Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”. Në seancën e sotme po dëshmon Elton Kila, i cili ka folur edhe për dy herët që i kanë djegur bizneset e tij, ndërsa autorët ende nuk dihen.
Ai është shprehur se roja e biznesit i kishte thënë asokohe se Eljo Bitri ishte i dyshuar, ndërsa shtoi se kishte nisur vetë kërkimet për të zbuluar kush qëndronte pas këtyre ngjarjeve.
“Kam qenë i dëmtuar nga një akt kriminal, ngjarje e ndodhur në 2017 dhe 2018. Kam një biznes prej 25 vitesh, në fushën e automjeteve. Në 2017 ka pasur një tentativë për shkatërrim prone, nuk është zbuluar rasti, në 2018 është tentuar shkatërrimi totalisht i biznesit. Në Bradashesh, Elbasan.
Unë e kam nisur në vitin 2003 si biznes dhe hap pas hapi kam hapur 4 biznese. Në 2013 kam hapur një bazë fikse aty ku vazhdoj dhe sot, edhe pas shkatërrimit. Përpara se të merresha me këtë biznes, kam jetuar jashtë, pastaj u riktheva. Kam drejtuar edhe biznese të tjera. Kam qenë në Francë, Gjermani dhe Zvicër, jam marrë gjithmonë me automjetet. Vetëm për këtë punë njihem në qytet.
Përveç kësaj pune, në 2006 kam hapur një palestër, ku përflitet edhe rasti i Emiljano Ramazanit. Në 2010 kam hapur një lokal në qendër të Elbasanit. Në 2017, ku ndodhi tentativa e shkatërrimit të biznesit, unë ndodhesha në shtëpi. Kisha mbyllur punën si zakonisht, kam pasur edhe roje. Më thanë ka rënë zjarr, shkova, fikëm zjarrin jashtë servisit.
Zjarrin e shoi zjarrfikësja, dëmi ishte gati 18 milionë lekë, u dogjën 3 automjete. Kam pasur në atë kohë rreth 13 copë, kisha 2-3 punëtorë. Në kohën e ngjarjes ishte vetëm roja aty. U mbajt një procesverbal për këtë ngjarje, me pyeten të gjithë nga policia për ngjarjen. Është ngjarje pa autor, nuk mora përgjigje se kush e bëri.
Pati një zjarrvënie sërish ne 2018, në atë kohë kam qenë i arrestuar një kohë të shkurtër për makinat që sillja nga jashtë. Kam qenë i ndaluar derisa erdhën dokumentet pas 45 ditësh nga Italia. Veprën penale e kreva në Itali, periudha në 2009, bashkëpunuoja po në lidhje me automjetet.
Pas tri ditësh ndalim, vendosën zjarrin në biznesin tim. Ngjarjen e mora vesh përmes televizorit sepse isha i paraburgosur. Pasi dola nga burgu u interesova në polici. Sot e kësaj dite them që nuk kam asnjë lidhje me asgjë. Ka qenë një roje dhe një kompani sigurimi kur ndodhi ngjarja. Nga roja dëgjova diçka nga i biri, Arbër Ramollari, i cili tha që ka qenë Eljo Bitri me dy të tjerë.
Eljo Bitri s’ma merrte mendja sepse rrinte shumë afër punës sime. E njihja, frekuentonim të njëjtin lokal, kaq, asgjë tjetër. Pasi më tha Arbri, nuk desha ta bisedoja me Eljo Bitrin, thjesht u distancova. Nisa vëzhgimin vetë të mësoja kush e bëri. Emrat e tjerë që m'i tha Arbri nuk ishin persona të njohur prej meje dhe nuk i mbaj mend emrat. Rrethi im shoqëror asokohe ishte shumë i gjerë, Genc Moço është shoku im i ngushtë. Bashkë na lidhte puna", tha ai.
Më tej Kile ka deklaruar se Nuredin Dumanin as e njihte dhe as nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për të.
