Thellohet edhe më tej beteja e Mero Bazes, dikur ushtar i bindur i Sali Berishës, i dëbuar prej këtij të fundit për shkak të pazareve dhe benefiteve apo milionave që kërkonte dhe më pas i strehuar në gjirin e Edi Ramës.(LEXO KETU)
Mesa duket edhe me kryeministrin Rama historia e dashurisë së Meros ka përfunduar, lufta është e hapur dhe gjithçka ka filluar pas arrestimit të Erion Veliajt nga SPAK-u. (LEXO KETU)
Mero Baze vazhdon të mashtrojë publikisht për disa javë dhe ende nuk ka nxjerrë dokumentin që ka akuzuar prokurorin Ols Dado, gjithashtu mashtrimi i tij i përsëritur është se Erion Veliaj është mbajtur në burg pa akuzë. (LEXO KETU)
Në fakt jo vetëm akuzë, por tashmë është çuar çështja për gjykim, por ka edhe një fraksion të një dosjeje tjetër hetimore dhe ka të paktën 13 akuza, nuk është marrë pa akuzë.
Por ta lëmë mënjanë këtë dhe t’i kthehemi betejës që ka filluar me kryeministrin Edi Rama. Në një nga këto lajthitjet e tij të përmbrëmshme, Mero Baze shkruan se tani kemi një republikë prokurorësh me politikanë të korruptuar, që u kanë dorëzuar republikën nga frika e së ardhmes së tyre prokurorëve dhe për këtë është bërë edhe zhvlerësimi i votës së qytetarëve.

Kryeministri ka dalë dhe ka thënë disa herë se është ai njeriu që ka kërkuar, ideuar dhe mbështetur reformën në drejtësi, përkundrazi e mbështet në çdo dalje të tij dhe thotë se do të mbajnë distancë nga drejtësia dhe nuk do të marrë askënd në mbrojtje, drejtësia të bëjë punën e saj me gjithë kritikat që ka kryeministri. Pra kryeministri thotë reformën në drejtësi e bëra unë, shumicën e votave e kisha unë, ideja ishte e imja, mbështetjen e kam unë.
Kush është politikani i korruptuar që u ka dorëzuar Republikën Kushtetuese prokurorëve për të ardhmen e tij? Mos është ky Edi Rama?
S’ka diskutim, për Meron është Rama, por nuk ka b*thë ta thotë, kështu më tej ai thotë se shteti është i turpëruar për shkak të kësaj gjëje dhe na thekson se për 45 ditë me vrap i morën postin kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Në fakt, Tirana ka 7 muaj pa kryetar bashkie dhe në krye të saj kishte një kryetar të korruptuar, i cili ka 9 akuza për korrupsion ende, megjithëse prezumohet i pafajshëm, por me gjithçka kemi parë dhe është vërtetuar nga prokurorët, Erion Veliaj është jo thjesht dhe vetëm i shumakuzuar, por ështe edhe kryetari i bashkisë që ka përgjegjësi për inceneratorin e munguar të Tiranë, që ka përgjegjësi për qytetin që është më i papastër, ka përgjegjësi për drejtorët e tij hajdutë të dosjes "5D", sepse ishte ai që i kishte emëruar, ata nuk mbinë.
Për më tepër ka përgjegjësi për median e korruptuar dhe të kapur si rasti i Mero Bazes, që është paguar me qindra mijëra euro nga vëllai i tij apo që ka ngritur një strukturë mediatike me shpifës, mashtrues dhe sharlatanë, të cilët nga barkçjerrë dhe brekëgrisur dje janë kthyer në miliarderë sot.
Tashmë Mero duket se strehën e fundit të maskarallëkut të tij e ka pasur në sqetullën e zdromsit, të kryebashkiakut të burgosur dhe ka filluar të dalë hapur dhe përballë kryeministrit Rama, të cilin e ka akuzuar se është ai që e ka arrestuar kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe tani Mero na thotë se ia rrëmbyen edhe postin e kryetarit.
Në fakt ishte po Edi Rama që e shkarkoi, është po Edi Rama që Mero Baze i thotë i korruptuar që ka bërë reformën në drejtësi dhe është po Edi Rama që e ka dorëzuar sipas Meros Republikën Kushtetuese në dorë të prokurorëve, të cilët në fakt nuk duhet ta akuzonin Erion Veliajn, por meqë është i zgjedhur me vota nga populli dhe është i korruptuar dhe i shumakuzuar nga SPAK-u, me 13 akuza dhe këto nuk duhet të ekzistonin dhe duhet të ndiqej i lirë, të vazhdonte të qëndronte në zyrë, të bënte qejfin e tij se meqë ka marrë shumë vota dhe është në krye të bashkisë duhet të vijojë detyrën edhe pse ka akuza, edhe pse prish provat, vetëm e vetëm që t’i mbushë xhepat Mero Bazes, këllirës mediatike, mashtruesit publik më të neveritshëm që ka parë historia e medias shqiptare./CNA
Nuk mund ta thërrasim më në emër Mero Bazen. Thjesht do t’...
“Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë , sepse...
Në një nga shkrimet e tij të radhës, nga ato të gjatat...
CNA përmes një sërë materialesh dhe investigimesh ka z...
Drafti i Kodit të ri Penal, i cili u prezantua më 25 k...
Mero Baze është një gazetar i pretenduar, i cili prej 20 v...
Mero Baze ka ndërtuar imazhin e tij si gazetar kritik,...
Një thënie e famshme e Indro Montanellit thotë: “Një gazet...
Tamam si doktor Zeqo Pilafi, që po të të zinte me dorë...
Nuk mund të qëndronte në heshtje doktor Zeqo Pilafi ynë. K...
Mero Baze ka nisur të shfaqë intrigat e tij, thika pas shp...
Në fakt doktor Zeqo Pilafi kishte qenë thjesht një roje, m...
Kryebashkiaku i Tiranës reagoi në rrjetet e tij sociale në...
Zeqo Pilafi kishte dhe djalin e tij, ashtu siç i ka dy dhe...
Mero Baze, gazetari i oborrit të pushtetit, dikur nxënësi ...
Doktor Zeqo Pilafi, emri i një personazhi shumë të goditur...
CNA tregoi se si Mero Baze përmes shantazheve dhe gjob...
CNA ka vijuar me investigimin në lidhje me pasuritë e një ...
Plaku Mere, që do të ketë një pleqëri të keqe dhe t...
Sot do të sjellim të tjera fakte rreth gazetarit që qelb e...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...