Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...

Lajmi që mori vëmendjen e medias dhe të publikut ditët e fundit ishte ngritja e akuzës nga Prokuroria e Posaçme, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Ky lajm sfumoi edhe vendimin e diskutueshëm të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e la në detyrë, edhe pse ai prej nëntë muajsh ndodhet në burgun e Durrësit me 13 akuza shumë të rënda dhe që me lojën e avokatucëve të tij po pengon zhvillimin e seancave në GJKKO.
Lajmi se Balluku do të ishte nën akuzë mori dhenë. Kuptohet, disa media i dhanë një peshë më të madhe. Shumica e tyre kanë abuzuar. Ka fryrje, ka manipulime, ka keqinterpretime. Si gjithmonë, populli kërkon drejtësi, prokurorët kanë bërë punën e tyre dhe përtej kësaj, thelbi është çështja. Pra, çështja e tunelit dhe mesazhet që i janë gjetur ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, mbi bazën e të cilave janë ngritur dhe akuzat ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

E thënë shkurt dhe shqip, ndryshe nga analistët që i vijnë vërdallë dhe nuk dinë ta thonë, tuneli i Llogarasë ka vetëm një fjali: GJITHÇKA PËR ERDOGANIN. Prandaj dhe e vendosëm titull të këtij shkrimi. Për disa ditë ne nuk kemi folur, thjesht e kemi raportuar, nuk kemi dhënë asnjë opinion. Por, për ata që duan të kuptojnë se çfarë ka ndodhur, e vërteta është se SPAK-u nuk ka ende asnjë provë korrupsioni dhe askush nuk akuzohet për korrupsion.
Ndryshe nga sa thuhet dhe fryhet opinioni publik, janë 50 milionë euro më pak, janë 50 milionë euro më shumë. Shumica e tyre janë gënjeshtra. Abuzohet, thuhen të pavërteta, gjysmë të vërteta për interesa të caktuara. Dhe kuptohet, sulmohet zëvendëskryeministrja, e cila padyshim ka jo pak armiq.
Gjithçka për Erdoganin, sepse është e qartë dhe këtë na e ka thënë edhe ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, se ky tender është dhënë në funksion të gjeostrategjisë politike të ndjekur nga Shqipëria. “Ky tender i është dhënë një kompanie afër presidentit turk, Erdogan”, këtë e ka thënë zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në arrati. Gjithashtu këtë e ka thënë edhe opozita.

Ky është një shkrim në "Syri.net".

Pra, që na thuhet lidhjet e biznesmenit Abdülkadir Kart, afër presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Në fakt, presidenti turk Erdogan ka qenë shumë dashamirës me Shqipërinë, kjo është e vërtetë dhe s’mund ta mohojmë. Vetëm me iniciativën e tij u ndërtua spitali në Fier me një kosto 60 milionë euro. Tani për këdo që ka pak memorie, le të kthehemi pas në kohë. Qeveria shqiptare zhvillon një tender me disa procedura, të cilave nuk po hyjmë t’i sqarojmë dhe këtë tender e merr një kompani afër presidentit turk. Korrupsion nuk ka. Vlerat e fryra janë të gënjeshtërta sepse ne në një shkrim tjetër do ta sqarojmë atë të vërtetë bashkë me dokumentet që ndodhen në dosjen e SPAK-ut.
Dhe për ata që duan të dinë të vërtetën, ajo është një dhe vetëm një. Gjithçka duket qartazi që është bërë për presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Pas një investimi dhe një dhurate madhështore që ai bëri për Shqipërinë edhe gjatë kohës së pandemisë edhe me investimet e tjera, por ekzaktësisht edhe për spitalin e Fierit. Dhe më pas një biznesmen afër tij, pas një anulimi të një tenderi nga subjektet që garonin, mes të cilave edhe dy kompani turke, që nuk plotësonin kriteret, vjen një kompani nga më të mëdhatë, me shumë eksperiencë, afër presidentit turk dhe fiton tenderin e ndërton një supertunel.

