
Mero Baze vazhdon mashtrimet e tij publike, gënjeshtrat, duke krijuar kauza mbi të pavërteta. Gjen një pikë, e ndryshon, mashtron, e tjetërson dhe pastaj kërkon ta ngrejë si opinion për të detyruar mazhorancën, opozitën të kenë tjetër qasje dhe tani betejën e ka të madhe me SPAK-un, me institucionin që i kishte dhënë Saliut atë që meritonte dhe Ilir Metës bashkë. Por që Meros i prishi punë kur arrestoi Erion Veliajn, të cilin e hetoi gjatë. Sot ish-kryebashkiaku i Tiranës është shkarkuar nga vetë socialistët, ka 13 akuza, ka kaluar në të gjitha nivelet e gjykatave, është me të paktën pesë vendime nën masën e arrestit, por Mero Baze është shumë i mërzitur.
Në pleqërinë e tij të parakohshme nuk e shpëton dot kush dhe nuk e ndal dot, por gjynah që e ka me kaq shumë vuajtje, duhet ta mëshirojmë të shkretin, por ai vazhdon të shkruajë dhe sa më shumë të shkruajë, aq më mirë bën se edhe njerëzit e kuptojnë se deri ku mund të shkojë budallallëku i një individi.
Ne po sjellim sot një tjetër material që lidhet me një shkrim të publikuar së fundmi nga Mero Baze. Pas daljes publike të Altin Dumanit, ai e mori dhe e tjetërsoi fjalën e kreut të SPAK, që kishte të bënte në lidhje me një pyetje nga deputeti Damian Gjiknuri, sa duhej teknologjia në burgje, pra kompjuterat, interneti e të tjera. Mero Baze tha se fajin për këtë e kishte Ulsiu. Dhe kjo sipas qëndrimit që kishte mbajtur Altin Dumani.
Në fakt ne e nxorrëm videon e Altin Dumanit që mund ta lexoni këtu dhe e raportuam dje, por e vërteta është krejt ndryshe. Altin Dumani tha se duhet teknologjia sa më parë, mund të jetë me internet të kontrolluar. Sot ofrojnë shumë lloj shërbimesh, kompjuterat mund të jenë tek të burgosurit. Por kjo nuk është në dorë të SPAK-ut, është në dorë të Ministrisë së Drejtësisë.
Këtu u kap Mero, deri këtu e lexoi, nuk e lexoi të plotë fjalinë e Dumanit. Megjithëse dihet që e ka parë dhe e dëgjuar mjaft mirë, por u kap te kjo fjali për të ngritur kauzat, për të na thënë se fajin e ka Ulsiu. Altin Dumani tha dhe një fjalë tjetër, tha që “kjo ju takon ju të ndryshoni ligjet dhe rregulloret”, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve funksionon mbi një ligj të mirëpërcaktuar.
Ne treguam dje se ka një VKM, e cila mirëpërcakton se si veprohet në burgje. Aty nuk përfshihet teknologjia. Nuk thotë të burgosurit në paraburgim mund të përdorin kompjuter apo internet, e kanë të ndaluar.

Dhe këtu në këtë rast fajin nuk e ka as Ulsiu, as Altin Dumani, as drejtori i përgjithshëm i burgjeve. Këtu duhet një iniciativë ligjore, të ndryshohet ashtu siç tha zoti Dumani të bëhet sa më parë. Partia Socialiste ka 83 mandate, ka dhe aleatë të tjera atje brenda, pra që mund të bëjë një tufë me vota, mund ta ndryshojë ligjin dhe t'i çojë jo vetëm Erion Veliajt kompjuter, por dhe shumë të tjerëve.
Por Mero Baze është kapur te Ulsiu. Duke qenë se nuk ia mban menderja thotë populli, që të shkruajë për Edi Ramën dhe t'i kërkojë publikisht kryeministrit të ndryshojë me vendim të Këshillit të Ministrave rregulloren e burgjeve, i vërsulet Ulsi Manjës.
