Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Shprehja që vjen nga historia franceze e shekullit XVII se “Revolucioni ha bijtë e vetë” mund t’i shkojë shumë për shtat një situate, e cila po ndodh tashmë mes “baballarëve” të Reformës në Drejtësi. Individë, të cilët u prezantuan si “Ekspertë të Nivelit të Lartë” për forcimin e sistemit të drejtësisë dhe që më pas morën pozicione titullare në “Drejtësinë e Re”, tashmë kanë nisur të kacafyten mes njëri-tjetrit.
Njëri nga këta persona është Arben Rakipi, drejtori i Shkollës së Magjistraturës. Në një intervistë “të çuditshme”, dhënë së fundmi për gazetaren Elona Meço në Televizionin Publik Shqiptar, ai u ankua se po i bëhet “shantazh”, por pa treguar se kush janë autorët e këtij “sulmi” të pretenduar ndaj tij.
Ndërkohë, duket disi e paqartë se cili apo cilët janë personat që “po e shantazhojnë”. Megjithatë, ai jep disa elementë që e orientojnë dyshimin se dora që fshihet pas këtij “shantazhi” mund të jetë Sokol Sadushi, një tjetër “Ekspert i Nivelit të Lartë” në Reformën në Drejtësi, paraardhës në detyrë i Arben Rakipit tek Magjistratura dhe aktualisht kryetar i Gjykatës së Lartë.
Në intervistë, Rakipi flet për “njerëz me pushtet, brenda sistemit (të drejtësisë)”, që “kanë fituar tituj akademik me plagjatura” dhe që “po i bëjnë presion, pasi ai ka përjashtuar 5 studentë të Shkollës”, pasi janë kapur me kopje.
I pyetur nëse mund të qëndrojë logjika që një institucion i tërë ndihet i “shantazhuar” nga 5 studentë, Rakipi, duke luajtur rolin e misteriozit, thotë se “ka shumë interesa këtu, ka njerëz që i mbështesin. Plagjiatura në këtë sistem, përvetësimi i titujve akademikë dhe kapardisja me to kur nuk i meriton është një ves dhe sjellje shumë e përhapur në sistem. Këtu e shoh dhe arsyen që integriteti i sistemit duhet marrë seriozisht”.

Më pas, Rakipi e konsideron veten si “subjekt i shantazhit”, duke e prezantuar veten me terma superlativa, të cilat mund të përshkruhen si një lloj “masturbimi publik”.
“Jam model për t’u ndjekur për shkak të modelit të lartë që përmban personaliteti im, ndershmërisë në marrjen e vendimeve, aftësive të larta profesionale që kam, dhembshurisë së madhe për viktimat, humanizmin që më shoqëron gjatë gjithë kohës, patriotizmin e madh që më karakterizon, me dashurinë pa fund për këtë vend dhe për sistemin e drejtësisë. Për rrjedhojë, do të ishte e zgjuar, e mençur, dobiprurëse, përfituese për cilindo që më ndjek…”.
Më tej, Rakipi vijon: “…Sidomos për këto elementë që përmenda, ata që janë të mençur, ata që janë shpresë e këtij vendi, ata që duan t’i shërbejnë vendit dhe njerëzve kanë zgjedhur të më ndjekin mua. Me këtë nuk dua ta vë veten në nivelin e profetit apo të predikuesit, por në nivelin e një personaliteti me integritet, dua të vete paraqitem tani pa doreza si i tillë, në mënyrë që të gjithë të këqijtë, dashakeqësit, të mos lodhen kot për të më ndryshuar, apo për të më shantazhuar, apo për të më larguar nga ky piedestal, në të cilin më ka vënë puna, energjia, sakrifica që kam bërë dhe kolegët që më njohin”.
Përjashtimi i 5 studentëve
Historia e përjashtimit të 5 studentëve të Shkollës së Magjistraturës ka ndodhur muaj më parë dhe është e paqartë se përse u kujtua tani të flasë për këtë episod drejtori Arben Rakipi.
Madje, ai, si drejtor i Shkollës së Magjistraturës, ka refuzuar fuqishëm më herët që të bëjë transparencë për këtë rast.
Në Dhjetor të vitit 2024, “Boldnews.al” kërkoi informacion zyrtarisht nga Shkolla e Magjistraturës për rastin e përjashtimit të disa studentëve.
Shkolla e Magjistraturës refuzoi të jepte sqarime, duke u fshehur pas konfidencialitetit.
“Në përgjige të kërkesës për informacion, … ju vëmë në dijeni se bazuar në nenin 17 të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e informimit”, Shkolla e Magjistraturës nuk mund t’iu pajisë me aktet administrative të sipërcituara, pasi nuk rezulton që nga titullari i të drejtave të jetë dhënë pëlqimi për dhënien e informacionit përkatës”, thuhej në përgjigjen e datës 19 dhjetor 2024.

