Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ishte në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku raportoi për veprimtarinë e institucionit që ai drejton përmes Raportit për vitin 2024. Dumani u pyet nga deputeti socialist Damian Gjiknuri lidhur me ndalimin e pajisjeve elektronike për të paraburgosurit.
Dumani, në përgjigje të interesimit të deputetit socialist, u shpreh se rregulli për ndalimin e pajisjeve elektronike nuk është përgjegjësia e SPAK-ut, por është nën varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjitshme të Burgjeve.
“Lidhur me mundësinë e mjeteve teknike dhe elektronike në paraburgim, nuk është pjesë e përgjegjësisë sonë, por e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Kryesorja është që duhet të ndryshohet ligji për trajtimin e të paraburgosurve, ligji për ekzekutimin e vendimeve penale. Mendimi im modest është se duhet të ndryshohet një orë e më parë, t’iu jepet kjo mundësi. Falë teknologjisë, edhe në internet mund t’ia kufizosh se çfarë mund të shohë dhe çfarë mund të përdorë, jo më një kompjuter aty pa internet që mund t’ia kontrollosh, por për këtë duhet një ndryshim ligjor, edhe pse nuk është përgjegjësia e jona”,-deklaroi Dumani.
Kreu i SPAK nënvizoi se ky ligj duhet të ndryshojë sipas mendimit të tij, duke ju referuar këtu VKM-së 209, datë 4.6.2022, neni 26, pika ‘c’ e Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, ku ndër të tjera nënvizohet se: “Në mjediset e brendshme të institucionit nuk lejohet të mbahen dhe të qarkullohen nga të burgosurit: c) pajisje transmetimi dhe komunikimi, përfshirë aparatet celulare, pjesë të tyre dhe çdo lloj aksesori”, duke nënkuptuar këtu edhe pajisje të tjera elektronike, si laptop apo kompjuter.

Mero Baze, i cili njihet për sulmet e tij konstante ndaj SPAK-ut, ka tentuar të shtrembërojë këtë deklaratë të Dumanit, kjo në vazhdën e sulmeve ndaj institucionit të drejtësisë, sidomos pasi Erion Veliaj u arrestua për t’u vendosur në paraburgimin e Durrësit.
“Dumani nxori zbuluar “Regjimin e Ulsiut” në burgje, pasi kufizimet e shkaktuara nga ajo që njihet si “Regjimi i Ulsiut në burgje” kanë përfshirë moslejimin e përdorimit të kompjuterit apo laptopit në qeli, sekuestrimin e mjeteve të punës që lejojnë leximin digjital të materialeve, si dhe linçim poshtërues në rastet e sëmundjeve apo ndërhyrjeve kirurgjikale. Të jesh i burgosur dhe të mos kesh mundësi të lexosh akuzën tënde në burg, sepse nuk të lejon Ulsiu të kesh kompjuter, do të thotë se je vënë përpara detyrimit: ose duhet të paguash tek administrata e burgut, ose duhet të bësh pazar politik me ministrin, që të krijosh kushtet minimale për të lexuar akuzën”,-thotë ndër të tjera Mero në shkrimin e tij më të fundit.
Në fakt, deklarata e Dumanit në Komision është krejt ndryshe. Dumani nuk foli në asnjë moment për moskrijimin e mundësisë së të pasurit një kompjuter apo pamundësisë për të lexuar akuzën në burg. Dumani tha se ndalimi i sendeve elektronike nuk është përgjegjësi e SPAK-ut, por se duhet ndryshuar rregullorja në burgje, duke iu referuar këtu VKM-së së vitit 2022./CNA
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet të hënën për...
Tirana u ‘pushtua’ këtë të premte nga flamujt e Shqipërisë...
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshë...
Këtë të premte u nda nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhall...
Ka përfunduar protesta në qendër të Tiranës e thirrur për ...
Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysn...
Në media po qarkullojnë materiale të shkruara nga Sokol Sa...
Po vijon në Sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë protesta e thir...
Ka nisur prej pak minutash në Tiranë protesta e thirrur pë...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Akademia e Forcave të Armatosura ka reaguar këtë të premte...
Një vit pasi Italia hapi qendrat për emigrantët në Shqipër...
Ish-ambasadori Agim Nesho ka folur ditën e sotme lidhur me...
Mbërrijnë në Tiranë mbështetësit e parë nga Kosova të prot...
Ky është Irfan Domnori nga Shkodra. Mesditën e kësaj të pr...
Dhimitraq Ziu do të jetë drejtuesi i ri i Departamentit pë...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot seancën e ...
Gjykata e Lartë ka reaguar në lidhje me komentet dhe inter...
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim lidhur me kufizim...
Një person është arrestuar në Tiranë pasi është zbuluar se...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...