Thotë fajin e ka Ulsiu që nuk e la, nuk i dha kompjuterin Erion Veliajt që të njihej me akuzën. Në fakt kjo është një gënjeshtër, sepse avokatët i kanë marrë materialet dhe ato mund t'i aksesojnë, pra mund t'i lexojnë, mund t'i shohin në formë elektronike sa herë të duan. Mund të shkojnë të paguajnë lekët dhe t'i marrin dhe në formë të printuar, por janë male me letër që duhet të konsumohen dhe do të ndotet shumë ambienti dhe kostoja do të ishte shumë e madhe, pasi janë rreth 60 mijë faqe.
Prandaj janë dhënë në format elektronik, i kanë marrë avokatët, po i studiojnë, po i lexojnë dhe ata që na thoshin se s'ka akuzë për Erionin prej tre muajsh, sot nuk shkojnë në gjykatë. Një nga këta kryesorët ishte Mero Baze. Ky Mero Baze që na thotë tani se Altin Dumani ka thënë fajin e ka Ulsiu, në fakt Altin Dumani ka thënë se fajin e ka ligji dhe janë deputetët që duhet ta ndryshojnë apo rregulloret dhe VKM-të përkatëse në zbatim të ligjit, të cilat duhet t'u shtojnë këtë të drejtë të paraburgosurve.
Mero Baze sërish mashtroi, deformoi fjalët e Dumanit. Iu drejtua Ulsiut pasi nuk ka as kurajën më të vogël qytetare tashmë të thotë një fjali të vetme kundër Edi Ramës. Edhe pse iku trashëgimtari që ai kishte projektuar për Partinë Socialiste si Erion Veliaj, tani Mero nuk po merret me gjë tjetër, por thjesht dhe vetëm kap një fjali, e keqpërdor, fillon të mashtrojë opinionin duke na treguar se halli i madh na qenkërka Ulsiu.
Dikur ishte Ols Dado dhe SPAK-u, se Altin Dumanit, më keq se Edi Ramës, ka shumë frikë t'ia përmendë emrin, por t'ia tjetërsojë fjalët dhe të gënjejë publikisht, këtë mund ta bëjë pasi nuk i ka ngelur më fytyrë. Imagjinoni, mjafton ta shikoni dhe vlerësojeni. Po ia kalon dhe Fahri Balliut./CNA
Mero Baze, gazetari që qelb erë, siç thotë Indro Montanell...
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ishte e pritshme ...
Në lajthitjen e tij të radhës, këto që na tregojnë se Mero...
Mero Baze, njeriu që ka sulmuar më së shumti prokurorë dhe...
Këshilltari mediatik dhe njeriu kryesor në krah të Veliajt...
Thellohet edhe më tej beteja e Mero Bazes, dikur ushtar i ...
Nuk mund ta thërrasim më në emër Mero Bazen. Thjesht do t’...
“Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë , sepse...
Në një nga shkrimet e tij të radhës, nga ato të gjatat...
CNA përmes një sërë materialesh dhe investigimesh ka z...
Drafti i Kodit të ri Penal, i cili u prezantua më 25 k...
Mero Baze është një gazetar i pretenduar, i cili prej 20 v...
Mero Baze ka ndërtuar imazhin e tij si gazetar kritik,...
Një thënie e famshme e Indro Montanellit thotë: “Një gazet...
Tamam si doktor Zeqo Pilafi, që po të të zinte me dorë...
Nuk mund të qëndronte në heshtje doktor Zeqo Pilafi ynë. K...
Mero Baze ka nisur të shfaqë intrigat e tij, thika pas shp...
Në fakt doktor Zeqo Pilafi kishte qenë thjesht një roje, m...
Kryebashkiaku i Tiranës reagoi në rrjetet e tij sociale në...
Zeqo Pilafi kishte dhe djalin e tij, ashtu siç i ka dy dhe...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...