
Në një material të publikuar nga Mero Baze direkt pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Durrësit, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.
Një material pa autorësi, në fakt shpesh materialet ligjore të avokatëve të Veliajt nuk mbajnë emër, kjo ndoshta edhe për faktin se në tekste ka edhe budallallëqe apo mashtrime.




Janë dy rastet e konfirmuara, ai i kërkesës së prokurorit Ols Dado drejtuar bashkisë për shtesë, kur në fakt prej javësh ai nuk publikohet, apo fakti kur theksohet se nuk janë prokurorë, kur në fakt kanë shërbyer si të tillë dhe kanë kaluar edhe vetingun e kontrolluar nga pushteti i Rilindjes.
Në reagimin e nxjerrë nga Baze ka fraza të qarta kërcënuese që Veliaj nuk do të tërhiqet, por do të përballet me Edi Ramën. Në fakt, javë pas javë mentori i Veliajt, Mero Baze ka artikuluar faktin se Veliajn e ka burgosur Edi Rama, por s’ka pasur kurrë kurajë ta shkruajë publikisht. Kohët e fundit Mero rekomandon ushqimet foragjere në shënimet e tij të hallakatura.
Lufta e Veliajt me Ramën sapo ka filluar dhe reagimi i atij, që sot mund të quhet ish-kryebashkiaku i Tiranës, ka qenë i menjëhershëm dhe kërcënues ndaj kryeministrit.
Në reagimin pa emër, por që mbron Veliajn shkruhet: “Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste hodhi idenë për një emër të ri në krye të Bashkisë së Tiranës, duke sugjeruar shkarkimin e Erion Veliajt.
Politika ka gjithmonë të drejtën e saj për të kërkuar ndryshime, për të artikuluar qëndrime dhe për të shprehur mosbesim ndaj një figure të caktuar, por e drejta politike është një gjë, ndërsa baza ligjore është diçka krejt tjetër.
Më tej jepet rekomandimi kujdes, “Testi i proporcionalitetit është kusht i domosdoshëm: rëndësia e ligjit të shkelur, pasojat e shkeljes, kohëzgjatja e tyre dhe qëndrimi subjektiv i personit ndaj shkeljes duhet të vlerësohen me kujdes përpara marrjes së një vendimi kaq drastik”, shkruhet në reagimin pa emër që mbron Veliajn me baza ligjore.
Në reagim theksohet edhe çështja e vendimit të Gjykatës së Apelit moment kur mendohet se Rama i ka kërkuar dorëheqjen Erion Veliajt, “Vendimet e Gjykatave të Apelit mund të jenë të ekzekutueshme, por nuk janë përfundimtare, prandaj nuk mund të përdoren si bazë për të ndërprerë një mandat të zgjedhur. Kjo është një garanci ligjore që mbron parimin e prezumimit të pafajësisë dhe legjitimitetin e mandatit të dalë nga vota e qytetarëve”.
Në fund qershia mbi tortë që tregon sulmin e Veliajt dhe përballjen me Ramën në Gjykatën Kushtetuese në rast se kryebashkiaku shkarkohet. Në përfundim, ky debat na rikujton një dallim themelor në demokraci: ndarja midis së drejtës politike për të kërkuar ndryshime dhe kufijve që vendos ligji për të mbrojtur stabilitetin dhe legjitimitetin e institucioneve të dala nga vota popullore.
Shkarkimi i një kryetari bashkie është një instrument i jashtëzakonshëm, i rrezikshëm për t’u politizuar dhe prandaj i lidhur me standarde të larta ligjore. Në rastin e Erion Veliajt, këto standarde nuk plotësohen, dhe për pasojë, çdo lëvizje e Ramës mbetet një akt më shumë politik sesa juridik.
Përplasja sapo ka filluar, në ditët në zhvillim situata pritet të tensionohet edhe më tej me rezistencën e Veliajt për të mos lënë detyrën dhe kryeministri Rama që ka shpallur tashmë Manastirliun kandidate për Bashkinë e Tiranës./ CNA
Kur kryeministri lajmëroi në Asamblenë e socialistëve se T...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij drejtuar Asamblesë ...
Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD-së, Sali ...
Gjashtë bashki të vendit pritet të zhvillojnë zgjedhje të ...
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ...
Toni Gogu, pasi mori postin e ministrit të Shtetit për Mar...
Sot kryeministri Edi Rama ka kërkuar që kryebashkiaku i Ti...
Në qeverinë “Rama 4” të prezantuar nga kryeministri ditën ...
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë Kombëtare, teksa preza...
Ndër emrat e shumtë në drejtimin e kabinetit qeveritar në ...
Kryeministri Edi Rama i besoi Ministrinë e Shëndetësisë nj...
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën me të cilën d...
Kryeminsitri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të mbajtur di...
Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin zgjidhet Toni Gog...
Adea Pirdeni konfirmohet ministër i Shtetit për Administra...
Ervin Demo është emëruar ministër i Shtetit për Pushtetin ...
Ministër i Bujqësisë emërohet Andis Salla. Më parë Salla k...
Pirro Vengu është rikonfirmuar në krye të Ministrisë së Mb...
Besfort Lamallari do të jetë ministri i Drejtësisë. Ulsi ...
Ministria e re e Ekonomisë dhe Inovacionit i besohet Delin...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...