"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Sokol Sadushi po vazhdon t'i shërbejë skemës për spostimin e tij drejt Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit në Gjykatën e Lartë.
E nisi duke përzënë nga Kushtetuesja një ushtare të veten, të cilën e rehatoi pedagoge në Shkollën e Magjistraturës.
Pastaj ngadalë si krimbi që ha drurin, iu kthye mandatit të Holta Zaçajt.
Me justifikimin e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese, iu vërsul mandatit të Holta Zaçajt, e cila sipas llogaritjeve të Kuvendit duhet të qëndronte në detyrë deri në vitin 2028.
Kjo sepse Sadushi thjesht kur kishte hartuar reformën kishte harruar saktësimin e rregullave për ripërtëritjen çdo 3 vjet të GJK-së.
Për këtë arsye Kuvendi kishte argumentuar mbi afatet 9-vjeçare të mandateve dhe jo shkallëzimin e tyre në shërbim të ripërtëritjes 3-vjeçare në nisje të Gjykatës së re Kushtetuese.
Pasi ushtroi presion mbi fakirët që komandon në Gjykatën Kushtetuese, arriti që me vendim të tyre të shkurtonte mandatin e Holta Zaçajt.
Pastaj iu vërsul mandatit të Sonila Bejtës. Askush nuk arsyetoi se pse ky luftëtari i drejtësisë së re po i hante mandatet e GJK-së, një nga një? Pse nuk thoshte që në fillim cilat ishin treshet që duheshin ripërtërirë? Ose cilat ishin afatet për të gjithë? Pse një e nga një, si krimbi i drurit?
Kuota e Bejtes i takonte Bajram Begajt, kështu që vetëm Begaj mund ta niste procedurën, ndaj krimbi i drurit rrethoi Presidencën.
Konstatimi i afatit të mandatit sipas mënyrës se si Kuvendi kishte llogaritur mandatin e Holta Zaçajt, ishte i qartë nëse llogaritej kohëzgjatja 9-vjeçare. Sonila Bejtës i mbaronte mandati në 2029.
Presidenti nuk u ngut, por iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke i kërkuar asaj që të përcaktonte të gjitha kohëzgjatjet. Presidenti i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që të vërente vendimmarrjen e vet në rastin e Holta Zaçajt duke shkruar drejtpërdrejtë në ankimim se "një interpretim i ndryshëm në rastin "Bejtja", do të thoshte që Gjykata Kushtetuese kishte shkelur Kushtetutën kur kishte ndërprerë mandatin e zonjës Zaçaj".
Jo rastësisht kjo kërkesë e Begajt mori mbi 8 muaj që të futej për shqyrtim paraprak.
Dhe fakirët në Gjykatën Kushtetuese prenë të gjithë nga një thelë mullaqesh, për të siguruar mullaqet e Sokol Sadushit.
Sot në Gjykatën Kushtetuese ka mbetur ende pezull betimi i Asim Vokshit, i përzgjedhur nga Sokol Sadushi deri nëpërmjet falsifikimit të akteve si fitues i një gare ku fituese ishte qartësisht Naureda Llagami. Sokol Sadushi iu drejtua me presion publik Gjykatës Administrative, që do të shqyrtonte falsifikimin e tij. Dhe presioni pati efekt!
Çështja tani mbetet të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese, ku prova e forcës tashmë nuk mund të fshihet pas interesave për Veliajn, pasi përplasja është ballore Rama-Sadushi.
Sokol Sadushi ka qenë konsulenti i vetëm i besuar i Erion Veliajt. Është ai që orientoi Veliajn drejt ankimimit në Kushtetuese. E orientoi të shkonte atje ku Sadushi kontrollonte votën.
Emrat e avokatëve ndërroheshin shpesh pikërisht sepse nuk pranonin që urdhrat t'i merrnin nga Sadushi.
Avokatucët e tjerë që lëshoheshin ekraneve, promovoheshim nga Sadushi. Në këmbim fitonin klientelë, por edhe mirënjohjen e njeriut që ka në dorë dosje klientësh të tyre.
Për dijeni, Sokol Sadushi mbyll pa shqyrtim gati 85 për qind të dosjeve që mbërrijnë në Gjykatën e Lartë. Kësisoj, ai vetë personalisht zgjedh jo vetëm se cilat çështje meritojnë vëmendjen e Gjykatës, por edhe se "cilët avokatë bëjnë punë më të mirë". Tek ata duhet kërkuar këshilla juridike kur bëhet fjalë për Gjykatën e Lartë. Ndryshe çështja mbyllet për punë të dobët të avokatit!
Sot ka një garë mes avokatëve për ta merituar të qenit i denjë për Sokol Sadushin.
Kjo garë u shfaq edhe në daljet në mbrojtje të Erion Veliajt.
Është e thjeshtë të kuptosh që Sokol Sadushi, nëse arrin t'i shpëtojë burgut për ndikimet e paligjshme, që po ushtron në gjithë sistemin gjyqësor, do të bëhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Anëtarët e asaj gjykate po i zgjedh vetë, që të përzgjidhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Në ditët përpara vendimit për ankimimin e Veliajt, Ramës i thoshin me dhjetëra që votimi do të ndahet 4 me 4. Kështu çështja mbyllej pa vendim dhe Veliaj nuk merrte atë që po kërkonte.
Meqë për Veliajn u siguruan 5 vota pro, formula 4 me 4 do t’i mbetet Naureda Llagamit. Dhe Asim Vokshi do të ngjisë shkallët e Gjykatës Kushtetuese. I vetmi që për momentin i ka shpëtuar therjes në mullaqe për mandatin që ai e beson si 9-vjeçar. Sadushi nuk i thotë të gjitha që në fillim./CNA
Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka ...
Dje, Gjykata Kushtetuese dha një vendim për ligjshmërinë e...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar në Gjy...
Media prestigjioze amerikane “New York Times” ka publikuar...
Kompania "TETE Albania" ka larguar nga puna 40 minatorë të...
Nisi me një vendim 2-1 për mosfutjen për shqyrtim të ankim...
Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 5 vite burg të ish-...
Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 8 masa sigurie, mes tyre a...
Stuhitë e forta të erës dhe reshjet e shiut kanë sjellë pr...
Reshjet e shiut në vend kanë shkaktuar problematika edhe n...
Vendi ynë ditën e sotme është përfshirë nga reshje të shum...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Sot Gjykata Kushtetuese mori vendimin për të rrëzuar Edi R...
Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar vendimin e Gjykatës...
Për gazetarin Bledian Koka vendimi pro Veliajt i Gjykatës ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin ...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për vendimin e Gjykatës K...
Një vendgrumbullim gomash makinash në zonën e Fushë-Miloti...
Kreu i Partisë "Mundësia" Agron Shehaj ka reaguar pas ...
Qeveria ka propozuar ish-kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...