web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Mero Baze është një gazetar që qelb erë

CNA ka publikuar një sërë materialesh investiguese duke zbuluar pasuritë marramendëse të Mero Bazes, “Plakut Mere”, të cilit i përshtatet edhe thënia e famshme e Indro Montanellit: Një gazetar i pasur qelb erë. Mero Baze gjatë muajit korrik pranoi më në fund se ka një hotel në Ksamil, hotel të cilin e ka regjistruar në emër të djalit të tij, Regon Baze, i cili rezulton, sipas të dhënave që ka siguruar CNA, se truallin ku është ndërtuar hoteli e ka përfituar me një çmim qesharak, duke iu referuar zonës ku ndodhet, në Ksamil, në një nga perlat e turizmit shqiptar. Baze e reklamoi hotelin e tij 10 milionë dollarësh në rrjetet sociale. Një hotel që është ndërtuar me 200-300 mijë euro kredi, ndërsa investimi ka qenë me miliona euro. Po ashtu Mero Baze ka përfituar apartament në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit, Brigada VIII. Dyshimet janë se Mero i ka përfituar përmes strategjisë së tij “sulmo dhe shantazho”, pasi apartamentin për veten dhe apartamentin e garazhin për djalin e tij i ka përfituar pas sulmit ndaj ndërtuesit, në pallatin e të cilit janë strehuar më pas. Më tej zbuluam një tjetër pasuri të gazetarit që qelb erë. Një tjetër apartament rreth 93 metër katrorë e ka blerë Mero Baze në dhjetor të vitit 2023, në rrugën “Themistokli Gërmenji”. Apartament, të cilin, nga të dhënat e siguruara nga CNA, rezulton se Mero Baze e ka blerë për një vlerë totale rreth 200 mijë euro. Ndërkohë që vlera reale e një prone të tillë në atë zonë është dy deri në trefish më shumë se vlera me të cilën e ka blerë ai. Dyshohet se Mero ka përdorur të njëjtën taktikë edhe për përfitimin e kësaj prone. Pjesë të skemës së tij, siç e kemi treguar, Mero Baze ka bërë edhe fëmijët e tij, në emrin e të cilëve ka regjistruar disa prona. Po ashtu, sipas denoncimit të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, Mero Baze zotëron edhe një pallat 10-katësh buzë detit Jon. Mero Baze është një gazetar që qelb erë jo vetëm për pronat, por edhe për paratë që ka marrë nga pushteti duke shërbyer si një vegël e kryebashkiakut Erion Veliaj. CNA bëri me dije se Mero Baze ka marrë rreth 500 mijë euro nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj. Për të gjitha këto dhe shumë më tepër vlen shprehja që Mero Baze është një gazetar që qelb erë.

5 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Zbulohet një tjetër pasuri e Mero Bazes (Plakut Mere)

Pse Mero Baze është një gazetar që qelb erë

CNA ka vijuar me investigimin në lidhje me pasuritë e një gazetari që qelbet erë, Mero Bazes. Investigim, i cili do të vijojë sot dhe në ditët në vijim, për pasuritë marramendëse të Mero Bazes.

Pasuri të cilat me ardhjen në pushtet të socialistëve, janë shtuar ndjeshëm, pasuri të çmendura të atij që pretendon se është gazetar, parimor, editorialist, opinionist.

Ditën e djeshme CNA publikoi se në godinën ?LID?, të cilën Mero Baze dikur e sulmonte, gjoja në emër të parimeve të tij të gazetarisë, rezulton të ketë në pronësi një apartament dhe një garazh djali i tij, Regon Baze.

Prona apartament në emër të Regon Bazes, me një sipërfaqe rreth 100 metër katrorë, rezulton të jetë blerë me një vlerë fillestare rreth 100 mijë euro. Ndërsa garazhi, me një sipërfaqe 25 metër katrorë, rezulton në një vlerë 15 mijë euro.

Skema është e qartë, Mero Baze sulmon biznesin, ndërtuesin dhe më pas blen një apartament në emër të djalit për 1000 euro metrin katror. Ndërkohë që në atë zonë vlera e një prone është 2 deri në 3 herë më shumë.

