
Në numrin e dytë të buletinin “Përpara” të grupit komunsit të Korçës në vitin 1938 jepen disa orientime se, cila do të ishte propaganda e tyre në strukturat e grupit.
Midis 8 porosive bie në sy emri i Zai Fundo( Llazar Fundo), u bashkua me fashizmin.
Kjo është propaganda e grupit komunist të asaj kohe ndaj Zai Fundos, ndaj një njeriu që ishte një nga filozofët dhe idealistët e së majtës të cilin e kishin shpallur tradhtar pasi, Fundo kishte parë në Moskë tmerr nga krimet e Stalinit dhe ishte dënuar me vdekje nga kominterni pas përplasjeve që kishin ndodhur mes Stalinit dhe Broz-kit.
Dokumenti thotë se Zai Fundo kish tradhtuar me fashizmin, në fakt, një vit më pas Zai Fundo në maj të vitit 1939 arrestohet nga milicia fashiste dhe internohet për 5 vite në Ventotene.

Pra, koha vonoi por nuk harroi që të rrëzonte propagandën komuniste se Zai Fundo i kishte tradhtuar me fashistët pasi këta të fundit e kishin arrestuar si komunist ndërsa propagandistët një pjesë tradhtuan rrugës dhe një pjesë u bënë persekutorët e shqiptarëve.
Një tjetër tezë që rrëzon këtë dokument por dhe propagandën e kohës është vetë diktatori Enver Hoxha i cili në veprën “Kur Lindi partia” dhe në veprën “23”, thekson se për herë të fundit Zai Fundon e kishte parë në 7 prill të 1939 kur përpara Bashkisë së Korçës, në një fjalim plot pathos kërkonte armë për të luftuar fashizmin .
Pra, Zai Fundo, njeriu që kërkonte të luftonte me armë fashizmin, njeriu që u arrestua dhe u internua nga personat e parë fashistë në Shqipëri, sipas dokumentit që ne publikojmë thuhej se grupi komunist i Korçës e kishte tradhtuar me fashizmin.
Në fakt, Zai Fundo ka qenë një komunist që më pas u kthye në një filozof social-demokrat të cilin e pushkatuan komunistët me urdhrin e dhënë nga Enver Hoxha për brigadën e 5 sulmuesve që ekzekutoi me vdekje Zai Fundon nw 30 shtator 1944, si tradhtar të komunizmit.
E vetmja tradhti e Fundos ndaj komunistëve ishte se nuk u bw me linjën kriminale staliniste dhe në internim në Ventotene ishte një nga firmëtarët e “Il manifesto del Ventotene”, i cili është guri i parë i themelit për Europën e sotme të bashkuar, një ide e shkruar dhe firmosur edhe nga Llazar Fundo, nga Alterio Spinelli, i cili quhet Il Padre del Europa , ish-Presidenti i mëpasshëm i Italisë, Sandro Pertini dhe disa ikona intelektuale shqiptare midis tyre Zef Malaj e të tjerë.
Për komunistët e Enver Hoxhës, intelektuali Llazar Fundo kishte tradhtuar me fashizmin.Fashistët e arrestojnë dhe internojnë. Pas kapitullimit të Italisë Llazar Fundo rikthehet në Shqipëri dhe ekzekutohet pa gjyq me urdhër të Enver Hoxhës.
Një histori sa tragjike aq edhe domethënëse për faktin që tregon se si propaganda sulmonte, godiste dhe nxinte thjesht dhe vetëm për të goditur intelektualët dhe për luftë të brendshme politike.
Në testamentin e Llazar Fundos përpara pushkatimit thuhet: "Komunizma që ne idealizonim si krishti për nga ligësitë ia kalon dhe djallit. Kam qenë komunist por s’do vdes kurrë i tillë."
Djalli komunist me ligësitë e kohës e kishte shpallur tradhtar tek fashistët, ata e shpallën armik si komunist, në fund e pushkatuan bijtë e doktrinës që Fundo kishte idealizuar./ CNA
Viron Prodani ka publikuar një tjetër libër dhe këtë r...
Është shuar në moshën 95-vjeçare, Nexhmedin Doko, kompozit...
Ditën e sotme, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit ku...
Monumenti arkeologjik “Muret e Portës” në Durrës, është pë...
- Sot Kadare mbushi 88 vjeç. - Viti 1973. Gazetar. Ng...
Sot, shkrimtari i madh Ismail Kadare feston 88-vjetori...
Tregimet e së dielës nga Agim Xhafka Sofo sa pa Benin...
Sot, shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, feston...
Caqet e njeriut dhe shkrimtarit tek Ismail Kadare, nga...
Një pikturë e artistit austriak, Gustav Klimt, që beso...
Gjithnjë e më shumë ndriçohet figura e shtetarit të madh s...
Këshilli botëror i klimës thotë paraprakisht se deri në fu...
22 Janari është e kremtja e shën Anastas Persianit, i cili...
Kur më pyeti nipi, në ç’moshë unë kam përjetuar stresi...
Sot artisti i njohur shqiptar, Ndriçim Xhepa, mbush 67...
Pas suksesit të jashtëzakonshëm që shënoi Gladiatori 1...
Për orthodhoksët tradita e festimit të emrit eshtë një tra...
Sot shënohen 556 vite nga vdekja e herorit kombëtar, Gjerg...
4 vite më parë u shua aktori legjendar Xhevdet Ferri. Ai ...
Isa bej Boletini lindi më 15 janar të vitit 1864 në Bo...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...