"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Mes ngrefosjes profesionale dhe shprehjes "vendimet që marr unë nuk guxon t’i ndryshojë njeri", ka një hetim që duhet bërë nga prokuroria dhe që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarët shqiptarë që halli i përplas në Gjykatën e Lartë ku komandon Sadushi.
SPAK-u ka kompetencën dhe duhet të hetojë kriterin se si përzgjedh Sadushi, kur hedh në kosh ankimimet e shtetasve shqiptarë. Të hetojë për shembull se si paraqiten shifrat në evoluim të vendimeve të mospranimit nga viti në vit.
Për t'i ardhur në ndihmë, po i japim ca shifra të raportuara në raportet zyrtare Vjetore të Gjykatës së Lartë.
Gjatë vitit 2022 vendimet e mospranimit përbënin 74% të vendimmarrjes së përgjithshme të Gjykatës së Lartë, por nuk referohet ndarja sipas natyrës së çështjeve.
Gjatë vitit 2023 vendimet e mospranimit përbënin:
- 65% të vendimmarrjes së përgjithshme të Gjykatës.
Të ndara sipas natyrës së çështjeve ato zinin:
- 78% në çështjet administrative,
- 63% në çështjet civile dhe
- 51% në çështjet penale.
Për vitin 2024 vendimet e mospranimit përbënin 73% të vendimmarrjes së përgjithshme të Gjykatës.
Të ndara sipas natyrës së çështjeve ato zënë:
- 70% në çështjet administrative,
- 68% në çështjet civile dhe
- 81% në çështjet penale.
Këto shifra mund të analizohen edhe duke u krahasuar me njëra-tjetrën. Kështu shifra që i bashkon është një mesatare prej 70% e totalit që refuzohen të shqyrtohen.
Edhe brenda natyrës së çështjeve që pranohen mund të nxirren mesataret 3-vjeçare.
Por ajo që i bashkon së tepërmi është se raportet e Sokol Sadushit nuk sqarojnë se çfarë u ka ndodhur këtyre 70% të dosjeve që hidhen në kosh.
Në tri vite, Sokol Sadushi ka dirigjuar pranimin për shqyrtim te vetëm:
- 26% të dosjeve për vitin 2022.
- 35% të dosjeve për vitin 2023 dhe
- 27% të dosjeve për vitin 2024.
Vetëm një mesatare prej rreth 30% e dosjeve u shpëtojnë gërshërëve të skualifikimit nga Sadushi.
Me cilin kriter kualifikohen ato si të pranueshme për shqyrtim?
SPAK-u duhet të hetojë praktikën e gërshërëve të Sokol Sadushit.
Nga ato dosje mund të dalë edhe një short-listë e avokatëve që përfaqësojnë hallexhinjtë në ato dosje.
E mbase nga ajo listë mund të kuptojmë zellin më të cilin një turrë avokatucësh sulmojnë ose mbrojnë linjat e interesave të Sokol Sadushit./ CNA
Sokol Sadushi ka ndërtuar një skemë sipas së cilës borxhi ...
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste m...
Ka një shpurë të ethshme analistësh që janë vërsulur në me...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka miratuar rregullor...
Një progres-raport i Shqipërisë për vitin 2025, publikuar ...
Sokol Sadushi po vazhdon t'i shërbejë skemës për spostimin...
Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka ...
Dje, Gjykata Kushtetuese dha një vendim për ligjshmërinë e...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar në Gjy...
Media prestigjioze amerikane “New York Times” ka publikuar...
Kompania "TETE Albania" ka larguar nga puna 40 minatorë të...
Nisi me një vendim 2-1 për mosfutjen për shqyrtim të ankim...
Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 5 vite burg të ish-...
Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 8 masa sigurie, mes tyre a...
Stuhitë e forta të erës dhe reshjet e shiut kanë sjellë pr...
Reshjet e shiut në vend kanë shkaktuar problematika edhe n...
Vendi ynë ditën e sotme është përfshirë nga reshje të shum...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Sot Gjykata Kushtetuese mori vendimin për të rrëzuar Edi R...
Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar vendimin e Gjykatës...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...