Apartamenti në pronësi të djalit të Mero Bazes së bashku me garazhin vlerësohet nga 300 deri në 400 mijë euro.

Pse Mero Baze është një gazetar që qelb erë
Regon Baze

Sot CNA sjell një tjetër material, për një tjetër apartament në emër të Mero Bazes.

Në dhjetor të vitit 2023, në rrugën ?Themistokli Gërmenji?, Mero Baze ka blerë një apartament rreth 93 metër katrorë. Apartament, të cilin, nga të dhënat e siguruara nga CNA, rezulton se Mero Baze e ka blerë për një vlerë totale rreth 200 mijë euro. Ndërkohë që vlera reale e një prone të tillë në atë zonë është dy deri në trefish më shumë se vlera me të cilën e ka blerë Mero Baze.

Apartamentin dhe garazhin, të cilin e publikuam ditën e djeshme, Mero Baze i kishte blerë shumë më lirë se vlera reale, pasi kishte sulmuar kompaninë e ndërtimit.

Për apartamentin që publikuam ditën e sotme, me gjasa Mero Baze ka përdorur të njëjtën taktikë. Ka sulmuar dikë dhe ka arritur t?i blejë apartamentin me një vlerë shumë më të lirë se ajo realja.

Pjesë të skemës së tij, siç e kemi treguar, Mero Baze ka bërë dhe fëmijët e tij, në emrin e të cilëve ka regjistruar disa prona./ CNA

 

10 MUAJ ME PARE

Zbulimi/ Mero Baze u pagua 500 mijë euro nga Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar në fillim të këtij viti me akuza shumë të rënda penale, tashmë është çuar në gjykatë me 13 akuza.

Ndërkohë që SPAK-u ka hapur një fraksion, po hetohen paratë e tij, të vëllait të tij, të bashkëshortes, megjithëse nga SPAK-u nuk kemi parë që t?i bëjë një veting Erion Veliajt, një veting si ai që i bëri Altin Dumani Arben Ahmetajt, pra një hetim të thelluar pasuror dhe jo vetëm.

Një veting që përfshinte gjithçka, mënyrën e jetesës, shpenzimet, por SPAK-u ka ngelur te korrupsioni, akuzat dhe veprat e tjera penale.

Ajo që ka rënë në sy është se shumica e mediave kanë ndjekur me vëmendje, kanë raportuar profesionalisht, por i vetmi që ka marrë shpatën kundër SPAK-ut dhe prokurorëve është Mero Baze.

Ka tentuar edhe dikush tjetër, por pasi kanë lexuar dosjet, vendimet e gjykatave, dikush ka reflektuar.

I vetmi që nuk ka reflektuar është Mero.

Mero ka të njëjtën qasje çuditërisht si Sali Berisha, por në fakt ?biri? i tij është, nuk ka ndonjë ndryshim të madh.

Të njëjtën shpatë që përdor Berisha kundër Altin Dumanit, e përdor Mero Baze kundër SPAK-ut dhe Ols Dados. Janë bashkuar në të njëjtën ide, në të njëjtën linjë, në luftë ndaj SPAK-ut.

Doktori e bën me qëllim të qartë politik, ndërsa Mero ka shumë pikëpyetje.

Të gjithë pyesin pse po e mbron kaq shumë Erionin? Çfarë ka ndodhur? Ku është kaq shumë peng?

Gjërat janë të qarta, njerëzit po i lexojnë, faktet dhe provat janë të pakontestueshme.

Erioni e ka djallosur, por Mero vazhdon të sulmojë, të shajë, të shpifë, të mashtrojë publikisht dhe këtë kush mendon se Mero e bën për moral apo nga shoqëria që shkruan se e merr malli për Erion Veliajn se e ka mik prej 20 vitesh, është thjesht dhe vetëm një gënjeshtër.

Mero Baze është paguar rreth 500 mijë euro nga vëllai i Erion Veliajt dhe të tjera kompani të lidhura me kryebashkiakun e Tiranës.