Ai është shprehur se në 2018, Nuredin Dumani kishte planifikuar një atentat ndaj tij, por kishte dështuar sepse Dumani ishte plagosur dhe më pas arrestuar. Kila shtoi më tej se ditën e plagosjes dhe arrestimit të Nuredin Dumanit ndodhej në Gjermani me familjen.
Ai gjithashtu ka deklaruar se kishte konflikte me Florenc Çapjan, ndërsa Suel Çelën e njihte që nga fëmijëria pasi sipas tij i kishin shtëpitë përballë.
“Unë s’kam pasur kurrë konflikt me njeri. Që nga 2018 nuk kam as roje, as polici private, asgjë. Nuk dyshoja te ndonjë person. Ditën që mora vesh që kanë ardhur për të më vrarë, atë ditë kam ikur në 7 të mëngjesit. U njoha me lajmet që kishte ngelur i plagosur një person, Nuredin Dumani dhe që ishte arrestuar.
Në atë kohë kam qenë me familjen, ika jashtë me avion në Gjermani. Më pas u ktheva me makinë. Atë kohë më thanë që shënjestër isha unë, nuk e besoja me thënë drejtën. Pas dy muajsh doli lajmi që atentati ishte për mua. Ma kanë thënë edhe policët vërdallë që flitej që u bë për mua. Nuredin Dumanin nuk e njihja, nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Unë këtë rast se nuk e lidhja me veten. Familjarët e mi më pyesnin a ke ndonjë problem, më pas kuptuan që vërtetë nuk kam lidhje me asnjë nga këta. Nuk kërkova të dija se për çfarë ndodhi dhe familja më kërkoi të ikja jashtë. I thashë familjes nëse kane diçka le të vijnë se unë nuk kam frikë.
Unë nuk ruhesha fare, kam pasur vetëm konflikte të vogla pa interes. Konflikte të tjera jo. Jam pyetur edhe në polici për këtë ngjarje. Unë isha në pritje që të dilte e vërteta. Nuk mësova asgjë. Po përflitesha shumë dhe kërkova të marr vesh diçka. Kur u arrestova unë kërkova të rrija vetëm. Kishte disa persona në paraburgim që ishin të njohur për mu.
Nipi i Ardjan Çapjas ishte në paraburgim, ai nuk jeton më. Është vrarë. Ai ka qenë në konflikt me Fadil Memën. Kam pasur konflikt me Florenc Çapjan. Suel Çelën e njoh që kalama. Me Suel Çelën kam pasur marrëdhënie pune, me vëllain e tij dhe me të atin më lidhte puna. Kemi qenë komshinj, dyert përballë.
Marrëdhënia ka qenë korrekte, disa herë kam udhëtuar edhe me babain e Suelit. I ati i tij merrej me fruta-perime, unë me automjetet. Për ngjarjet që më ndodhën, Sueli dhe Marjo Çela nuk m'u gjendën pranë sepse unë kam qenë i distancuar dhe nuk doja të diskutoja me askënd. Dhe me vëllezërit e mi nuk diskutoja”, tha Kila. /CNA
Sot në qytetin e Shkodrës është përkujtuar 35-vjetori i Me...
SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO avokatin Besart Logu. ...
GJKKO ka shpallur sot vendimin për dënim me burg ndaj të p...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së ish-m...
IKMT ka nisur një aksion për prishjen e objekteve në aksin...
Bashkia e Pogradecit ka bërë një reagim zyrtar në lidhje m...
Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit, i ci...
Ish-deputetja dhe ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi...
Shoqata e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar mbi lajmet p...
Mesditën e kësaj të marte do të mbahet një seancë plenare ...
Shtyhet seanca paraprake për Ilir Metën. Shkak për shtyrj...
Prokuroria e Tiranës ka shpallur fajtor 6 persona dhe 5 ko...
Prokurori i SPAK, Vladimir Mara i pranishëm në Komisionin ...
Dy banesa në lagjen “Liria” në Shkodër janë përfshirë nga ...
Seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme për kreun e PL, Ili...
Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, ka qenë i p...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, deklaroi sot se mazhora...
Më parë kemi referuar përqindjen e dosjeve, që gjykata që ...
Ditën e sotme pritet të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë pamje të veça...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...