web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy faktet/ DigitAlb, 35 milionë euro borxh në një vit

DigitAlb është një kompani e zhytur në borxhe. Prej vitesh borxhet e kësaj kompanie thellohen edhe më shumë. CNA pak kohë më parë publikoi një material informativ ku tregonte lëvizjen e tregut në Shqipëri, për tentativat për blerjen e kompanisë DigitAlb. Sipas burimeve që pati CNA, “Devolli” kishte filluar negociatat për blerje aksionesh të DigitAlb. Pas lajmit të publikuar nga CNA, Lori Hoxha doli dhe foli në mediat e paguara nga grupi i strukturuar kriminal i inceneratorëve, ku tha se DigitAlb tashmë ishte blerë nga familja Hoxha, 80 % të aksioneve të tyre, megjithëse sipas të dhënave paratë ende nuk janë paguar. CNA vijoi më tej investigimin duke zbuluar disa detaje që tregonin se për një vit kompania DigitAlb ishte e zhytur në borxhe në Tatime dhe ndaj furnitorëve. Sipas të dhënave të siguruara nga Tatimet, CNA mësoi se, DigitAlb kishte rreth 1 milion euro detyrime të papaguara vetëm për vitin 2024. Pra, ky ishte vetëm një nga “sukseset” e DigitAlb. Më tej, CNA zbuloi një tjetër borxh dhjetëra miliona euro të kompanisë. Sipas të dhënave, sërish zyrtare, të konfirmuara nga burime brenda kompanisë DigitAlb, sot borxhi që ka kompania shkon rreth 34 milionë euro, detyrime ndaj të tretëve, ndaj furnitorëve të saj. DigitAlb thotë që ka dalë me fitim në 6-mujorin e parë të vitit 2025, por askush nuk e thotë fitimin dhe do të presim ta deklarojnë bilancet në QKB, aty ku ende nuk i kanë dorëzuar. Fakti sot është se janë 34 milionë euro borxhe ndaj furnitorëve, ndaj të tretëve, rreth 1 milion euro detyrime ndaj tatimeve, të dhëna të trashëguara vetëm nga viti 2024, kemi rreth 35 milionë euro borxhe. Ky është “suksesi” i DigitAlb në këto vite.

4 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Fakti/ DigitAlb i mbytur në borxhe, zbulohet shuma marramendëse  

Dy faktet/ DigitAlb, 35 milionë euro borxh në një vit
Foto ilustruese

Pak ditë më parë CNA publikoi një material informativ në lidhje me disa lëvizje në tregun e medias në Shqipëri.

Emri që përmendej ishte Shkëlqim Devolli, pra ?Devolli Group?, i cili prej disa javësh ka ardhur në Tiranë dhe ka pasur negociata dhe veprime në tentativë për të blerë DigitAlb apo kompani të tjera që janë të lidhura direkt me fushën e të drejtave televizive apo të transmetimeve të rrjeteve numerike.

Sipas burimeve që pati CNA, ?Devolli? kishte filluar negociatat për blerje aksionesh të DigitAlb, ndërkohë nga ana tjetër vetë Lori Hoxha, administratorja e ?Top Channel?, kishte mundur të siguronte të tjera aksione të partnerëve të saj të dikurshëm në kompaninë DigitAlb.

Në fakt, DigitAlb prej vitesh ka qenë një mollë sherri, një kompani e zhytur në borxhe që fillimisht u mor në administrim nga vetë Vjollca Hoxha, më vonë një pas një aksionerët e shumicës emëronin administratorin e tyre në këtë kompani duke e zhytur thellë e më thellë në borxhe.

Pas lajmit të publikuar nga CNA, reagoi Lori Hoxha, që çuditërisht njoftimin e solli nga mediat e njerëzve të grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve, ku u tha se DigitAlb tashmë ishte blerë nga familja Hoxha, 80 % të aksioneve të tyre, megjithëse sipas të dhënave paratë ende nuk janë paguar.

Kontrata ka qenë me kusht dhe Lori Hoxha pretendonte se kompania do të ishte e suksesshme si më parë, si vjet kishte dalë me fitim, si gjithmonë duke përmendur një akuzë se ishin konkurrentët që përhapnin lajme në lidhje me DigitAlb.

Megjithëse lajmi ynë nuk kishte asgjë negative në të. Thjesht ishte një raportim shumë profesional mbi veprimet që po bëheshin në këtë kompani sipas të dhënave që ne kishim siguruar nga disa burime zyrtare edhe brenda kompanisë dhe jashtë saj.

