
Më parë kemi referuar përqindjen e dosjeve, që gjykata që drejtohet nga Sokol Sadushi, i skarton dhe nuk i fut për shqyrtim.
Shifrat janë të konsiderueshme! Ato kërkojnë një shpjegim lidhur me standardet që aplikon Gjykata e drejtuar nga Sokol Sadushi, kur vlerëson dosjet të cilat skartohen/shqyrtohen.
Rasti i shqyrtimit të masës së sigurisë për kryebashkiakun Erion Veliaj për shembull, mund të shërbejë si indikator për të vlerësuar nëse kjo është një kategori ankimimi, për të cilën Gjykata e Lartë investohet sistematikisht, apo Veliaj dhe rasti i tij ka përfituar për shkaqe dhe kritere që nuk kishin lidhje me masën e sigurisë. Cilat janë ato?
Transparenca e kritereve është e domosdoshme edhe sepse vetëm përmes tyre sigurohet mosshpërdorimi i të drejtave. Rregullat dhe kriteret e seleksionimit janë dispozita antikorrupsion gjithashtu.
Si e ruan vreshtin Sokol Sadushi? Apo është i pari që i lëshohet rrushit e pas tij sheh rrushi rrushin në Gjykatën e Lartë?
Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes sa i takon mënyrës se si Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë të dalë nga drejtësia e re, ka ushtruar lidershipin e tij në krye të organit në emër të të cilit ngjitet e flet në çdo tribunë. Ana tjetër është edhe më e rëndë sesa kaq!
Në frymën dhe strategjinë e kompozimit dhe kompetencave të Gjykatës së Lartë të rinovuar nga reforma, veprimtaria kryesore që duhet të kryhej nga Gjykata e Lartë, ishte nxjerrja e vendimeve unifikuese.
Vendimet unifikuese do të ndihmonin edhe shpejtësinë e trajtimit të asaj kategorie çështjesh të rregulluara nga vendimi unifikues në gjithë piramidën e sistemit, që nga Shkalla e Parë.
Vendimi unifikues do të thotë edhe zbatim të njëjtë të ligjit nga çdo gjykatë, në çdo territor.
Vendimi unifikues do të skartonte automatikisht një listë të gjatë çështjesh, të cilat nuk do kishin më nevojë të kërkoheshin të zgjidheshin në Gjykatën e Lartë. Sepse Gjykata e Lartë do ta kishte nxjerrë qëndrimin lidhur me to!
Sokol Sadushi është emëruar në Gjykatën e Lartë në vitin 2020. Menjëherë më pas u zgjodh zëvendëskryetar dhe prej vitit 2023 është kryetar fuqiplotë i Gjykatës së Lartë.
Asnjë vendim unifikues nuk është nxjerrë që nga dita që Sokol Sadush reformatori, ka vënë këpucët në zyrën e Gjykatës së Lartë.
Është e qartë tashmë që Sokol Sadushi nuk ka kohë të merret me çështje në të mirë të punës.
I përfshirë aktivisht në identifikimin e skemave se si duhej kapur gjithë sistemi, nuk i mbetej kohë të bënte punën e vet.
Është e qartë që një kryetar i Gjykatës së Lartë, që rri gjithë ditën duke vrarë mendjen se si do “rregullojë” Gjykatën Kushtetuese, s'ka kohë të merret me hallet e Gjykatës së Lartë! Por kur mendon që këtë e bën vullnetarisht, pasi asnjë ligj nuk i jep detyrë të merakoset për Gjykatën Kushtetuese, do duhet t’ia quash që punon edhe jashtë orarit!
Ky tullumbac që sa herë ngjit shkallët e Gjykatës Kushtetuese, e ndien veten Zot jo vetëm të asaj godine, nuk ka bërë asgjë që të bëjë diferencën lidhur me standardin e drejtimit të Gjykatës së Lartë. Por sado inat ta kesh një standard duhet ta pranosh që e kapi!
Kapi si standard atë të falsifikimit në zyrë të Gjykatës së Lartë dhe në karrigen e kreut të KED, të cilën e përfitoi për shkak të funksionit në Gjykatën e Lartë.
Ndaj Sokol Sadushi nuk unifikon dot! Sepse unifikimi përveçse do mend, do edhe shpirt shtetari.
Shikojeni se si krekoset sa herë ngjit shkallët e gjykatës dhe i keni parë të gjitha!/CNA
Ditën e sotme pritet të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë pamje të veça...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Një grup banorësh të fshatit Çërravë janë mbledhur për...
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje mbrëmjen e sotme l...
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se fletëthirrja e S...
Ministri i Ekonomisë, Petrit Malaj ka deklaruar në mbledhj...
Sot në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë është diskutuar...
Ambasadorja e Francës në vendin tonë, Catherine Suard ...
Policia e Pogradecit ka arrestuar 27-vjeçarin, Kevi Mu...
Ambasadorja e Francës Catherine Suard në një prononcim...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur në...
Kandidati i pavarur, i mbështetur nga opozita në garën për...
Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato i ka dorëzuar s...
Kombëtarja shqiptare do të ndeshet me Andorrën në transfer...
Kandidati i pavarur për bashkinë e Beratit, i mbështetur n...
Kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur se nuk ka marrë a...
Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredh...
Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka rea...
Pas miratimit të pikës së gjashtë të rendit të ditës, që p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...