Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Këtë të enjte, në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për dosjen “Plumbi i artë”. Sot dha dëshminë e tij mbi vrasjen e Elvis Dedajt në vitin 2012, një nga të pandehurit e çështjes, Agim Gjini.
Gjatë dëshmisë, Gjini mësohet të ketë treguar se mes viktimës dhe ortakut të tij Festim Qolit kishte pasur vazhdimisht mosmarrëveshje për një vajzë.
Gjini rrëfeu se Qoli mund të ketë qenë porositësi i vrasjes së Dedajt, që mund të ishte nxitur për shkak të këtij konflikti personal.
“Kam qenë furnitor në një pikë karburanti në dalje të Shkozetit. Më punësoi Festim Qoli, me të u njoha në shkollë në 8-vjeçare. Elvis Dedjan e njihja, e kishim mik unë dhe Festimi. Elvisi ishte ortak me Festimin, menaxher ishte Kujtim Hasa. Gjatë kohës që punoja në karburant kishte një hatërmbetje për një vajzë, mes Festimit dhe Elvisit. Elvisit i thërrisnin 'Loshi', ai punonte me lloj-lloj gjërash. Me drogë.
Për vrasjen e Elvis Dedjës e dëgjova te karburanti, erdhi policia dhe më arrestoi. Jam takuar me Festim Qolin pas vrasjes së Elvisit, disa dite pas ngjarjes. Festim Qoli është thirrur në polici për këtë çështje. Fatmira Habilin, nënën e Elvisit, e njihja, e kam takuar, i kam bërë hyzmet dhe na ka bërë. Ajo vinte rrallë në karburant. Fatmira nuk më ka thëne se ku dyshonte për vrasjen e të birit. Rrinte me Festimin, marrëdhëniet i kishte të mira. Elvisi ka pasur një 'BMW'. Festim Qoli ishte pronar i biznesit bashkë me Elvisin. Marrëdhëniet mes tyre kanë qenë shumë të mira.
Nuk shkonin mirë vetëm për punën e femrës. Nuk donte që Elvisi ta merrte atë sepse kishte shkuar Festimi me të. Nuk e di kush e vrau. Ditën që ndodhi ngjarja, unë kisha babain pa qejf që më ndërroi jetë pas disa ditësh, kam qenë te shumica në supermarket mora ushqime për t'i dërguar te lokali. Pika e karburantit kishte dhe lokal, mora ujë, kafe… pastaj më arrestoi policia. Kujtim Hasa punonte në lokal, kishte dhe punonjës të tjerë, nuk më kujtohen emrat. Vrasja ndodhi në Malin e Robit, nuk shkova në vendngjarje. Për gjysmë ore e mora vesh ngjarjen.
I kisha takuar edhe viktimën, edhe Festimin te karburanti. Petrit Qoli vinte te karburanti e takonim përditë. Më shoqëruan ditën e ngjarjes dhe më morën në pyetje në polici. Na morën shenjat e gishtave, na morën dëshminë dhe kaq. Festimin e takova pas vrasjes, folëm për ngjarjen. Ai kishte frikë për ngjarjen që ndodhi, kishte hall se mos vriste njeri dhe atë. U paraqit dhe Festimi në polici për t'u pyetur. Deri më sot, kam pasur marrëdhënie të mira me Festimin, para se të arrestohesha. Pas vrasjes së Fatmira Dedës, Festimin e kam parë me automjet tip 'Lincoln'”,-thuhet në dëshmi./CNA
Pastori Akil Pano ka qenë i pranishëm në tubimin paqësor t...
Prokuroria e Vlorës ka lëshuar masë arresti për avokatin D...
Ka nisur tubimi paqësor i Koalicionit Shqiptar përpara Kuv...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar nga rrjedhin inform...
Kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur mbrëmjen e sotme ...
Kreu i SPAK, Altin Dumani i është kundërpërgjigjur akuzave...
Kryetari i SPAK, Altin Dumani i ka cilësuar raportimet në ...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka shprehur hapur kritikat për P...
Kryetari i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani është shpr...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për akuzat e kreut të P...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për kërcënimet që marri...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka reaguar në lidhje me vendimin...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka shprehur kr...
Kreu i SPAK Altin Dumani është shprehur se prokurorët e SP...
Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se njoftimi i SPAK për hetim...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për refuzimin e takimit...
Kreu i SPAK, Altin Dumani në një intervistë me Alba Alisha...
Kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur mbrëmjen e sotme ...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, në përfaqësim të pesë kom...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...