web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Hyrja në Parlament nuk është për t’u lavdëruar, por duhet të jemi aty

11 Shtator 2025, 14:14, Politikë CNA

Berisha: Hyrja në Parlament nuk është për t’u

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se hyja në Parlament nuk është vendim i lavdishëm.

Sipas tij Parlamenti është pasqyrë e një vendi. Berisha ka theksuar se opozita ka shumë të drejtë të jetë e indinjuar ndaj Kuvendit, por do të duhet të jenë prezentë pasi vetëm në Parlament mund ta kryejnë detyrën e tyre.

 

Sot, ne jemi para një momenti shumë të rëndësishëm, konstituimit të grupit parlamentar dhe përcaktimit të programit, apo strategjisë sonë në jetën parlamentare. Në bindjen time të thellë do të bënim një gabim me pasoja shumë të forta për opozitën nëse nuk hyjmë në Kuvend. Duhet të justifikojmë vendimin që ne kemi marrë. Duhet të jemi në Kuvend për qytetarët dhe t’i përfaqësojmë me dinjitet. Do të ngrihemi në lartësinë e pritshmërive dhe bashkë me demokratët e mërzitur dhe të zhgënjyer, do të përmbushim misionin më të rëndësishëm të jetës sonë”, u shpreh kreu i opozitës.





Lajmet e fundit nga