Por për të parë lavdinë e DigitAlb dhe sukseset e fitoreve të Lori Hoxhës, për fitimet 6-mujore, ne dje publikuam një lajm, i cili kishte të bënte me faktin se vetëm vitin e kaluar, sipas bilanceve të deklaruara nga vetë kompania, detyrimet në Tatime shkonin rreth 1 milion euro.

Nuk dihet sa janë shtuar apo pakësuar këto detyrime nga viti i kaluar, por të dhënat zyrtare nga administratat tatimore thanë se DigitAlb është një kompani me borxhe në këtë institucion.

Sot ne po zbulojmë një tjetër fakt.

Sipas të dhënave, sërish zyrtare, të konfirmuara nga burime brenda kompanisë DigitAlb, sot borxhi që ka kompania shkon rreth 34 milionë euro.

Pra, DigitAlb ka detyrime ndaj të tretëve, ndaj furnitorëve të saj, 34 milionë euro për të paguar.

Ky është ?suksesi? i kompanisë DigitAlb. Këtu është katandisur DigitAlb, dikur krenaria e shqiptarëve.

Të jesh krenar se je i mbytur në borxhe me 34 milionë euro ndaj furnitorëve dhe me rreth 1 milion euro detyrime të papaguara në tatime, ky është ?sukses?.

Pa folur për faktin që të jesh krenar për vjedhjet 24 orë që bën DigitAlb në kanalet e saj të filmave apo në transmetimet që bën gjatë 24 orëve për të cilat ka pasur ankesa nga kompanitë më të mëdha botërore, por kuptohet, të qenit afër pushtetit e pronarëve të DigitAlb bën që institucionet të mos reagojnë.

Megjithëse CNA ka filluar të mbledhë të dhëna dhe informacione zyrtare që vijnë nga ambasada të rëndësishme në Tiranë, të cilat janë mjaft të shqetësuara për veprimet e kompanisë DigitAlb, por të qëndrojmë te borxhet.

DigitAlb thotë që ka dalë me fitim në 6-mujorin e parë të vitit 2025, por askush nuk e thotë fitimin dhe do të presim ta deklarojnë bilancet në QKB, aty ku ende nuk i kanë dorëzuar.

Ndoshta kanë paguar dhe gjobat për vonesat, por fakti sot është se janë 34 milionë euro borxhe ndaj furnitorëve, ndaj të tretëve, rreth 1 milion euro detyrime ndaj tatimeve, të dhëna të trashëguara vetëm nga viti 2024, kemi rreth 35 milionë euro borxhe.

Ky është ?suksesi? i DigitAlb në këto vite.

Të tjerat le t?i shohim në vazhdim, pasi Lori Hoxha pretendon se me shkopin e saj magjik do ta kthejë në lavdi DigitAlb-in, por më shumë se t?i kthejë shikuesit, duhet të kthejë së pari borxhet./ CNA

 

10 MUAJ ME PARE

Fakti/ DigitAlb, i mbytur në borxhe

Dy faktet/ DigitAlb, 35 milionë euro borxh në një vit
Foto ilustruese

Kompania DigitAlb, e cila së fundi u reklamua nga Lori Hoxha në mediat e kontrolluara nga inceneratorët, nga afera korruptive e shekullit, u tha se tashmë i përkiste 80% familjes Hoxha dhe kishte filluar të dilte me fitime, pra do të shihnim një epokë të re në këtë kompani.

Në fakt, sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA, vetëm detyrime në Tatime DigitAlb ka për të paguar rreth 1 milion euro.

Këto janë sipas të dhënave zyrtare që CNA ka siguruar nga Tatimet.

Por, duke verifikuar bilancet e kompanisë të dorëzuara në QKB në vitin 2024 janë rreth 830 milionë lekë për t?u paguar si detyrime.

Bilanci i vitit 2025 nuk është dorëzuar ende. Për më tepër kompania ka pranuar edhe gjobën.

Por sipas të dhënave të siguruara nga CNA nga Tatimet, borxhi i DigitAlb ndaj shtetit mund të jetë më shumë se rreth 1 milion euro.

Pra, kjo është kompania e suksesshme të cilën Lori Hoxha na e reklamoi nga mediat e inceneratorëve, njëra prej të cilëve është edhe ?Top Channel?.

Nga ana tjetër, pritet të vijë një kohë e lavdishme për një kompani që ka një mal me detyrime tatimore.

