Tronditet Venezuela/ Dy tërmete të fuqishme godasin vendin, 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...

Shoqata e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar mbi lajmet për Asim Vokshin.
Në reagimin e shoqatës thuhet se publikimet kanë marrë formën e sulmeve personale.
Më tej në reagimin e bërë, shoqata u bën apel medieve që të udhëhiqen nga etika profesionale dhe thotë se këto deklarata nuk cenojnë marrëdhënien e shoqatës me mediat.
Deklarata e plotë
Në mbrojtje të integritetit dhe dinjitetit të magjistratit
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të thellë deklarimet dhe publikimet e fundit në media vizive, të shkruara dhe elektronike, që kanë pasur në fokus kandidimin e magjistratit z.Asim Vokshi në pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.
Këto publikime kanë marrë formën e sulmeve personale, të cilat kanë tejkaluar kufijtë e kritikës së lejueshme dhe janë shndërruar në denigrime që cënojnë drejtpërdrejt dinjitetin, reputacionin dhe integritetin institucional të magjistratit.
Shoqata vlerëson rolin themelor që ushtron media në një shoqëri demokratike, si garantuese e transparencës dhe përgjegjshmërisë publike. Liria e shprehjes dhe shpërndarjes së informacionit, të parashikuara në nenin 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe nenet 22 e 23 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përbëjnë baza të pandashme të shtetit të së drejtës. Megjithatë, ushtrimi i këtyre lirive duhet të bëhet në mënyrë të përgjegjshme, etike dhe në respekt të së vërtetës, në mënyrë që media të mos shndërrohet në mjet presioni apo në instrument për cënimin dhe denigrimin e figurës së magjistratëve.
Shoqata thekson se liria e medias nuk mund të përdoret për të justifikuar presione publike, nxitje, përbuzjeje apo cenim të dinjitetit njerëzor dhe institucional të magjistratit, sidomos në procese të tilla kandidimi me rëndësi dhe ndikim të madh në publik.
Denigrimet personale dhe përpjekjet mediatike për delegjitimim të proceseve të kandidimit të magjistratëve bien ndesh me standardet profesionale të gazetarisë, parimet e etikës publike dhe detyrimin për respektimin e dinjitetit njerëzor që burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Kalimi i këtyre kufijve përbën abuzim me të drejtat e garantuara dhe cënon besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, për të cilin magjistratët me punën e tyre të përditshme luftojnë ta fitojnë.
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve të medias televizive, të shkruar dhe elektronike që, në ushtrimin e profesionit të tyre, të udhëhiqen nga parimet e mirëbesimit, etika profesionale dhe deontologjia gazetareske. Ritheksojme se respektimi i dinjitetit të magjistratëve është kusht themelor për ushtrimin e pavarur të pushtetit gjyqësor dhe për ruajtjen dhe forcimin e besimit të publikut në drejtësi.
Ky qëndrim publik nuk duhet interpretuar si tentativë për krijimin e mureve komunikimi apo kufizim të bashkëpunimit me median. Përkundrazi, Shoqata rithekson gatishmërinë për dialog dhe bashkëpunim ndërinstitucional, në funksion të një komunikimi të ndershëm dhe profesional që reflekton rolin dhe përgjegjësinë e gjyqësorit në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe të parimeve të demokracisë./CNA
Mesditën e kësaj të marte do të mbahet një seancë plenare ...
Shtyhet seanca paraprake për Ilir Metën. Shkak për shtyrj...
Prokuroria e Tiranës ka shpallur fajtor 6 persona dhe 5 ko...
Prokurori i SPAK, Vladimir Mara i pranishëm në Komisionin ...
Dy banesa në lagjen “Liria” në Shkodër janë përfshirë nga ...
Seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme për kreun e PL, Ili...
Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, ka qenë i p...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, deklaroi sot se mazhora...
Më parë kemi referuar përqindjen e dosjeve, që gjykata që ...
Ditën e sotme pritet të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë pamje të veça...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Një grup banorësh të fshatit Çërravë janë mbledhur për...
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje mbrëmjen e sotme l...
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se fletëthirrja e S...
Ministri i Ekonomisë, Petrit Malaj ka deklaruar në mbledhj...
Sot në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë është diskutuar...
Ambasadorja e Francës në vendin tonë, Catherine Suard ...
Policia e Pogradecit ka arrestuar 27-vjeçarin, Kevi Mu...
Ambasadorja e Francës Catherine Suard në një prononcim...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...