Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

Kur kanë kaluar rreth 4 muaj nga 25 korriku kur u prezantua drafti i Kodit të ri Penal diskutimet dhe tryezat vijojnë në fazën e konsultimit publik. Ministria e Drejtësisë është duke zhvilluar takime me përfaqësues të grupeve të interesit dhe të organeve të zbatimit të ligjit.
Deri tani ka pasur reagime pro dhe kundër draftit të Kodit të ri Penal dhe më i zëshmi kundër këtij drafti është kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i preferuari i familjes Veliaj dhe i gazetarit të kësaj familjeje, Mero Bazes. Nga njëri podium në tjetrin e nga skutat e intrigave të tij, Sadushi jep arsye të ndryshme se pse është kundër Kodit të ri Penal.
Një ditë deklaron se nuk e kanë ftuar në grupin e hartuesve, një natë e konsideron Kod, ndërsa mëngjesin tjetër draftkod e tani projekt të ri, por ajo që është e sigurt është se Sadushi gënjen publikisht.
Ku konsistojnë gënjeshtrat e Sadushit? Më 25 korrik, Sadushi tha se as ai dhe as komuniteti i profesionistëve nuk janë njohur ende me versionin përfundimtar të draftit.
Ndërkohë CNA lexoi urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë, që mban datën 6 shkurt 2023, grupi i punës përbëhet nga:
- Kryetari i grupit, Arben Rakipi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës;
- Pedagogu i të Drejtës Penale, Skënder Kaçupi;
- Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Sokol Binaj;
- Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Tereza Merkaj;
- Gjyqtari i Shkallës së Parë të Posaçme, Erjon Bani;
- Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha dhe prokurorët:
- Kujtim Luli,
- Arqile Koça,
- Ylli Pjetërnika,
- Andi Pogaçe.
Pra, Gjykata e Lartë ka pasur Sokol Binajn përfaqësues në grupin e punës, të ngritur nga ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Sot po mbahet takimi i ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, me drejtuesit e organeve të drejtësisë. Edhe në këtë dalje Sadushi gënjeu sërish dhe e përjashtoi institucionin që drejton nga grupi i punës dhe deklaroi se i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë dhe grupit të punës një dokument prej 50 faqesh. Kujt grupi pune? A nuk duhet që këto vërejtje përfaqësuesi i tij Binaj t’i bënte që në fazën e hartimit e jo tani në konsultim?
Nga 50 faqet me vërejtje që deklaron se ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë Sadushi paraqet në tryezë disa pika që nuk janë aq thelbësore.
“Disa nene që trajtojnë çështje të natyrës procedurale, si ato për masat mjekësore dhe edukuese ndaj të miturve (nenet 116–120), për lirimin me kusht (nenet 175–176) apo pezullimin e veprimtarisë së personave juridikë (neni 125), duhen rregulluar në Kodin e Procedurës Penale, jo në Kodin Penal. Gjithashtu, neni 546 që parashikon veprën e vetëgjyqësisë përsërit rregullime që tashmë trajtohen nga Kodi Civil, ndërsa neni 539, për mosparaqitjen në seancë gjyqësore, trajton çështje që janë objekt i legjislacionit disiplinor për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët. Po ashtu, përfshirja e disa shkeljeve të Kodit Rrugor si vepra penale krijon dublim normativ dhe e ngarkon pa nevojë sistemin penal”, deklaron ai.
Nga deklarata në deklaratë, Sadushi po zbeh edhe arsyet e tij pse është kundër këtij drafti dhe luan me terma e sugjeron sinonime që nuk ndryshojnë në fakt thelbin.
"Në disa dispozita thelbësore, si neni 18 që përkufizon 'veprën penale', ndërthuren në mënyrë të pasaktë elementë materialë me nocione procedurale, duke cenuar qartësinë dhe koherencën e normës; neni 20 e përcakton lidhjen shkakësore përmes shprehjes 'probabilitet i lartë', ndërsa në dispozitat që trajtojnë përgatitjen, tentativën, bashkëpunimin dhe format e fajësisë etj., gjuha e përdorur krijon paqartësi dhe hapësirë për interpretime subjektive", tha Sadushi.
Sadushi bën leksione jurisprudence kur ftohet në tryezë për ekspertizë.
Në vend që institucionet të bëhen serioze dhe të hartojnë një draftkod serioz në përputhje me kohën dhe me aspiratat e integrimit ende ka krerë institucionesh që gënjejnë dhe bëhen pengesë për interesa personale.
Sadushi nuk ka hall tjetër veçse përmes shërbimeve të tij ndaj Erion Veliajt, të marrë vendin e synuar në Gjykatën Kushtetuese.
Sokol Sadushi po vazhdon t'i shërbejë skemës për spostimin e tij drejt Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit në Gjykatën e Lartë.
E nisi duke përzënë nga Kushtetuesja një ushtare të vetën, të cilën e rehatoi pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, vijoi duke uzurpuar mandatin e Holta Zaçajt, e cila sipas llogaritjeve të Kuvendit duhet të qëndronte në detyrë deri në vitin 2028.
Me presion ndaj Gjykatës Kushtetuese arriti që me vendim të tyre të shkurtonte mandatin e Holta Zaçajt.
E sërish për t’i hapur rrugën Veliajt që të rikthehej në detyrë nxiti përfundimin e mandatit të Sonila Bejtjas, pasi kuota e saj i takonte Bajram Begajt.
Sadushi mesa duket po heq nga rruga pengesat për të arritur aty ku dëshiron apo aty ku e kanë projektuar duke hapur një lojë frontale për llogari të Erion Veliajt dhe oborrtarëve të tij mediatikë siç është Mero Baze, të cilët i qajnë hallin kur nuk ftohet në betimin e magjistratëve të rinj./CNA
Gjykata Kushtetuese është mbledhur për të shqyrtuar kërkes...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) k...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzat...
Ish-sekretari i Përgjitshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi...
Në Nostra Aetate, i ftuar nga Shqipëria Kryegjyshi botëror...
Komisioni Evropian vlerësoi përparimet e bëra nga Shqipëri...
Më 4 nëntor të vitit 1929 lindi në Pire Anastas Janullatos...
Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli ka...
Kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj ka dhënë dorëhe...
Ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako pritet që të lirë qelinë ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin L...
Kryeprokurori i Kosovës Besim Kelmendi ka pritur sot në nj...
GJKKO ka shpallur vendimin për Alqi Bllakon për incenerato...
Mes ngrefosjes profesionale dhe shprehjes "vendimet që mar...
Sokol Sadushi ka ndërtuar një skemë sipas së cilës borxhi ...
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste m...
Ka një shpurë të ethshme analistësh që janë vërsulur në me...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka miratuar rregullor...
Një progres-raport i Shqipërisë për vitin 2025, publikuar ...
Sokol Sadushi po vazhdon t'i shërbejë skemës për spostimin...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...