Por sipas të dhënave që ka siguruar CNA dhe do t?i përkasë një tjetër materiali që ne do të publikojmë së shpejti, borxhet ndaj të tretëve, ndaj furnitorëve, DigitAlb i ka me dhjetëra miliona euro.

Gjithashtu këtë vit ka edhe më pak të drejta se vitin e kaluar, pasi është larguar dhe Bundesliga, të cilën e ka blerë Tring.

Nuk dihet arsyeja pse Tatimet vazhdojnë ta tolerojnë DigitAlb-in që ka 1 milion euro detyrime pa paguar, ndërkohë që kompanitë e tjera nuk i lënë as 1 milion lekë dhe menjëherë sa shkon data fillon mbledhja e detyrimeve./ CNA

 

10 MUAJ ME PARE

Shitet kompania DigitAlb/ Ja pronari i ri dhe administratori që vjen në detyrë

Dy faktet/ DigitAlb, 35 milionë euro borxh në një vit

Shitet kompania e transmetimeve digjitale në Shqipëri, DigitAlb.

Deri më tani janë kryer shumica e veprimeve ligjore e tregtare.

Mësohet se kompania i është shitur biznesmenit nga Kosova, Shkëlqim Devolli. Ende nuk është kryer zbardhja e veprimeve në QKB, pasi kontratat janë me kusht në lidhje me pagesën.

Sipas informacioneve, është larguar administratori i kompanisë Eglinor Ramaj.

Në ditët në vijim pritet që në detyrën e administratorit të ri të DigitAlb të vijë Kushtrim Gojani, që do të shërbejë njëkohësisht si përfaqësues i biznesmenit Devolli.

CNA paralajmëroi edhe më herët këto ndryshime në pronësinë e kompanisë digjitale.

Dikur krenari për shqiptarët dhe kohën kur u shpalos, DigitAlb u kthye më pas në një gropë financiare me dhjetëra miliona euro borxhe.

Shkëlqim Devolli është një biznesmen i njohur nga Peja e Kosovës. Ai është përfolur shpeshherë për synimet për blerje në fushën e tregut mediatik në Shqipëri./CNA

 

  

11 MUAJ ME PARE

Transaksione apo shitje fiktive?/ Çfarë po ndodh me DigitAlb

Dy faktet/ DigitAlb, 35 milionë euro borxh në një vit
Foto ilustruese

DigitAlb ka qenë dikur kompania më e madhe e transmetimeve digjitale në Shqipëri.

Krenari për shqiptarët, krenari për kohën kur u shpalos, një platformë që nuk ngeli vetëm te transmetimet, por prodhoi, dha mësime, dha leksione në të gjitha fushat.

DigitAlb u kthye në një nga bizneset më fitimprurëse në Shqipëri, sot në një gropë financiare me dhjetëra miliona euro borxh.

Dy faktet/ DigitAlb, 35 milionë euro borxh në një vit
Foto ilustruese

Shpesh është folur për shitjen e kësaj kompanie, ka pasur transaksione, lëvizje, përballje aksionerësh. Titanët mediatikë të Shqipërisë ndodheshin brenda DigitAlb dhe shpesh u përplasën.

Disa muaj më parë, CNA raportoi se po pritej shitja e DigitAlb. (LEXO KETU)

Në atë kohë u përfol sikur ishte biznesmeni Klodian Allabeju, i cili pati negociata, por më pas shitja nuk u krye.

Dy faktet/ DigitAlb, 35 milionë euro borxh në një vit
Klodian Allajbeu

TË TJERA LËVIZJE

CNA ka mësuar se tashmë kanë filluar lëvizje të tjera.

Lëvizje me kontrata, me afate për pagesat dhe veprimet kryesore po bëhen nga Lori Hoxha, por edhe personazhe të tjera të botës së biznesit.

Disa nga aksionerët si Edmond Leka, Armand Duka etj., i kanë shitur aksionet me një kusht pagese prej një viti në favor të Lorela Hoxhës dhe trashëgimtarëve të Dritan Hoxhës.

Ndërsa paratë kanë një afat kohor dhe diku brenda informacioneve të konfirmuara nga vetë zonja Hoxha pagesat vijnë nga një prej grupeve më të mëdhenj të Shqipërisë, i cili Kastrati, një nga financuesit kryesorë të ?Top Channel?, me disa qindra milionë lekë në vit për këtë televizion.

Në fakt, përtej pagesave dhe reklamave që mund të bëjë Kastrati, në DigitAlb dhe rreth tij po shfaqet hija e Shkëlqim Devollit.