Këto shuma parash janë dhënë për një periudhë të shkurtër kohore, sipas të dhënave që CNA ka mundur të sigurojë nga Tatimet. Nga këto të dhëna rezulton se Arbër Veliaj paguan Mero Bazen për reklama të ndryshme kompanish, të cilat janë dhe përfituese tenderësh në Bashkinë e Tiranës.

Pra, skema është shumë e thjeshtë.

Një kompani i jep shpërndarjen e reklamës Arbër Veliajt, Arbër Veliaj e çon te Mero Baze, por më pas kjo kompani shkon dhe përfiton tenderë në Bashkinë e Tiranës dhe nuk është një rast, por janë disa, të cilat ne i kemi raportuar më parë, siç është lidhja më famoze me kompaninë One Albania.

Kjo e fundit prej disa kohësh buxhetin e reklamave, rreth 5 milionë euro në vit, ia jep Arber Veliajt, i cili bën shpërndarjen në media, por rezulton që kompania One të jetë përfituese tenderësh në Bashkinë e Tiranës.

Skema është e qartë. Arbri ndan reklamën, kompania merr tenderët, Mero Bazes i jepet pjesa.

Pra, janë shumë para, qindra mijëra euro që paguhet Mero Baze nga Arbër Veliaj i Erionit dhe kompanitë e lidhura me kryebashkiakun e Tiranës, të cilat nuk paguajnë shuma qesharake, por qindra mijëra euro, të cilat e kanë bërë Meron një gazetar që qelbet erë, miliarder, me hotel në Ksamil në emër të djalit të tij, me prona të paluajtshme në emër të tij dhe të fëmijëve të tij, shuma këto që burimin kryesor kanë konsulencat apo gazetën ku Mero shkruan, shpif dhe mashtron çdo ditë kundër institucioneve si SPAK-u, në mbrojtje të Erion Veliajt.

Pra, për ata që çuditeshin se pse Mero Baze kishte dalë në mbrojtje kaq të madhe ndaj Erion Veliajt, përveç faktit se i kishte punësuar fëmijët apo se e ka përdorur Erionin për interesat e tij, leje ndërtimi të njerëzve pranë Mero Bazes, punësime apo shuma të mëdha parash në të bardhë e në të zezë.

Vlera që ne kemi zbuluar prej 500 mijë eurosh është shumë pak nga totali i milionave që Mero Baze ka shtuar në pasurinë e tij, ku pagatori më i madh, kuptohet, ka qenë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj./ CNA

10 MUAJ ME PARE

Mero Baze, me pallat miliona eurosh buzë detit Jon


Mero Bazes po i dalin zbuluar të gjitha zullumet dhe pasuritë marramendëse.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka publikuar një tjetër denoncim në rrjetet e tij sociale nga qytetari digjital.

Skandali thellohet teksa sipas qytetarit digjital, Mero Baze zotëron një pronë buzë detit Jon me vlerë miliona euro.

Bëhet fjalë për një godinë 10-katëshe e papërfunduar në zonën e ish-Kampit të Punëtorëve në Sarandë pranë resortit Santa Quaranta.

Pas këtyre fakteve të denoncuara nga qytetari digjital dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ky i fundit i drejtohet Mero Bazes, që t’i tregojë opinionit publik se çfarë e lidh me pallatin buzë detit Jon.

Një tjetër pyetje që i shtrohet Mero Bazes është se nga i gjeti dhjetëra miliona eurot për ndërtesa të tilla në brezin më të lakmuar bregdetar kur bilancet e gazetës dhe portalit të Mero Bazes rezultojnë me fitim thuajse zero?!

“Qytetari Dixhital bën punën që duhet të bënte SKAP-i. Informon nga terreni se Mero Baze zotëron një tjetër pronë buzë Jonit, me vlerë miliona euro. Godina 10-katëshe gjendet e papërfunduar në zonën e ish Kampit të Punëtorëve në Sarandë, pranë resortit Santa Quaranta..

Mero Baze, a mund t'i tregoni opinionit publik se ç'ju lidh juve me këtë pallat? Dhe nga i gjetët këto dhjetëra miliona euro për ndërtesa të tilla në brezin më të lakmuar bregdetar, kur bilancet e gazetës e portalit tuaj rezultojnë me fitim thuajse zero?!