Tuneli është atje, shqiptarët e dinë. Korrupsioni nuk ekziston. E gjithë pyetja është: A duhet apo s'duhet ta merrte kjo kompania afër Erdoganit? A është favorizuar apo nuk është favorizuar? Në fakt, për ata që thonë ka korrupsion dhe favorizim, e vërteta është krejt ndryshe. Gjithçka është bërë për presidentin Erdogan. Nuk ka ndonjë korrupsion apo favorizim.
Për ata që duan të kuptojnë, e thënë shkoqur, e thënë shqip fare. Qeveria turke, shteti turk, presidenti Erdogan bënë një dhuratë shumë të madhe për Shqipërinë dhe më pas, në një garë të hapur, një kompani turke në bashkëpunim edhe me një kompani shqiptare realizuan ndërtimin e një tuneli që ndodhet atje, që nuk ka asnjë akuzë për korrupsion, që nuk ka asnjë provë për korrupsion, por thjesht dhe vetëm është ajo fjalia që ne e kemi përsëritur disa herë: Gjithçka është bërë, duket qartazi, për Erdoganin, si një “kthim borxhi”, për atë nder dhe respekt që ai kishte bërë për shqiptarët. Dhe jo vetëm një, siç është ky rasti i tunelit, por dhe shumë të tjera. Shteti shqiptar, populli shqiptar ia kishte borxh presidentit Erdogan, sepse ai nuk ka shpëtuar një jetë dhe një jetë nuk ka çmim, por ka shpëtuar me qindra jetë shqiptarësh, ndoshta me mijëra, me shërbimin në spitalin e Fierit dhe me ndihmën për vaksinat gjatë pandemisë Covid-19.
Dhe për ata që kanë pak mend në kokë dhe dinë ta kuptojnë, nuk kemi të bëjmë me korrupsion, nuk kemi të bëjmë me vjedhje, por kemi të bëjmë me një kthim nderi, le ta quajmë, thjesht, që në rastin konkret më pas është kthyer në një akuzë penale për shkak të anulimit të tenderit të parë dhe shpalljes fituese të një kompanie turke, që ne e treguam lart me foto, dhe për shkak të këtij mesazhi, të cilin zëvendëskryeministrja ia ka kaluar ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi.
Ky mesazh sërish tregon që kompania është afër presidentit Erdogan, ashtu sikundër opozita thotë që është afër presidentit Erdogan. Pra, gjithçka është bërë për Erdoganin dhe përtej “orgjisë” mediatike, ka dhe fakte të tjera në dosjen e SPAK-ut, që tani që gjërat po qartësohen dhe janë edhe më të qarta dhe më të pastra për opinionin publik, ne do të sjellim dhe fakte dhe prova të tjera se si për disa ditë me radhë ka pasur manipulime, mashtrime nga mediat dhe e vërteta në lidhje me hetimet për tunelin e Llogarasë është krejt ndryshe nga ajo që jep propaganda e segmenteve të caktuara të '99-çave, të paguar edhe nga brenda Partisë Socialiste edhe të suportuar fort edhe nga qelitë e burgut të Durrësit./CNA
Policia Bashkiake e Shkodrës ka ndërmarrë ditën e sotme nj...
Gjykata e Lartë shqyrton në kolegje të ndara sipas llojit ...
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka rap...
Këtë të enjte, në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për ...
Pastori Akil Pano ka qenë i pranishëm në tubimin paqësor t...
Prokuroria e Vlorës ka lëshuar masë arresti për avokatin D...
Ka nisur tubimi paqësor i Koalicionit Shqiptar përpara Kuv...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar nga rrjedhin inform...
Kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur mbrëmjen e sotme ...
Kreu i SPAK, Altin Dumani i është kundërpërgjigjur akuzave...
Kryetari i SPAK, Altin Dumani i ka cilësuar raportimet në ...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka shprehur hapur kritikat për P...
Kryetari i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani është shpr...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për akuzat e kreut të P...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për kërcënimet që marri...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka reaguar në lidhje me vendimin...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka shprehur kr...
Kreu i SPAK Altin Dumani është shprehur se prokurorët e SP...
Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se njoftimi i SPAK për hetim...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...