
Gjashtë bashki të vendit pritet të zhvillojnë zgjedhje të parakohshme për shkak të ndryshimeve në kampin socialist, nga kryebashkiakë që ndodhen pas hekurave si rasti i Erion Veliajt dhe deri te kryebashkiakë të dorëhequr, të cilët u bënë pjesë e zgjedhjeve të 11 majit, apo si rasti më i fundit i kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha, i cili u dorëhoq ditën e mërkurë.
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ka urdhëruar Këshillin Bashkiak të Tiranës që të shkarkojë kryetarin e burgosur, Erion Veliaj. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se Veliaj duhet të shkarkohet, në mënyrë që të hapet rruga për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Tiranë.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë Edi Rama ka propozuar Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës.
Një ditë më herët, Ermal Dredha u dorëhoq nga posti i kryetarit të Bashkisë së Vlorës, duke u hapur kështu rrugë zgjedhjeve të parakohshme në këtë bashki.
Me një letër të publikuar në rrjetet sociale këtë të enjte, ai i është drejtuar opinionit publik duke treguar arsyet e dorëheqjes së tij, si kryebashkiak i Vlorës. Dredha theksoi se ky vendim nuk nënkupton largim nga përgjegjësia publike, por është një akt i vetëdijshëm për të krijuar hapësirë për ide dhe ritme të reja zhvillimi për bashkinë.
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ka komentuar edhe dorëheqjen e Ermal Dredhës. Pavarësisht kritikave për punët në këtë bashki, Rama tha se dorëheqja e Dredhës është tregues i një njeriu që e do Vlorën. Sipas Ramës, i vetmi problem që pati ishte se u zbut më shumë seç duhet.
Edhe në Berat pritet të mbahen zgjedhje, pasi Ervin Demo u dorëhoq nga posti i kryebashkiakut për të garuar në zgjedhjet e 11 majit, duke marrë mandatin e deputetit. Rama, këtë të enjte, e propozoi Demon edhe si ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.
Edhe Tepelena do të shkojë në zgjedhje, pasi kryebashkiaku Tërmet Peçi u dorëhoq për të garuar në zgjedhjet e 11 majit, duke marrë mandatin e deputetit.
Edhe qyteti i Cërrikut do të ketë të njëjtin fat, pasi kryebashkiaku aktual i Cërrikut, Andi Salla, u propozua në Asamblenë e PS-së nga Rama për postin e ministrit të Bujqësisë. Për të mbajtur postin e ministrit Salla do të duhet të dorëhiqet si kryebashkiak, duke u hapur rrugën zgjedhjeve të reja në këtë bashki.
MATI
Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, u dorëhoq për të garuar në zgjedhjet e 11 majit, nga ku mori mandatin e deputetit, duke lënë kështu postin vakant në Bashkinë e Matit./ CNA
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ...
Toni Gogu, pasi mori postin e ministrit të Shtetit për Mar...
Sot kryeministri Edi Rama ka kërkuar që kryebashkiaku i Ti...
Në qeverinë “Rama 4” të prezantuar nga kryeministri ditën ...
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë Kombëtare, teksa preza...
Ndër emrat e shumtë në drejtimin e kabinetit qeveritar në ...
Kryeministri Edi Rama i besoi Ministrinë e Shëndetësisë nj...
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën me të cilën d...
Kryeminsitri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të mbajtur di...
Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin zgjidhet Toni Gog...
Adea Pirdeni konfirmohet ministër i Shtetit për Administra...
Ervin Demo është emëruar ministër i Shtetit për Pushtetin ...
Ministër i Bujqësisë emërohet Andis Salla. Më parë Salla k...
Pirro Vengu është rikonfirmuar në krye të Ministrisë së Mb...
Besfort Lamallari do të jetë ministri i Drejtësisë. Ulsi ...
Ministria e re e Ekonomisë dhe Inovacionit i besohet Delin...
Ministre e Shëndetësisë emërohet Evis Sala Vijon... "D...
Mirela Kumbaro është emëruar Ministre e Arsimit. MIREL...
Kryeministri Edi Rama ka emëruar ministër të Mjedisit, Sof...
Blendi Gonxhja zgjidhet ministër i Kulturës dhe Turizmit. ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...