“Historitë e mesazheve i di ajo”/ Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në gjyq: Mos u merr me llafe grash
Debate të ashpra kanë ndodhur në sallën e gjyqit mes kreut...
Debate të ashpra kanë ndodhur në sallën e gjyqit mes kreut...

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 8 masa sigurie, mes tyre administratori i “CFO Pharma” dhe zyrtarë të FSDKSH.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për fshehje të ardhurash dhe falsifikim dokumentesh.
Këta persona dyshohet se kanë falsifikuar inventarin dhe fatura e blerjes së barnave.
Prokuroria njofton se këto veprime i kanë lejuar të dyja këto subjekte të kenë aftësi për shitjen e ilaçeve “Foster” dhe “Trimbow” te subjekti “CFO Pharma”.
Njoftimi i prokurorisë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, jep tetë masa sigurie për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 180/3 të Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.4472, të vitit 2025, të kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin e Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, rezultoi se personi nën hetim, shtetasi F.M., administrator i subjektit “CFO Pharma”, me veprimet e tij, ka përdorur dy subjektet “Pharma Plus” dhe “Nedix Albania” dhe administratorët e tyre për qëllime përfitimi, duke paraqitur të dhëna të rreme sikur ka blerë nga këto subjekte medikamente të cilat “Nedix Albania” dhe “Pharma Plus”, i kanë krijuar në gjendjet e tyre të inventarit në sistemin “edepo” duke falsifikuar inventarin respektiv si dhe faturat e blerjes. Këto veprime kanë lejuar të dy këto subjekte të kenë aftësi për shitjen e medikamenteve “Foster” dhe “Trimboë” te subjekti “CFO Pharma.
Hetimet nisën pas kallëzimit të shtetasit I.Sh. administrator i subjektit “Medicamenta” që është importues ekskluziv farmaceutik i licensuar dhe kontraktuar me Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetsor, për rimbursimin e disa barnave. Ai kallëzoi se është në dijeni të faktit se subjekti “CFO Pharma” dhe subjektet “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” në bashkëpunim me nëpunës publikë të Fondit të Sigurimeve Shëndetsore kryejnë veprimtari të kundërligjshme që konsiston në veprime fiktive të shitjes dhe blerjes së produkteve “Foster” dhe “Trimboë” dhe si rrjedhojë e këtyre veprimeve/inventarëve fiktivë përfitojnë nga FSDKSH fonde rimbursime në shuma të konsiderueshme monetare.
Nga të dhënat e publikuara nga Fondi për konsumin e barnave, të dhënat e kallëzuesit të import-it dhe shitjeve por veçanërisht nga të dhënat në drejtorinë e statistikës pranë Fondit, u konstatua një skemë të organizuar me qëllim përfitimi korruptiv të fondeve të rimbursimit në vlera shumë të mëdha. Në qëndër të kësaj skeme të organizuar qëndron distributori farmaceutik “CFO Pharma” në bashkëpunim me zyrtar të FSDKSH.
Shpërndarësit “Pharma Plus” dhe “Medix Albania”, janë shpërndarës të themeluar “de fakto” nga pronari i “CFO Pharma”, të cilët kanë lidhur kontratë me FSDKSH ku kanë deklaruar shifra të fiktive të gjëndjes fillestare të inventarit, me qëllimin shitjet më pas fiktive në “CFO Pharma” e më pas në farmaci.
Subjekti “Pharma Plus” ka deklaruar 2000 kuti “Foster” dhe 1107 kuti “Trimboë” në vlerë 10 milion lekë të reja, pa asnjë blerje. Subjekti “Medix Albania” ka deklaruar 4000 kuti “Foster” dhe 11 500 kuti “Trimboë”, në vlerë 60 milionë lekë, pa asnjë blerje.
Fakti, i miratimit të këtyre inventareve fiktive si dhe lidhja e kontratave të këtyre subjekteve nga zyrtarë të FSDKSH tregon qartë përfshirjen e zyrtarve të Fondit si pjesë e kësaj skeme. Shitjet fiktive të “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” janë bërë drejt “CFO Pharma” e cila ka lëshuar fatura fiktive drejt disa farmacive.
Gjithashtu bazuar në veprimet hetimore të kryera deri më tani në funksion të këtij procedimi penal, ka dyshime që shtetasi S.Z. Drejtor i FSDKSH, ka konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal. Konkretisht personi nën hetim në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit ka nënshkruar Kontratë “Për Qarkullimin e Barnave të Listës së Barnave që rimbursohen Nga Shpërndarësi Farmaceutik”, ndërmjet Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Shpërndarësit Farmaceutik “Pharma Plus”. Po kështu, edhe punonjëset e FSDKSH, shtetaset R. A., Z.M. dhe E. Gj., kanë konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga neni 186/3 i Kodi Penal. Këto shtetase duhet të kontrollonin fizikisht medikamentet që kishte përshkruar në listën e inventarit, administratorja e subjektit “Nedix Albania’ e hetuara L. B. Nga kontrolli i kryer dhe verifikimi i medikamenteve në magazinën e “Nedix Albania”, këto shtetase kanë evidentuar sipas tyre, se në magazinën e subjektit ndodhej sasia prej 4.000 kuti medikament i llojit “Foster”.
Mbi faktet dhe provat që i bashkëngjiten kësaj kërkese, mbështetet ekzistenca e dyshimit të arsyeshëm se këto shtetas dyshohet se janë autorë të veprave “Falsifikimi i dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 180/3 të Kodit Penal dhe kërkohet
1. Të caktohen ndaj shtetases A.Z. , e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; Ekzekutuar
2. Të caktohen ndaj shtetases J. B., e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim, masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; Ekzekutuar
3. Të caktohen ndaj shtetases L. B. e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”’; Ekzekutuar
4. Të caktohet ndaj shtetasit F. M., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”; Shpallur në kërkim
5. Të caktohet ndaj shtetasit S. Z., i dyshuar për kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga nenet 186/3 i Kodit Penal, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”; Ekzekutuar
6. Të caktohen ndaj shtetases Z.M., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”; Ekzekutuar
7. Të caktohen ndaj shtetases E. Gj, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”; Ekzekutuar
8. Të caktohen ndaj shtetases R.A., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga nenet 186/3 i Kodit Penal, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
Stuhitë e forta të erës dhe reshjet e shiut kanë sjellë pr...
Reshjet e shiut në vend kanë shkaktuar problematika edhe n...
Vendi ynë ditën e sotme është përfshirë nga reshje të shum...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Sot Gjykata Kushtetuese mori vendimin për të rrëzuar Edi R...
Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar vendimin e Gjykatës...
Për gazetarin Bledian Koka vendimi pro Veliajt i Gjykatës ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin ...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për vendimin e Gjykatës K...
Një vendgrumbullim gomash makinash në zonën e Fushë-Miloti...
Kreu i Partisë "Mundësia" Agron Shehaj ka reaguar pas ...
Qeveria ka propozuar ish-kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dr...
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kryeministrin Edi Rama, duke pr...
Sot Gjykata Kushtetuese mori vendimin për të rrëzuar Edi R...
Janë zbardhur 23 emrat e kandidatëve për Avokatin e Popull...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigu...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kryeministrin Edi Rama, duk...
SPAK përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se ka ngri...
Në qiellin e Evropës është koha që yjet të shndrijnë sëris...
Pabarazia e lartë e bën botën të ndjeshme ndaj pandemive d...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...