Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste më 11 shtator, urdhëroi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut. Më pas u mblodh Këshilli Bashkiak i Tiranës, propozoi shkarkimin e Erion Veliajt, propozim i cili më pas u miratua nga Këshilli i Ministrave.
Më pas, Presidenti i Republikës, i zgjedhur nga vetë Rama, dekreton datën e zgjedhjeve vendore, ndërsa nuk ishte dëgjuar Erion Veliaj. Hyn Gjykata Kushtetuese në themel, rrëzon shkarkimin e Erion Veliajt dhe e rikthen atë në detyrë.
E kujt është kjo lojë? E Edi Ramës dhe askujt tjetër. Pse është e Edi Ramës? Lehtësisht e Edi Ramës, sepse është ky Edi Rama që e sulmoi SPAK-un në mënyrë kaq të ashpër për arrestimin e Erion Veliajt.
Kujtojmë këtu si qante Klotilda Bushka, ndërkohë që e kapën duke prishur prova, apo si merrte rektorin e UBT-së dhe na mbante leksione për demokracinë. Ndërkohë që SPAK-u kishte bërë detyrën.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është gjë tjetër veçse lojë e Edi Ramës. Biles vendimi që ka dhënë Gjykata Kushtetuese tregon se sa e kapur është kjo gjykatë nga kryeministri.
Megjithëse gazetari i familjes së Veliajt, Mero Baze, na thotë se kemi një Gjykatë të Lartë të kapur nga PS-ja, Edi Rama mban distancë. Në fakt kemi Gjykatë Kushtetuese të kapur nga Edi Rama dhe pa mbajtur distancë fare. Për më tepër, nga informacionet që ka CNA, janë përfshirë shumë deputetë të Partisë Socialiste. Pa folur këtu për marrëdhënien Mero Baze, Sokol Sadushi, Fatmir Xhafaj e më tej.
Gjykata Kushtetuese është një instrument i kapur që bëri shërbimin më të mirë për Erion Veliajn, i cili ndenji disa kohë në burg dhe tani po kjo gjykatë do të përdoret për ta nxjerrë nga burgu. Ndërsa fakt është se nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë në lidhje me akuzat ndaj Erion Veliajt për korrupsion dhe kryerjen e veprave më të rënda penale, që ky i fundit të lirohet. Megjithëse Edi Rama e bëri lojën e tij deri në fund, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një lojë e Edi Ramës dhe vetëm e tij.
Për ata që duan ta kuptojnë se cili është ndikimi i qeverisë, si ka mundësi që përfaqësuesit e saj në Gjykatë Kushtetuese nuk kërkuan përjashtimin e Marsida Xhaferllarit, kur bashkëjetuesi i saj, Enkelejd Alibeaj, doli në media dhe tha se Gjykata Kushtetuese duhet të rrëzojë shkarkimin e Erion Veliajt. CNA në redaksionalen e saj tërhoqi vëmendjen për këtë skandal.
Ky është një fakt kuptimplotë. Në qoftë se do të ishte kërkuar përjashtimi i zonjës Xhaferllari, që në bazë të ligjit duhet të përjashtohej, pasi bashkëjetuesi, bashkëshorti i saj, foli publikisht dhe e njoftoi në njëfarë mënyre vendimin, Kushtetuesja do të gjendej në pamundësi për të marrë vendim.
Në rast se do të ishte kërkuar largimi i gjyqtares Xhaferllari, Gjykata Kushtetuese mbetej pa kuorum dhe pa një vendim për çështjen "Veliaj". Por edhe qeveria nuk e kërkoi përjashtimin e Xhaferllarit, e cila u kap mat në konflikt interesi. Dhe përtej asaj që Edi Rama thotë: “Unë nuk e kam kapur drejtësinë dhe Gjykatën Kushtetuese”, në fakt ai i “tredh” dhe i "mjel" kur do dhe si do ai./CNA
Ka një shpurë të ethshme analistësh që janë vërsulur në me...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka miratuar rregullor...
Një progres-raport i Shqipërisë për vitin 2025, publikuar ...
Sokol Sadushi po vazhdon t'i shërbejë skemës për spostimin...
Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka ...
Dje, Gjykata Kushtetuese dha një vendim për ligjshmërinë e...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar në Gjy...
Media prestigjioze amerikane “New York Times” ka publikuar...
Kompania "TETE Albania" ka larguar nga puna 40 minatorë të...
Nisi me një vendim 2-1 për mosfutjen për shqyrtim të ankim...
Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 5 vite burg të ish-...
Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 8 masa sigurie, mes tyre a...
Stuhitë e forta të erës dhe reshjet e shiut kanë sjellë pr...
Reshjet e shiut në vend kanë shkaktuar problematika edhe n...
Vendi ynë ditën e sotme është përfshirë nga reshje të shum...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Sot Gjykata Kushtetuese mori vendimin për të rrëzuar Edi R...
Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar vendimin e Gjykatës...
Për gazetarin Bledian Koka vendimi pro Veliajt i Gjykatës ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...