
Ditët e fundit, mediat u pushtuan nga lajmi i marrjes nën akuzë për shkelje të barazisë në tenderë të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Menjëherë pas daljes së lajmit dhe faktin që ajo do të paraqitej në SPAK, dosja shpërtheu në media.
Mesazhet ishin nga më të ndryshmet. Një pjesë e tyre ishin në dosje, ndërsa një pjesë ishin të manipuluara.
Por rëndësi kishte për median që të publikonte sa më shumë materiale nga dosja hetimore.
Askush nuk akuzoi SPAK-un se i kishte nxjerrë këto, as Kryeministri, as komentuesit dhe militantët e paguar të Rilindjes, pushtetit, as ata "të çmendurit" që flasin për heronjtë e fëmijëve të tyre.
Këta të fundit bërtisnin, ulërinin nëpër ekrane kur doli dosja e Erion Veliajt, kur dolën përgjimet e këtij të fundit, të cilat u censuruan nga shumica e mediave. Kishte vetëm një akuzë: "I ka nxjerrë SPAK-u, i kanë nxjerrë prokurorët. Ata po i përdorin për shantazh ndaj Veliajt." 1001 budallallëqe me okë.
Kur dolën mesazhet e zëvendëskryeministres Balluku, nuk i dëgjuam analistët të thonë të njëjtat akuza.
Jemi në të njëjtën situatë. Thjesht dhe vetëm kemi një sjellje me standarde të ndryshme si të komentatorëve, edhe të analistëve, edhe të gazetarëve, por edhe të medias në përgjithësi.
Mesazhet dolën, u publikuan, por standardi mediatik është për t'u keqardhur. Pse nuk akuzojnë përsëri SPAK-un, "kush i nxori këtë herë materialet?" Apo materialet ngaqë shkuan në shumë duar, sepse ashtu ishin shpërndarë nga prokurori i çështjes, tani s'ke kë të akuzosh?
Në fakt, e vërteta është se prokurori Dritan Prençi, pjesët e përgjimeve që lidheshin midis drejtorit të ARSH-së, Evis Berberi, dhe zëvendëskryeministres, Belinda Balluku, i ka futur edhe në dosjet e personave të tjerë që ka marrë SPAK-u nën akuzë, të cilët janë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Pyetja lind: Për çfarë arsye Dritan Prençi i ka futur këto mesazhe tek anëtarët e KVO-së, të cilët nuk janë pjesë fare e veprimeve të bëra midis Berberit dhe Ballukut?
Cila është arsyeja që prokurori i ka çuar këto përgjime në të akuzuar të tjerë që s'kanë asnjë lidhje me pjesën tjetër të çështjes?
Ose e ka bërë që të dalin, ose e ka bërë për t'i dhënë dosjen e plotë pa asnjë qëllim.
Por, përtej faktit që prokurori, ndoshta duke mos u treguar aq profesionist sa duhet për t'i ndarë dosjet dhe për të çuar te gjithsecili ato materiale që i takojnë, rrjedhja ndodhi në një moment tjetër. As SPAK-u nuk u akuzua, por u hesht.
Nga të gjitha të dhënat rezulton që furnizimin në media të informacioneve, pra rrjedhjen, ta ketë bërë një nga avokatët e anëtarëve të KVO-së që tashmë janë marrë nën akuzë.
Pra, është shumë e thjeshtë.
Nuk dolën përgjimet nga SPAK-u, siç nuk dolën as në rastin e Veliajt, por këtë herë nuk u akuzua SPAK-u dhe avokatët u treguan aq të zgjuar sa të kujtonin se hodhën gurin dhe do të fshihnin dorën.
Në fakt, skema është e qartë. Ka qenë një prej avokatëve të anëtarëve të KVO-së. CNA ka mundur ta zbërthejë skemën. Jo për të dalë në mbrojtje të ndokujt, por për të treguar të vërtetën që ne kemi këmbëngulur këtu e shumë muaj më parë se përgjimet, mesazhet, pjesët e dosjeve nuk dalin nga prokurorët. Por janë avokatët e klientëve të tyre, të cilët kërkojnë të bëjnë zhurmë apo t'i përdorin pjesët e dosjes për interesa të tjera.
Kështu ka ndodhur ekzaktësisht edhe me rastin e Erion Veliajt, kur avokatët e këtij të fundit komunikonin me gazetarët dhe materialet publikoheshin, por atëherë akuzoheshin prokurorët e SPAK-ut.
Për më tepër kanë akuzuar edhe kreun e SPAK-ut, zotin Dumani. Ndërkohë që ata, të cilët nxjerrin përgjimet janë avokatët e të pandehurve. Dhe shikoni standardet. Në rastin "Veliaj" dhe me rastin "Balluku". Kur nxorën përgjimet e Veliajt, u bë nami. Tani që dalin të Ballukut, heshtin mediat.
Nuk akuzojnë prokurorët e SPAK-ut për nxjerrjen e përgjimeve. Kjo tregon edhe kush dirigjon nga burgu shpërndarjen e tyre dhe mediat, që të kenë një standard në rastin "Veliaj" që është i turpshëm dhe i neveritshëm, dhe rastin tjetër të zonjës Balluku, ku nuk akuzojnë prokurorët e SPAK-ut, por heshti se kush i nxori përgjimet.
Tani, në të po të njëjtën formë, janë avokatët e anëtarëve të KVO-së që i nxjerrin materialet për interesa të tyre, por këtë herë nuk akuzohet SPAK-u. Herën e parë akuzat i morën prokurorët.
Kjo është e vërteta se çfarë ndodh me materialet e hetimit, të cilat bien në duart e medias./ CNA
Fjala e plotë e kryeministrit Rama në Forumin e Paqes në P...
NGA ELVI FUNDO Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj, nëpërm...
Aeroporti i Vlorës, një nga aeroportet e reja që pritej të...
Dje, Dhoma e Avokatisë, e drejtuar nga Maks Haxhia, ka ven...
Dje Tedi Blushi, në vend të ndjesës, kishte nxjerrë një st...
Sot Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lir...
Afera e shekullit është ajo e inceneratorëve që fillon...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është një nga ngjarjet më...
Sot pasdite është qëlluar me armë brenda ambienteve të Gjy...
Kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij sot, ku kishte t...
Rreth 11 emra ka nxjerrë opozita si kandidatë për Bashkinë...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës,...
Mediat, të cilat kanë qenë pjesë e propagandës së kryebash...
Nga përsëritës lajmesh që i lexojnë nëpër portale, ende dë...
Kryebashkiaku i Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit, E...
Kryebashkiaku i burgosur i Tiranës, Erion Veliaj, i cili t...
Mediat kanë filluar të mbajnë një këngë, atë të avokatëve ...
Investitori strategjik i qeverisë dhe ortaku i incenerator...
Mero Bazes apo doktor Zeqo Pilafit, siç ne e quajmë për sh...
Në një dalje mediatike, i ftuar në “A Krasta Show”, jo pa ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...