E njëjta pyetje vlen edhe për prokurorët SKAP-istë: Si është e mundur që dikush pa një kapital të tillë të deklaruar, të ndërtojë shumëkatësh në vijën e parë të Sarandës?”, thekson Noka në postimin e tij./ CNA

Pse Mero Baze është një gazetar që qelb erë

10 MUAJ ME PARE

Mero Baze ka marrë qindra mijëra euro nga Veliaj

Pse Mero Baze është një gazetar që qelb erë

Të tjera fakte dhe skandale dalin rreth Mero Bazes i njohur ndryshe si Plaku Mere.

Pas hotelit në Ksamil, pas punësimeve të fëmijëve pranë gjirit të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, një tjetër detaj është bërë publik nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.

Noka ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të qytetarit digjital, i cili e informon se Mero Baze ka marrë qindra mijëra euro nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj.

Sipas informacioneve të bëra publike nga Noka të qytetarit digjital bëhet fjalë për një shumë 280-400 mijë euro në bankë, si dhe pagesë në dorë rreth 100 mijë euro në muaj.

Prandaj Mero Baze, thotë Noka, u merua lart e poshtë duke mbrojtur lalin dhe Arbrin.

“Për të orientuar SKAP-in, po publikojmë informacionet që na vijnë nga Qytetari Dixhital.

Mero Baze ka marrë qindra mijëra #euro nga i vëllai i Lalit, Arbër Veliaj. 280-400 mijë euro në bankë, si dhe pagesë në dorë rreth 100 mijë euro në muaj.

Prandaj Meroja u merua lart e poshtë duke mbrojtur lalin e Arbrit.

Në foto Mero dhe "Porta" e Meros në Ksamil”, shkruan Noka.

Pse Mero Baze është një gazetar që qelb erë

Kujtojmë se CNA prej ditësh po sjell investigime për pasurinë e Mero Bazes dhe familjarëve të tij./ CNA

 

10 MUAJ ME PARE

Mero Baze reklamon hotelin e tij 10 milionë dollarësh

Një gazetar që qelb erë si Mero Baze ka reklamuar hotelin e tij 10 milionë dollarësh, i cili është në emër të djalit të tij, Regon Baze, në një nga perlat e turizmit në Shqipëri, në Ksamil.

Një hotel që është ndërtuar me 200-300 mijë euro kredi, ndërsa investimi ka qenë me miliona euro.

Sipas të dhënave, ky objekt është regjistruar në datën 30 korrik të vitit 2021. Hoteli në Ksamil ka pishinë në tarracë, ka plazh privat, ka dhjetëra dhoma, është një hotel luksoz, i cili deklarohet se ka kushtuar sa një apartament.

Ekzistojnë dyshime të arsyeshme që Mero Baze të ketë pastruar para. Një hotel me 300 mijë euro nuk mund të ndërtohet, sidomos në atë zonë, në Ksamil.

Në faqen e tij në ?Facebook? ku reklamon vetëm përçartjet e tij që tashmë s?i lexon askush ka reklamuar ?beach bar?-in e hotelit Porta në Ksamil.

Më poshtë mund të shihni postimin e Mero Bazes, gazetarit që qelb erë, ku reklamon disa nga ambientet e hotelit dhe ?beach bar?-it.

Pse Mero Baze është një gazetar që qelb erë
Mero Baze reklamon hotelin ne rrjetet sociale

Kështu, Mero Baze më në fund e ka pranuar hotelin, pasi e ka reklamuar edhe në rrjetet sociale.

Pse Mero Baze është një gazetar që qelb erë

Pse Mero Baze është një gazetar që qelb erë

Pse Mero Baze është një gazetar që qelb erë

Pse Mero Baze është një gazetar që qelb erë

(*Pamjet e publikuara nga Mero Baze nga hoteli në Ksamil)

CNA ka përfunduar një tjetër investigim në lidhje me Mero Bazen, pasuritë e tij, familjarët, punësimet në shtet, të cilat do t?i sjellim në vijim./ CNA

 





Lajmet e fundit nga