Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, është gjumashi që fle mbi krimin e inceneratorëve dhe bën avokatin mbrojtës të një prej aferave më të mëdha korruptive. Dritan Prençi është gjumashi që fle mbi krimin e inceneratorëve, pavarësisht se para syve të tij ka faktet, provat, dokumente të publikuara herë pas here nga CNA apo mediat e tjera, por edhe denoncimet nga opozita. CNA i ka sjellë para syve Dritan Prençit dokumente. I pari dokument që Dritan Prençi nuk e shikon është se Erion Veliaj dha “ok” për inceneratorin pa konsultim me Këshillin Bashkiak. Erion Veliaj ka firmosur dokumente të rëndësishme që lidhen me projektin e inceneratorit të Tiranës. Në mars të vitit 2017, Veliaj firmosi një dokument që pranonte studimin e fizibilitetit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Ky studim më vonë rezultoi të kishte kosto të falsifikuara. Gjithashtu, ai firmosi një aneks-kontratë që i kalonte Bashkisë së Tiranës përgjegjësi financiare të konsiderueshme për këtë projekt. Veliaj mori përsipër të përfaqësonte jo vetëm Bashkinë e Tiranës, por edhe katër bashki të tjera të qarkut, pa u konsultuar me to, duke i hapur rrugën një kontrate koncesionare 30-vjeçare me vlerë fillestare prej 128 milionë eurosh. Kjo kontratë është firmosur pa miratimin paraprak të Këshillit Bashkiak, duke shkelur ligjin për vetëqeverisjen vendore. Ky dokument është prova për të akuzuar Veliajn për shpërdorim detyre dhe angazhime financiare të paautorizuara. Por kryebashkiaku ka më shumë se një firmë të hedhur në aferë. Veliaj me firmën e tij është angazhuar për të kryer të gjitha pagesat për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve me çmimin 29 euro për ton pa TVSH, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëveshjes (për 30 vitet në vijim), por ai gjithashtu u angazhua për të dhënë asistencë për të gjitha procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e inceneratorit inekzistent të Tiranës. Dokumenti i dytë tregon se si drejtorët e Erion Veliajt firmosin për t'u bërë “ushtarë” të kompanisë së landfillit të Tiranës. Një marrëveshje që tregon se si drejtorët e Veliajt, por edhe persona të tjerë, ndërtojnë skemën e kontrollit të territorit për dherat, duke i shtuar aferës së inceneratorëve dyfishin e të ardhurave, me një skemë që shkon më shumë se 60 milionë euro, por ndoshta edhe më shumë. Pasi kompania bëri një marrëveshje me drejtorët e Bashkisë së Tiranës, të cilët duket se nuk kanë asnjë të drejtë të firmosin në atë lloj dokumenti, pasi kontratën e bën autoriteti kontraktor që duhet të ishte Bashkia e Tiranës dhe do të firmoste kryetari, jo një tufë drejtorësh të firmosin ca letra, asaj iu shtuan të ardhurat me dhjetëra miliona euro çdo vit. Shpikën dherat, transportin e tyre në landfill. Bënë një kontratë, i futën disa vula dhe u lëshuan si hiena mbi biznesin, duke vënë tarifa që dherat të çoheshin me detyrim në landfillin e Sharrës dhe më pas, me detyrim po prapë t’i blije. Por Dritan Prençi nuk i shikon këto dy dokumente dhe as nuk e sheh të arsyeshme minimalisht t’i komunikojë një akuzë kryebashkiakut në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës. Dokumentet Dritan Prençi i ka në dosje, por nuk vepron. Dritan Prençi ende nuk i ka vënë kokën dosjes më famoze, më skandaloze dhe më korruptive si ajo e inceneratorëve. Në qoftë se nuk i shkohet deri në fund çështjes së inceneratorit të Tiranës, nëse nuk shkon tek Erion Veliaj apo paratë që ka marrë media, Dritan Prençi nuk ka bërë gjë tjetër veçse një vrimë në ujë. CNA i ka publikuar dokumentet që lidhin investitoren strategjike Lori Hoxha me grupin e strukturuar kriminal të inceneratorëve dhe ende asnjë veprim nuk kemi parë nga Dritan Prençi. Dritan Prençi vijon i pashqetësuar gjumin e tij mbi dosjet e një afere kriminale siç është ajo e inceneratorëve që ka gllabëruar miliona e miliona nga taksat e shqiptarëve të varfër.
5 artikuj për këtë temë.

Një nga dosjet më të rëndësishme dhe një nga gurët e sprovës së SPAK është dosja e inceneratorëve, që filloi në Elbasan me një incenerator me një investim 24 milionë euro nga qeveria shqiptare, që nuk punon, është jashtë funksionit.
