
Kur kryeministri lajmëroi në Asamblenë e socialistëve se Tirana do të shkojë në zgjedhje dhe kandidate do të ishte Ogerta Manastirliu dhe Këshilli Bashkiak duhet të fillonte menjëherë procedurën ligjore për shkarkimin e Erion Veliajt, në faqen e gazetës “Tema” në çast, pra në kohë reale, doli një material i gjatë që duket i përgatitur shumë mirë ligjërisht, ndoshta nga duart e avokatëve të Erion Veliajt apo nga juristë të tjerë, që tregon me detaje se kur është momenti, në të cilin kryebashkiaku mund të shkarkohet.
CNA lajmëroi më parë se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen kryebashkiakut Erion Veliaj, por ai nuk e ka dhënë dhe Tirana vazhdon të ketë probleme.
Përplasja e tyre është parë edhe muaj më parë kur Erion Veliaj komandoi Sara Goxhajn, ndërkohë që kryeministri ndërhyri dhe më pas ajo u shkarkua. Pas gjithë këtyre Bashkinë e Tiranës e mori Anuela Ristani përkohësisht.
Menjëherë pasi Rama ka njoftuar largimin e Erion Veliajt, një material i plotë është hedhur në gazetën e tij, “Tema” të Mero Bazes, aty ku në mënyrë sistematike hidhen mashtrime, shpifje dhe fyerje edhe ndaj sistemit të drejtësisë. Rama sot ka qenë i qartë. Nuk do të ketë asnjë betejë dhe luftë me SPAK-un apo institucionet e drejtësisë, por thjesht dhe vetëm thellim të reformave.
Nga ana tjetër, Veliaj ka zgjedhur që së bashku me Mero Bazen të bëjnë shantazh, presion dhe kërcënime drejt drejtësisë, të cilat kanë qenë të hapura nga sulme, mashtrime deri te fyerjet dhe ndoshta te kanosjet e kryera prej tyre.
Por gjithsesi sot juristët kanë bërë një përgjigje ligjore që e kanë pasur të gatshme, ndoshta Erion Veliaj ka qenë në dijeni se do të shkarkohej dhe duke shkuar deri në intriga dhe me pasazhe kërcënuese ndaj kryeministrit Rama.
Pra, duke theksuar diku se ligji është i qartë dhe i kufizuar e duke theksuar se rëndësia e ligjit të shkelur, pasojat e shkeljes, kohëzgjatja e tyre dhe qëndrimin subjektiv i personit ndaj shkeljes duhet të vlerësohej me kujdes para marrjes së një vendimi kaq drastik.
Pra, qartazi këtu e kërcënojnë kryeministrin Rama e duhet të ketë kujdes me shkarkimin që i bën Erion Veliajt dhe më pas në materialin e publikuar nga Mero Baze thuhet se, edhe pse Edi Rama ka të drejtë politike të kërkojë një drejtim të ri në Bashkinë e Tiranës dhe të propozojë një emër tjetër, nuk ka fuqi ligjore për ta shkarkuar vetë kryetarin aktual.
"Shkarkimi nuk është vendim politik, por një proces i rreptë juridik, i cili kalon përmes Këshillit të Ministrave dhe, në rast kontestimi, edhe përmes Gjykatës Kushtetuese".
Pas shkarkimit të bërë nga Edi Rama të njoftuar sot në Asamblenë e Socialistëve duket qartazi se çështja do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese dhe do të çohet nga vetë Veliaj dhe avokatët e tij, i cili në fakt nuk është tërhequr nga detyra, pasi CNA ka mësuar se i është kërkuar largimi me dorëheqje. Avokatët e tij, në materialin e tij, megjithëse shpesh nga ato që publikojnë juristët nuk marrin autorësinë, thonë se e drejta politike është një gjë dhe baza ligjore është një gjë tjetër.
Pra, Rama mund ta shkarkojë politikisht, por ligjërisht nuk e bën dot.
Dhe, për më tepër, materiali u hodh menjëherë sapo kryeministri njoftoi largimin e kryebashkiakut nëpërmjet një procedure duke e filluar me Këshillin Bashkiak dhe theksohet në fund të materialit se “ndarja midis së drejtës politike për të kërkuar ndryshime dhe kufijve që vendos ligji për të mbrojtur stabilitetin dhe legjitimitetin e institucioneve të dala nga vota popullore” dhe për më tepër theksojnë se “Shkarkimi i një kryetari bashkie është një instrument i jashtëzakonshëm, i rrezikshëm për t’u politizuar dhe prandaj i lidhur me standarde të larta ligjore. Në rastin e Erion Veliajt, këto standarde nuk plotësohen, dhe për pasojë, çdo lëvizje e Ramës mbetet një akt më shumë politik sesa juridik.”



Pra, fiks në momentin që Rama ka njoftuar shkarkimin, fiks në atë moment ka dalë dhe materiali që është publikuar në gazetën “Tema”.
Ku e dinin ata se kur, në ç’moment do të shkarkohej Veliaj? Pra, del se gjithçka ka qenë e parapërgatitur.

Pa asnjë diskutim theksohet se akti i Edi Ramës është jo vetëm politik, por është edhe një detyrë qytetare, siç e kemi theksuar dhe më parë. Tirana nuk mund të rrijë pa një kryebashkiak. Tirana ka nevojë për një menaxher. Kryeqyteti është bërë më i pistë, punët e Tiranës janë bërë çorapë, administrata e bashkisë është shkartisur, pa folur për vetë kryetarin që është në burg apo drejtorët e tjerë që janë edhe ata në burg.
Pra, një institucion, i cili ishte mbushur me të korruptuar, gjithsesi kryeministri Rama e ka hedhur hapin, pas faktit se Erion Veliaj nuk ka dhënë dorëheqjen. Është vetë Rama që e ka njoftuar shkarkimin sot duke bërë që kryeqyteti të shkojë në zgjedhje./ CNA
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij drejtuar Asamblesë ...
Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD-së, Sali ...
Gjashtë bashki të vendit pritet të zhvillojnë zgjedhje të ...
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ...
Toni Gogu, pasi mori postin e ministrit të Shtetit për Mar...
Sot kryeministri Edi Rama ka kërkuar që kryebashkiaku i Ti...
Në qeverinë “Rama 4” të prezantuar nga kryeministri ditën ...
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë Kombëtare, teksa preza...
Ndër emrat e shumtë në drejtimin e kabinetit qeveritar në ...
Kryeministri Edi Rama i besoi Ministrinë e Shëndetësisë nj...
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën me të cilën d...
Kryeminsitri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të mbajtur di...
Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin zgjidhet Toni Gog...
Adea Pirdeni konfirmohet ministër i Shtetit për Administra...
Ervin Demo është emëruar ministër i Shtetit për Pushtetin ...
Ministër i Bujqësisë emërohet Andis Salla. Më parë Salla k...
Pirro Vengu është rikonfirmuar në krye të Ministrisë së Mb...
Besfort Lamallari do të jetë ministri i Drejtësisë. Ulsi ...
Ministria e re e Ekonomisë dhe Inovacionit i besohet Delin...
Ministre e Shëndetësisë emërohet Evis Sala Vijon... "D...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...