“Boldnews.al” iu drejtua Komisionerit për të Drejtën e Informimit, me një ankesë për “refuzim dhënieje informacioni”.
Por, edhe Komisioneri Besnik Dervishi, i cili, si rregull, duhet të mbështesë transparencën, e refuzoi ankimin e “Boldnews.al” me një shkresë të datës 25 janar 2025.

Tashmë, Arben Rakipi, shfrytëzon një dalje publike, për ta përmendur rastin e përjashtimit të 5 studentëve, nën kontekstin e pretendimeve që ndihet “i shantazhuar” dhe “nën presion” për atë episod.
Sadushi pas “shantazhit”?
Në mungesë të transparencës mbi emrat e studentëve të përjashtuar, është disi e vështirë për të kuptuar qartësisht se cili prej tyre ka “mbështetës të fuqishëm”, të cilët kanë ushtruar “presion” e “shantazh” ndaj Arben Rakipit.
Megjithatë, “Boldnews.al” ka mësuar se, mes “pesëshes së famshme” është edhe juristja L.M., e cila më herët ka qenë pjesë e stafit të ngushtë të Sokol Sadushit.
Ky detaj përkon në pjesën më të madhe me kontekstin e deklaratave të dhëna nga Arben Rakipi në intervistën për Televizionin Publik, kur flet për “njerëz që i mbështesin” dhe për “njerëz me plagjatura, me përvetësim titujsh akademikë dhe kapërdisje me to kur nuk i meriton”.
Sërish Sadushi?
Dyshimet që pas “shantazhit” ndaj Arben Rakipit e vënë Sokol Sadushin për herë të dytë në rolin e “ideatorit të presioneve”.
Pak muaj më parë, kreu i Gjykatës së Lartë, përdori të gjithë pushtetin e tij, për të nxitur procesin që i shkurtonte mandatin kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Po ashtu, ai duket se është pas një procesi të nisur tashmë edhe për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të një tjetër gjyqtareje kushtetuese, Sonila Bejtja.
Të gjitha këto lëvizje, kanë krijuar përshtypjen se Sokol Sadushi, aktualisht, duket si njeriu i super-pushtetshëm në sistemin e drejtësisë.
Pikëpyetja është se nga i buron ky super-pushtet dhe, mbi të gjitha, sa do t’i zgjasë./ Syri Tv
Gjykata e Lartë ka vendosur që të shtyjë shqyrtimin e reku...
Arben Rakipi, njeriu i skandaleve të njëpasnjëshme me ...
Për më shumë se një shekull, njerëzit në mbarë botën kanë ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbylljen e segmenti...
Aktivisti Aurel Kujtimi me anë të një statusi në rrjetet s...
Seanca në GJKKO për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Al...
Drejtori Policisë Tiranë, Elton Alushi, është paraqitur so...
Sot u mbajt seanca gjyqësore për drejtorët hajdutë të krye...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 12 mars seancën p...
Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, është paraqitur...
GJKKO ka vendosur pushimin e çështjen për Pjerin Ndreun. P...
7 Marsi njihet si festa e Mësuesit në Shqipëri, dhe festoh...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Një debat i ashpër mes Andi Bushatit dhe Klodiana Lalës ka...
Gazetarja Ola Xama në një intervistë në MCN Tv ka folur pë...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja mbi përg...
Prej të mërkures së 5 marsit, Prokuroria e Posaçme ka vënë...
Moderatorja, Erla Mëhilli e ftuar në emisionin "Dekalog" n...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 29 vite burg për katër shte...
Raportohet se prokuroria dhe policia e Elbasanit kanë shku...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...