Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...

Ministria e Financave rishikon projektligjin “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale”.
Në draftin e rishikuar përveç parapagimit të tatimit kundrejt moskontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%.
Pra bizneset me të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë në vit që vullnetarisht do të hyjnë në marrëveshje me administratën tatimore për parapagimin e tatimfitimit, që do të llogaritet mbi një bazë të tatueshme të rritur (fitimi i deklaruar i vitit të mëparshëm plus 18% rritje), mund të korrigjojnë vullnetarisht deklarimet e mëparshme duke paguar 5% tatim.
Në projektligjin e rishikuar “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale” ministria e Financave përcakton se tatimi 5% do të aplikohet për ndryshime të tilla si: rivlerësimi i gjendjes së parasë cash, fshirja e aktiveve apo detyrimeve fiktive, deklarimi i pasurive të pa treguara më parë, rideklarimi i fitimeve të mbartura dhe shpërndarja e tyre si dividentë.
Për të gjitha këto raste nuk do të ketë gjoba, interesa apo kamatëvonesa, me kusht që tatimpaguesi të deklarojë paraprakisht se do të përfitojë nga marrëveshja.
Ata që nuk dëshirojnë të bëjnë rivlerësimin e plotë të deklaratave, mund të lidhin marrëveshjen vetëm për elementët e fitimit të tatueshëm.
“Tatimpaguesit të cilët do të shprehin vullnetin për të aplikuar për Marrëveshjen, kanë të drejtën edhe që të sistemojnë dhe dorëzojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, duke rishikuar apo korrigjuar zëra të ndryshëm, kundrejt një pagese tatimi, si më poshtë:
Aktive monetare – rideklarim i gjendjes së cash të shoqërisë (ulje apo rritje). Tatim në masën 5% të çdo devijance negative apo pozitive nga gjendja reale e cash;
Aktivet e tjera financiare-Fshirja e shumave fiktive në zërin kërkesa të arkëtueshme. Tatim në masën 5% për fshirjen e detyrimeve fiktive;
Fshirja e aktiveve afatgjata material/jo materiale fiktive të deklaruara. Tatim në masën 5% përkundrejt fshirjes së inventarit fiktiv;
Deklarim i aktiveve afatgjata material të papërfshira në pasqyrat financiare. Tatim në masën 5% për përfshirjen e aktivit afatgjatë material/jomaterial;
Fshirja e detyrimeve fiktive/borxheve në pasqyrat financiare. Fshihen detyrimet duke i konsideruar të ardhura të ptatueshme përkundrejt pagesës së tatimit në masën 5%;
Rideklarim i fitimit mbartur të shoqërisë dhe shpërndarja si dividentë/fitim e tij. Tatim në masën 5% për dividendin dhe ndarjen e fitimeve.
Për të gjitha transaksionet e mësipërme nuk do të aplikohen gjoba, interesa dhe kamatëvonesa, në mënyrë që të inkurajohet korrigjimi dhe transparenca financiare”, thuhet në relacion.
Sipas Ministrisë së Financave, ky instrument synon të nxisë transparencën dhe të shmangë konfliktet me administratën tatimore, duke u dhënë subjekteve mundësinë të korrigjojnë vullnetarisht deklarimet e mëparshme, pa u ndëshkuar.
Kjo është një lehtësi që I jepet tatimpaguesve, të cilët duhet ta deklarojnë që do ta përdorin që në momentin e aplikimit te administrata tatimore për marrëveshjen.
Drafti përcakton se tatimpaguesit të cilët nuk dëshirojnë të bëjnë rivlerësimin e deklaratave, mund të vazhdojnë lidhjen e marrëveshjes vetëm me elementët e fitimit të tatueshëm, normës dhe pagimit të tatimit mbi të ardhurat e korporatave dhe të tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi.
Cilat kategori biznesesh mund të hyjnë në marrëveshje për Paqen Fiskale
Projektligji përcakton se në marrëveshje për Paqen Fiskale do të hyjnë bizneset që kanë të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë në vit qofshin persona fizik apo entitete, dhe të cilët nuk përfitojnë nga aplikimi i normave të reduktuara apo përjashtimet tatimore.
Bizneset që pranojnë të parapaguajnë tatimin e fitimit, të llogaritur mbi fitimin e vitit të kaluar plus 18%, dhe përtej kësaj vlere paguajnë një tatim shtesë 5%, qofshin persona fizik apo entitete, dhe të cilët nuk përfitojnë nga aplikimi i normave të reduktuara apo përjashtimet tatimore.
Si dhe bizneset që janë të rregullta me tatimet dhe nuk janë në proces hetimi për mashtrim apo evazion të ardhurash./ Monitor
Ndërtesat shumëkatëshe tashmë po përqendrohen edhe në breg...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Gazetarja Klodiana Lala ka shpjeguar në një postim në rrje...
Gazetari Merin Maçi ka dhënë mbrëmjen e sotme detaje lidhu...
Gazetari Elvi Fundo ka folur për gjendjen në të cilën ndod...
Prej ditësh CNA ka kryer një investigim që në fakt zbulon ...
Pas ngjarjes kriminale në Rinas, gazetari Elvi Fundo ka de...
Gazetari Elvi Fundo i ftuar në emisionin “A Show” në Syri ...
Gazetari Elvi Fundo është shprehur mbrëmjen e sotme se pa...
Gazetari Elvi Fundo ka renditur disa nga ngjarjet më të rë...
Është publikuar fotoja e automjetit që dyshohet se u përdo...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të mi...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra proku...
Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar deklaratat e ministre...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas atentatit në R...
Prej dy ditësh në media ka shpërthyer lajmi se Erion Velia...
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca në kuadër të do...
Sot në qytetin e Shkodrës është përkujtuar 35-vjetori i Me...
SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO avokatin Besart Logu. ...
GJKKO ka shpallur sot vendimin për dënim me burg ndaj të p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...