
Gjykata e Lartë është përdorur publikisht, të paktën 3 herë vetëm brenda këtij viti, si koperturë e makinacioneve të Sokol Sadushit.
U përdor si koperturë e falsifikimit, që Sokol Sadushi i bëri votimit dhe procesverbalit të përzgjedhjes së kandidaturave për një post në Gjykatën Kushtetuese, emërtesë e Gjykatës së Lartë. Në atë rast nga regjistrimet audio kuptohej qartë që vendimi ishte marrë nga Sadushi, kurse anëtarët e komisionit teknik ishin thjesht zëdhënës të tij.
Ai vendim u takonte anëtarëve të Gjykatës së Lartë, jo komisionit teknik dhe në audio dëgjoheshin edhe kontestime të skualifikimit të votës për Naureda Llagamin.
Por dokumentet e prodhuara nuk reflektonin votë kundër. Duhet të bëhet e qartë që dokumentacionet, përfshirë procesverbalin e votimit të anëtarëve, janë dokumente që prodhohen më pas. Pa kamera dhe pa audio.
Anëtarët që aty për aty kontestuan vlerësimin si të pavlefshme të fletës, rrugës kanë ndërruar mendje, apo dokumentet nuk përmbajnë fare të dhëna për kontestimin e shpalljes së pavlefshme të asaj vote?
Zonja Llagami e ka ankimuar vendimmarrjen në Gjykatën Kushtetuese, por ky është hetim për SPAK-un e jo çështje administrative nga ato që Sadushi preferon t’i zgjidhë në Gjykatën Kushtetuese.
Mbetet që në këtë rast, Sokol Sadushi foli, zgjodhi, kontestoi dhe vulosi në emër të Gjykatës së Lartë. Askush nuk i doli kundër!
Rasti i dytë është ai kur Sokol Sadushi hartoi, publikoi në media dhe i ushtroi presion publikisht Gjykatës Administrative, që Llagami të humbte gjyqin. Nuk ka dyshime që është Sadushi që i ka shkruar edhe vendimin gjyqtares së Gjykatës Administrative.
Ai vendim shkruan praktikisht që vendimi i Sadushit për skualifikimin e Llagamit, është i paankimueshëm.
Ka vendim të paankimueshëm? Apo nuk ka asnjë përveç atyre që shkruan Sadushi?
Çështja shqyrtohet shumë shpejt në Gjykatën Kushtetuese dhe mbase atje Sadushi do të shkruajë ndryshe dhe e konsideron të ankimueshëm, vetëm në Gjykatën Kushtetuese çdo letër që prodhon vetë, por mbetet fakti që Sadushi edhe në atë rast e përdori Gjykatën e Lartë si pronën e tij. Kurse presioni i ushtruar publikisht është temë për SPAK-un e jo për gjykatën popullore që shkon pas berihajit të “agjenturës” së Sadushit në media.
Rasti i tretë lidhet me prononcime të Sokol Sadushit mbi një projekt të një Kodi të ri Penal. Në çdo tryezë ku diskutohet ai projekt, Sokol Sadushi gënjen publikisht. Bile është sistematik në gënjeshtrat e veta.
Përtej arsyetimit që kush gënjen publikisht nuk e ka problem të falsifikojë kur është në zyrë të vet, Sadushi edhe kur gënjen, gënjen në emër të Gjykatës së Lartë.
Dhe asnjëri nga anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk prononcohen. As anëtari që ka marrë pjesë në konsultimet e projekt-kodit të ri Penal.
Pse ndodh kjo?
Pse Sokol Sa-dush-i përdor rregullisht Gjykatën e Lartë si mall të dyqanit të vet dhe të tjerët heshtin?
Sadushi i ka vënë në rresht apo të gjithë anëtarëve të tjerë u leverdis që të fshihen pas Sadushit?
Për momentin duket sikur po fshihen të gjithë pas Gjykatës së Sadushit që shqyrton vetëm 19% të çështjeve penale dhe 26% të çështjeve administrative, të cilat i përzgjedh kriteri "Sadushi e di se si"./CNA
Shpallja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sefte u shoqë...
Prokuroria e Posaçme ka zgjatur deri në muajin shkurt afat...
Lajmi që mori vëmendjen e medias dhe të publikut ditët e f...
Policia Bashkiake e Shkodrës ka ndërmarrë ditën e sotme nj...
Gjykata e Lartë shqyrton në kolegje të ndara sipas llojit ...
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka rap...
Këtë të enjte, në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për ...
Pastori Akil Pano ka qenë i pranishëm në tubimin paqësor t...
Prokuroria e Vlorës ka lëshuar masë arresti për avokatin D...
Ka nisur tubimi paqësor i Koalicionit Shqiptar përpara Kuv...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar nga rrjedhin inform...
Kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur mbrëmjen e sotme ...
Kreu i SPAK, Altin Dumani i është kundërpërgjigjur akuzave...
Kryetari i SPAK, Altin Dumani i ka cilësuar raportimet në ...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka shprehur hapur kritikat për P...
Kryetari i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani është shpr...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për akuzat e kreut të P...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për kërcënimet që marri...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka reaguar në lidhje me vendimin...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...