Një tjetër në Fier me rreth 35 milionë euro, që nuk funksionon, nuk ka përfunduar dhe landfilli i Tiranës, ku do të ndërtohej një incenerator.
Shteti shqiptar pagoi rreth 60 milionë euro, më shumë se aq ka paguar biznesi privat, rreth 70 milionë euro, nëpërmjet aferës së dherave firmosur nga drejtorët e Erion Veliajt, pra rreth 130 milionë euro, inceneratori i Tiranës.
Kjo aferë me tre inceneratorët, që nuk punojnë, nuk kanë përfunduar dhe nuk ekzistojnë, është çështja më e madhe hetimore dhe afera më e madhe korruptive, që dikush mendon se do t?i vihet kapak, se është hetuar shumë, duke e mbyllur me Lefter Kokën, me Alqi Bllakon. Me një ministër që nuk kishte fond e buxhet dhe një sekretar të përgjithshëm.
Në fakt shpesh opozita akuzon SPAK-un dhe thotë se SPAK -u nuk e mori të pandehur Erion Veliajn për çështjen e inceneratorëve, pse nuk e ka hetuar SPAK-u Erion Veliajn për çështjen e inceneratorëve.
Në fakt, SPAK nuk është një nocion në ajër, nuk është një eter.
SPAK është një institucion i përbërë nga 20 prokurorë që janë të pavarur dhe përgjegjësi që nuk përfundojnë hetimet nga SPAK për inceneratorin e Tiranës apo nuk merret i pandehur Erion Veliaj, është Dritan Prençi, një nga shumë prokurorët e SPAK.
Nuk është përgjegjësia e gjithë institucionit, mund të jenë 15 prokurorë të paaftë dhe 5 të zotë, mund të jetë dhe ndryshe raporti. Por në rastin konkret ka një emër dhe ky quhet Dritan Prençi, personi i cili e ka marrë peng SPAK-un nëpërmjet aferës së inceneratorëve.
Mjafton të shohim atë që ka thënë LSI dje, nuk e merr të pandehur SPAK dhe e ka fajin Altin Dumani. Mjafton të shikojmë atë që thotë Mero Baze ditë pas dite, SPAK është dhunues, SPAK është sjellë keq me Erion Veliajn, SPAK është sjellë keq me Ilir Metën, SPAK ka bërë këtë , ka bërë atë. Në fakt nuk e ka arrestuar fare SPAK-u Ilir Metën, e arrestoi policia dhe faturën ia la SPAK-ut.
Erion Veliajn nuk e ka hetuar SPAK-u, por dy prokurorë, Altin Dumani dhe Ols Dado, ndaj përgjegjësia e prokurorëve është sipas ligjit, është e mirëpërcaktuar.
Në rastin konkret kemi një prokuror si Dritan Prençi, i cili ka marrë peng SPAK-un dhe i ka lënë çdo faturë për çështjen e inceneratorëve, institucionit ku punon duke u fshehur pas gishtit.
Është i qartë artikulimi publik që bëhet kundër SPAK, mënyra se si përdoret, nga analistë të paguar nga Veliaj, nga vëllai i tij, nga opozita, që të targetohet institucioni, të gjithë bashkë fajtorë. Por nuk ka përgjegjësi kolektive. Në rastin e SPAK përgjegjësia e prokurorëve është individuale.
Le të kujtojmë rastin e prokurorit Edvin Kondili në lidhje me çështjen ?Ilir Beqaj?. Kreu i institucionit, siç e përcakton detyra, mbajti qëndrimin e tij dhe kaq. nuk mund të presim që të gjitha t?i bëjë Altin Dumani. Ja nuk është më nesër drejtues i SPAK-ut, Altin Dumani, çfarë ndodh me të tjerët? Do kthehet koha e Arben Krajës, historitë me një institucion që nuk heton, që nuk përfundon hetimet, që i bën tërkuzë dhe do të na shtohen Dritan Prençat.
Apeli që duhet bërë sot dhe duhet mbajtur qëndrim i fortë është që institucionet që kontrollojnë SPAK-un, duhet të shkojnë dhe të verifikojnë se çfarë ka bërë Dritan Prençi në gati 5 vite hetime për inceneratorin e Tiranës.
Çfarë ka bërë Dritan Prençi për dhjetëra e dhjetëra doumente që janë akuzë e drejtpërdrejtë për Erion Veliajn?
Çfarë ka bërë Dritan Prençi kur kolegët e tij Dumani dhe Dado kanë gjetur në kompjuterin e Ajola Xoxës dosjet e "MEG Albania"?
