Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Gazetarja Klodiana Lala ka shpjeguar në një postim në rrjetet sociale se si Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin e sotëm në Rinas, u fut në radhët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Lala shprehet fillimisht në postimin e saj se shoqërimi i një agjenti të AMP-së me një person të botës së krimit është një këmbanë alarmi.
Ajo thotë më tej se Muci Shaljani alias Sheqeri është rekrutuar pa asnjë procedurë ai agjent i AMP-së dhje kontrata pritej ti përfundonte në fund të këtij muaji.
Gazetarja shprehet më tej se gjatë kohës që AMP drejtohej nga Eduar Merkaj, rezulton se janë rekrutuar me kontrata të përkohshme edhe agjentë të tjerë.
Postimi i plotë:
Prapaskenat e rekrutimit të Muçi Shaljanit në AMP dhe detyra për drejtorin Merkaj!
Muçi Shaljani alias Sheqeri, me detyrë agjent pranë Agjencisë së Mbiqkqyrjes Policore, institucion që ka detyrë të hetojë përfshirjen në krim apo korrupsion, mbeti i plagosur në atentatin mafioz që u shënua mesditën e së martës te rrethrrotullimi i Aeroportit të Rinasit.
Ai ndodhej në shoqërinë e Gilmando Danit, një ish bos krimi, i besuar i Emiljano Shullazit, që mbeti viktimë në atentat.
Ngjarja është një më të organizuarat të ndodhura vitet e fundit, jo vetëm për shkak të shënjestrës Gilmando Dani, por edhe të vendit ku u zgjodh të ekzekutohej; pak metra nga dera e Aeroportit të vetëm në vend.
Shaljani e Dani kishin udhëtuar nga Tirana drejt Barcelonës dhe në kthim po ashtu ndodheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Shoqërimi i një agjenti të AMP-së me nje person me një profil të tillë kriminal si ai i Gilmando Danit, është një këmbanë alarmi.
Muci Shaljani alias Sheqeri u rekruktua pa asnjë procedurë si agjent me një kontratë të firmosur në muajin shtator. Në atë kohë nga AMP-ja, kryeministri kishte “shkarkuar” Florian Sulejmanin (dorëheqja e Sulejmanit ishte formale). Rama e fshiu me një të rënë të lapsit Sulejmanin pas një debati për largimin nga detyra të një punonjësi të AMP-së në Vlorë.
Drejtimin e struktures që është varësi direkte e Ministrit të Brendshëm, e mori zv.drejtori Artjol Saliasi.
Pa e paragjykuar mënyrën sesi Saliasi e drejtoi AMP-në si i komanduar, rezulton se Shaljani u rekrutua pa asnjë procedurë dhe kontrata do ti përfundonte në fund të këtij muaji. Madje, Shaljani mundi të siguronte dhe certefikatën e sigurisë (një nga institucionet e përfshirë për pajisjen me certefikatë sigurie është dhe AKSIK roli i të cilit duhet hetuar).
Gjatë kohës që AMP drejtohej nga një emër i panjohur rezulton se janë rekrutuar me kontrata të përkohshme edhe agjentë të tjerë (një dreq e di se cfarë përfaqësojnë). Eduart Merkaj, një zyrtar karriere ne polici, u emërua në krye të AMP-së dhe i njohur me problemet brenda strukturës kërkoi jo më larg se dy ditë më parë verefikimin e të gjithë punonjësve.
Mes tyre dhe të Muci Shaljanit. Një procedurë, që në fakt do të duhet të kishte ndodhur kohë më parë, por me cduket askush se ka patur prioritet pastrimin e Agjencisë nga agjentët e lidhur me krimin apo të korruptuar.
Është ende herët për të vlerësuar se cdo të ndodhë me procedurën e celur nga Merkaj për verefikimin e punonjësve të AMP-së, por edhe në nderin e tij si një nga zyrtarët me jetëgjatë në polici, që të pastrojë Agjencinë nga eksponentët problematikë. Sepse nëse AMP nuk pastrohet, ska sesi as të pastrohen radhët e policisë së Shtetit nga oficerë të lidhura me krimin apo të përfshirë në korrupsion.
/CNA
Gazetari Merin Maçi ka dhënë mbrëmjen e sotme detaje lidhu...
Gazetari Elvi Fundo ka folur për gjendjen në të cilën ndod...
Prej ditësh CNA ka kryer një investigim që në fakt zbulon ...
Pas ngjarjes kriminale në Rinas, gazetari Elvi Fundo ka de...
Gazetari Elvi Fundo i ftuar në emisionin “A Show” në Syri ...
Gazetari Elvi Fundo është shprehur mbrëmjen e sotme se pa...
Gazetari Elvi Fundo ka renditur disa nga ngjarjet më të rë...
Është publikuar fotoja e automjetit që dyshohet se u përdo...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të mi...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra proku...
Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar deklaratat e ministre...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas atentatit në R...
Prej dy ditësh në media ka shpërthyer lajmi se Erion Velia...
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca në kuadër të do...
Sot në qytetin e Shkodrës është përkujtuar 35-vjetori i Me...
SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO avokatin Besart Logu. ...
GJKKO ka shpallur sot vendimin për dënim me burg ndaj të p...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së ish-m...
IKMT ka nisur një aksion për prishjen e objekteve në aksin...
Bashkia e Pogradecit ka bërë një reagim zyrtar në lidhje m...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...