?HIJA? E SHKËLQIM DEVOLLIT

Dy faktet/ DigitAlb, 35 milionë euro borxh në një vit
Shkëlqim Devolli

Shkëlqim Devolli është një biznesmen nga Kosova, i cili disa kohë më parë u shfaq edhe si pronari i ?Abc News?, një televizion privat i cili, në fakt, në atë kohë ishte në pronësi të Klodian Allajbeut, filloi të ngrihej dhe të hynte fort në tregun informativ, por një ditë të bukur ndryshoi aksioner dhe u kthye në zërin e PS-së, në gazetën zyrtare ?Zëri i Popullit?.

Në atë u tha sërish se qëndronte pas financimeve biznesmeni Shefqet Kastrati dhe biznesmeni Shkëlqim Devolli ishte thjesht dhe vetëm fasada, njerëzit e tij thjesht ishin sipërfaqësorë, transaksionet e tij ishin të dyfishta, pagesat kryheshin nga të tjerët.

Tashmë ?Abc? prej kohësh flitet se ka probleme financiare, kanë filluar dhe ?gërshërët?. Pra, shfaqet e njëjta lëvizje, të njëjtët persona. (LEXO KETU)

Njerëzit e Shkëlqim Devollit marrin pjesë në borde, paksa fshehur, të kujdesshëm për të mos dalë hapur përballë një transaksioni që nuk mund t?i shpëtojë syrit mediatik, pasi bëhet fjalë për platformën më të madhe digjitale në vend, DigitAlb.

Ende nuk janë dhënë shifra të sakta. Flitet për dhjetëra miliona euro transaksione në finale për dyshimet që ngrihen.

CILAT JANË DYSHIMET?

Dyshimet janë te fakti se a është vërtetë Shkëlqim Devolli apo kush po e blen?

Pse lind kjo pyetje?

Sepse u ble nga Shkëlqim Devolli dhe u pagua nga të tjerët ?Abc? dhe u kthye në gazetën ?Zëri i Popullit?. Kështu, janë të gjitha gjasat që të ndodhë e njëjta formulë, që pushtetit t?i shërbejë ?Top Channel?, televizioni kombëtar, dhe t?u rikthejë aksionet plotësisht Lori Hoxhës dhe trashëgimtarëve të Dritan Hoxhës, të cilët një pjesë të tyre i kishin humbur, pasi nuk kishin paguar sipas kontratave detyrimet që kishin me ortakët e tjerë.

Tashmë gjithçka është e qartë. DigitAlb po shkon drejt shitjes, por a po kryhet ky transaksion për të marrë disa pronarë të rinj, pasi Shkëlqim Devolli ka edhe një kompani të tillë mediatike në Kosovë apo po bëhet për të tjera arsye, mbetet ta shikojmë.

Fakt dhe provë kemi ?Abc News?, një media që u ble nga Shkëlqim Devolli dhe u kthye në megafonin e qeverisë.  (LEXO KETU)

Ndërkohë që po ky person, me mediat e tij ?Klan Kosova? etj., në Kosovë, është armiku i kryeministrit Albin Kurti.

Pra, ka diçka që nuk shkon.

Një biznesmen nga Kosova vjen financon në Shqipëri, blen një televizion dhe ia vë në dispozicion kryeministrit. Këtu thellohet edhe historia për DigitAlbin apo dhe vetë ?Abc?-në.  

Mos vallë Shkëlqim Devolli e mori ?Abc?-në për të tjera interesa?!

Pra, për ta nxjerrë nga tregu i mediave kritike që shqetësonte kryeministrin. A po luhet tani që sërish me këtë individ, pra Shkëlqim Devollin, për ta përdorur për benefitet e pushtetit në Shqipëri, transaksionet e mundshme, përfitimet që mund të ketë, si fshihet pas të tretëve në Kosovë apo në Shqipëri, për të bërë blerje, transaksione të caktuara për llogari të pushtetit dhe për interesat e tij?

Gjithçka nuk është pa fakte dhe pa burime.

Kemi ?Abc?-në, kemi lëvizjet aktuale, kemi kthimin e televizionit në një marionetë të qeverisë. Kemi interesat e Shkëlqim Devollit, kemi futjen e biznesmenëve të tjerë të mëdhenj, kemi shitjen e aksioneve të DigitAlb, të cilat nuk janë aq të thjeshta, por shkojnë edhe tek individë, së fundi kontrolluar dhe nga SPAK-u që janë parë në praninë e shpeshtë të Lori Hoxhës dhe negociojnë midis pushtetit dhe biznesit./ CNA





Lajmet e fundit nga