ngrihet dot më shumë sesa lartësia e jashtëqitjes së Ilir Metës, ku rri grohtë.
Ta mësojë Tedi Blushi dhe çdo njeri tjetër, se do të marrin këtë përgjigje nga ana ime pa ndalim për të vërtetën dhe për asgjë tjetër. Le ta dinë se një sheshi në qendër të Korçës, me iniciativën e Niko Peleshit dhe me propozim të kryetarit të bashkisë, Sotiraq Filo, sheshi përpara bashkisë ka marrë emrin “Llazar Fundo”.
Ta mësojë Tedi Blushi dhe kushdo tjetër, në qendër të Korçës, në pedonale, megjithëse Tedi Blushi as nuk është as nuk bëhet dot korçar i vërtetë, është vendosur një piedestal dhe shumë shpejt do të vendoset po në sheshin e mësipërm, busti i Llazar Fundos, i derdhur nga duart e skulptorit Adi Dule.
Figura e Zai Fundos është vlerësuar botërisht dhe po rivlerësohet e nuk ka rëndësi se kur bëhet nëse janë socialistë, demokratë apo ballistë në pushtet, rëndësi ka që historia po shihet, po vlerësohet një personalitet dhe asgjë më shumë sesa kaq.
Por nuk mund të lejohet që të përdoren këto figura për të goditur kundërshtarin politik, për më tepër akoma të mashtrosh publikisht dhe të trazosh varrin e të vdekurve. A bëhet politikë në këtë lloj forme? Vetëm jashtëqitja e Ilir Metës mund të përdoret me dëshirë që ta bëjë këtë.
Mund të shkruaja shumë ofendime ndaj Tedi Blushit edhe sepse nuk m’u përgjigj në telefon. Për dijeni i kam dërguar edhe një mesazh fyes dhe kam dashur ta fyej në sy për këtë sjellje prej një maskarai publik. Ai mesazh vlen njësoj edhe për ata që shpikën shpifjen që i vunë në gojë Blushit.
Ai nuk është deputet e as përfaqësues i Korçës. Ai nuk është djali i Korçës, por një sharlatan dhe palaço që përpara së të zgjedhë Aleks Peleshin dhe Zai Fundon për të goditur Niko Peleshin duhet t’iu thotë shqiptarëve si ia mbajti Niko Peleshi gruan në punë.
Apo pse qante me aq zjarr gruaja se i po ikte Ulsiu nga Ministria e Drejtësisë?
A duhet të merrem unë me këtë?
A duhet të merrem unë me gratë?
A duhet të bëhem unë si Tedi Blushi?
Jo nuk merrem, por dy fjalë publikisht më takonte t’ia thoja.
Jo si ndonjë detyrim të madh ndaj Niko Peleshit, por si një detyrim ndaj atyre të ndjerëve, ndaj vetë Aleks Peleshit, ndaj vetë Llazar Fundos, ndaj babait tim, ndaj xhaxhait dhe ndaj familjes sime. Duke trazuar eshtrat e dy antifashistëve të ndjerë, ish të internuar në Ventotene, dy djemve të Korçës, pa asnjë arsye, ka trazuar shpirtrat edhe të ne të gjallëve, që nuk falim dot.
Po e mbyll me këtë sqarim dhe me linqet e mësipërme ku tregohet e vërteta.
U kërkoj ndjesë lexuesve, por më duhet ta bëja këtë sqarim publik për hir jo vetëm të së vërtetës, por edhe të të parëve, familjarëve, duke i kërkuar unë falje kujtdo që është prekur dhe duke kërkuar publikisht që kush e sheh Tedi Blushin që bën politikë me të ndjerët t’i thotë se çfarë meriton kjo politikë varresh.
Ju lutem mos e kurseni pështymën! Asgjë më shumë./CNA
Afera e shekullit është ajo e inceneratorëve që fillon...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është një nga ngjarjet më...
Sot pasdite është qëlluar me armë brenda ambienteve të Gjy...
Kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij sot, ku kishte t...
Rreth 11 emra ka nxjerrë opozita si kandidatë për Bashkinë...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës,...
Mediat, të cilat kanë qenë pjesë e propagandës së kryebash...
Nga përsëritës lajmesh që i lexojnë nëpër portale, ende dë...
Kryebashkiaku i Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit, E...
Kryebashkiaku i burgosur i Tiranës, Erion Veliaj, i cili t...
Mediat kanë filluar të mbajnë një këngë, atë të avokatëve ...
Investitori strategjik i qeverisë dhe ortaku i incenerator...
Mero Bazes apo doktor Zeqo Pilafit, siç ne e quajmë për sh...
Në një dalje mediatike, i ftuar në “A Krasta Show”, jo pa ...
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Socialistëve, nuk ka...
Sot ka qarkulluar një qeveri që mund të quhet qeveria e “W...
Shumë media, gazetarë, analistë, politikanë, në diskut...
Afera qindra miliona euro e inceneratorëve është një nga s...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, prej disa ditësh po zhvi...
Ermonela Felaj ka bërë një status në profilin e saj në "Fa...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...