web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raportimet në Kuvend/ Dumani: Kam respektuar parlamentin pavarësisht fyerjeve

5 Nëntor 2025, 22:10, Aktualitet CNA

Raportimet në Kuvend/ Dumani: Kam respektuar parlamentin pavarësisht

Kryetari i SPAK, Altin Dumani i ka cilësuar raportimet në KLP dhe Kuvend, si momente llogaridhënieje. Në intervistën për “Trialog” me Alba Alishanin në RTSH, Dumani tha se raportimet janë bërë të tilla për shkak të pyetjeve që i drejtohen prokurorit gjatë raportimeve.

Lidhur me raportimet para deputetëve, kreu i SPAK tha se ka respektuar Kuvendin dhe ka vijuar me prezantimin e punës së institucionit pavarësisht fyerjeve që ka marrë apo gjuhës së pamoderuar nga deputetët.

"Moment llogaridhënie janë edhe raportimet në KLP dhe Kuvend. Janë kthyer në llogaridhënie nga pyetjet që i drejtohen prokurorit. Sa i takon raportimit në Kuvend. Ligji këtu nuk është shume i qartë sepse kur raportojnë në Kuvend institucionet që zgjidhen nga Kuvendi. Ndërsa drejtuesi i SPAK zgjidhet nga KLP dhe duhet të raportojë atje. Une pavarësisht seancave të tejzgjtura por edhe fyerjeve, besoj se antëarët e Kuvendit janë në të drejtën e tyre të informohen për punën e institucionit. Por gjuha duhet të jetë më e moderuar. Unë raportoj para deputetëve të Kuvendit. Unë respektoj Kuvendin dhe raportoj para deputetëve.", tha Dumani. /CNA





Lajmet e fundit nga