web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sokol Sadushi është Mero Baze në drejtësi

19 Tetor 2025, 10:41, Aktualitet CNA

Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është kapur në flagrancë nga një denoncim i bërë në Top Channel në lidhje me protokollin e një mbledhjeje për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Nga televizioni Top Channel, drejtori i tij Robert Rakipllari, pretendohet se është falsifikuar procesverbali, pasi nuk ka të dhënat e plota që përmban audio. Gjithashtu Arian Curri ka deklaruar se ka raste që falsifikohen procesverbale dhe sjellja e anëtarëve të Gjykatës së Lartë është skandaloze.

Në fakt, Sokol Sadushi më shumë sesa kryetar i Gjykatës së Lartë, është përfaqësuesi i Mero Bazes, gazetarit të oborrit të Erion Veliajt në Gjykatën e Lartë. Mero Baze është i qartë në atë që kërkon nga drejtësia, në sulm ndaj atyre që nuk zbatojnë urdhrat politikë dhe kërkon një drejtësi të kontrolluar, të kapur si në rastin e Sokol Sadushit, që të falsifikohen procesverbale, të mos zbardhen tamam siç janë realisht audiot apo të ketë dhe vendime dhe qëndrime sipas dëshirave që vijnë nga oborri i ish-kryebashkiakut të Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit.

Mero Baze për më tepër, kur ka shkruar për Gjykatën e Lartë ka theksuar se ajo është një oborr i Partisë Socialiste. Përfaqësuesit e saj janë aty, e kanë kapur atë gjykatë. Por në rastin e çështjes Veliaj, ku Erioni ngeli në burg, pati diçka që Mero Bazes nuk i erdhi mirë. Pra, kryeministri nuk i kishte urdhëruar dhe kishte mbajtur distancë higjienike Edi Rama ndaj anëtarëve të Gjykatës së Lartë, të cilët kishin çështjen Veliaj. Por Mero Baze nuk na foli për mikun e tij të ngushtë, Sokol Sadushin, i cili me sa duket tani ka rënë në rrjetën e gazetarëve dhe është kapur në flagrancë.

Por Mero nuk flet në këtë rast, hesht, sepse ai kërkon një drejtësi që të ketë Sokol Sadushin, që të bëjë si të dojë me procesverbalet. Kërkon një drejtësi ku anëtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët ai pretendon se janë të majtë apo përfaqësues të Partisë Socialiste, duhet të nxjerrin jashtë nga burgu çdo hajdut dhe të korruptuar të dyshuar apo të arrestuar. Duhet të jenë një gjykatë politike e qartë, sepse populli i ka dhënë votën në shumicë Erion Veliajt edhe pse ky është kapur në flagrancë me 13 akuza. Populli i ka dhënë votën Partisë Socialiste dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë duhet të bëjnë siç thotë partia. Të kemi gjyqe popullore, siç thotë populli, siç mendon populli me shumicën e tij që voton masivisht.

Në fakt drejtësia është diçka tjetër. Nuk është ajo që ka në koncept Mero Baze, për të vënë Sokol Sadushin e tij në krye të Gjykatës së Lartë dhe pastaj për ta përdorur atë për interesat e tij personale apo për interesat e Partisë Socialiste. Ka dhe e majta plot prokurorë dhe gjyqtarë me dinjitet, të cilët nuk u nënshtrohen urdhrave politikë, por dinë të japin drejtësi, dinë të vlerësojnë faktet dhe provat. Dhe aty ku është e bardha e bardhë, i thonë e bardhë dhe kur është e zezë i thonë e zezë. Por Mero nuk e do kështu.

Mero e do që të ketë Sokol Sadushët e tij, sa në SPAK, sa në Gjykatë të Lartë, sa në Gjykatë Kushtetuese, sa në gjykatat e tjera, që të bëjnë nga ato “qokat e tij”, të shkojë të ndërhyjë, të shtojë pasuritë si konsulent i famshëm mediatik, të bëjë strategjitë për të intimiduar, sharë, kërcënuar dhe mashtruar publikisht për njerëzit e drejtësisë. Sepse nuk ka të njëjtin standard Mero Baze, siç ka me Sokol Sadushin, ta kishte me anëtarët e Gjykatës së Lartë që ishin tek hartimi i Kodit Penal. Nuk ka të njëjtin standard, siç ka me Sokol Sadushin, ta kishte me prokurorët e çështjes "Veliaj". Po tjetër standard për një çështje, tjetër standard për një çështje.

E dashuron Arben Krajën sepse çoi në pallat apo burgosi Sali Berishën. Por sulmon Ols Dadon se arrestoi Erion Veliajn. Në fakt s'e ka arrestuar fare Ols Dado. Janë dy prokurorë, Dado dhe Dumani. Është i arrestuar me vendim gjykate, por gjithë kohës Mero merret me Olsin, për të cilin ne e kemi kapur dhe në flagrancë duke mashtruar.

Tani e ka braktisur dhe këtë prokuror, merret me ministrin e Drejtësisë, duke manipuluar ato që ka thënë mediatikisht Altin Dumani. Në vend që të thoshte se përgjegjësinë që s'ka kompjutera në burgje e ka një VKM, e ka zbatimi i ligjit që duhet ta bëjë kryeministri, duhet ta bëjë qeveria, hallin e ka me Ulsiun.

Pra Mero nuk ka problem drejtësinë, ai do Sokol Sadushët e tij. Nuk ka problem gjykatat që të jenë të vërteta. Nuk ka problem prokurorët që të jenë profesionistë. Jo.

Ai do që t'i ketë ushtarë, ushtarë të tij dhe të partisë ku tani aderon si i jashtëm, pasi ka qenë një zagar në oborrin e Berishës dhe është kthyer një lango në oborrin e Edi Ramës./CNA





Lajmet e fundit nga