Pse Dritan Prençi nuk e ka thirrur të paktën për këtë dosje që e njohëm së fundi, kur u çua akuza e Veliajt në gjykatë?
Pse Dritan Prençi nuk thërret Klotilda Bushkën, Ajola Xoxën, Erion Veliajn për "MEG Albania", për incenratorin e Tiranës?! Sepse Dritan Prençi duket që ka marrë peng SPAK-un dhe kërkon të fshihet pas emrit të institucionit, duke i lënë çdo faturë dështimi, mos hetimi, apo sulmit që i bëhet publikisht dhe medatikisht institucionit.
Në fakt çdo qëndrim ndaj SPAK-ut nuk duhet bërë në grup, por me emra prokurorësh të veçantë, të cilët nuk kanë vesh të dëgjojnë dhe nuk kanë sy të shohin, apo nuk dinë të lexojnë, apo nuk dinë të dëgjojnë?!
Për të gjitha këto ka vetëm një përgjigje për ta: Janë palë me aferat dhe skandalet dhe kërkojnë t?i mbulojnë ato, duke gjetur shtigje për të cilat institucionet përgjegjëse duhet të shkojnë t?i vendosin përballë fakteve dhe t?i çojnë para ligjit dhe përgjegjësisë çdo lloj prokurori të formatit Dritan Prençi, apo të ndonjë tjetri që duhet të zbatojë ligjin dhe të bëjë detyrën, të thërrasë personat në dijeni, të mbledhë dokumentacionet dhe provat, në rast se ka akuzë, të ngrejë akuzë, në rast se nuk ka, të thotë është i pafajshëm.
Por jo si rasti i Dritan Prençit, i cili i ka dokumentet përpara syve, që i dinë të gjithë shqiptarët, dokumentet janë me firmën e Erion Veliajt, të drjetorëve të Erion Veliajt, janë gjetur në kompjuterin e Ajola Xoxës dhe Dritan Prençi nuk bën asgjë, thjesht dhe vetëm ka marrë peng një çështje dhe fshihet pas SPAK-ut./ CNA
Prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, më shumë sesa në rolin e tij, pozicionin për të cilin paguhet dhe detyrën që duhet të bëjë nga gjithçka kemi parë në fillimin e denoncimit të çështjes së inceneratorëve dhe hetimeve të kryera prej tij, duket se është një AVOKAT i aferës së shekullit.
Dritan Prençi është një avokat sepse hetimet i bën gjysmake. Këto për të shpëtuar një person apo një grup personash.
Dritan Prençi është një avokat i inceneratorëve sepse ai kishte në dorë hetimet e inceneratorit të Fierit, i cili sot ende nuk ka përfunduar, ndërkohë që me kontratën ligjore duhet të ishte prej shumë vitesh në punë dhe Dritan Prençi maksimumi që gjeti ishte një ?kazan rakie? i Alqi Bllakos dhe nuk mori në përgjegjësi penale asnjë zyrtar lokal për çështjen e ndryshimit të vendit ku do të ndërtohej inceneratori, për kostot, për truallin dhe për gjithçka tjetër.
Përtej përfoljes në publik, Armando Subashi nuk mbajti asnjë përgjegjësi.
Asnjë ministër tjetër veç Lefter Kokës nuk mori përgjegjësi, a thua se ishte i vetëm.
U akuzuan disa zyrtarucë, por askush nuk ngriti akuzë për përgjegjësit e vërtetë të gati 35 milionë eurove që janë paguar nga qeveria shqiptare, të cilat janë vetëm një ngrehinë dhe fajtor është një ministër që nuk ka fonde.
DRITAN PRENÇI ËSHTË AVOKAT I INCENERATORËVE sepse prej vitesh ai po heton aferën e landfillit të Tiranës ku inceneratori nuk ekziston.
Shteti shqiptar deri në momentin e sekuestrimit të tij ka paguar jo pak, por rreth 60 milionë euro dhe më shumë sesa kaq janë marrë nga kompania koncesionare nëpërmjet firmosjes së një kontrate për çështjen e dherave që CNA e ka raportuar pa ndalim.
DRITAN PRENÇI sërish ka ngelur tek Alqi Bllako, te Lefter Koka dhe pas një këmbënguljeje të fortë mediatike më në fund akuzoi dhe Mirel Mërtirin e disa njerëz të tij si një grup i strukturuar kriminal.
Sërish Dritan Prençi është një avokat i inceneratorëve për çështjen e dherave ku kanë firmosur disa drejtorë dhe kompania private ka fituar rreth 70 milionë euro dhe ka pasur një bashkëpunim ku Mirel Mërtiri dhe kompania e inceneratorit paguanin mjete që të ndiqeshin nga pas firmat e ndërtimit dhe t?u merreshin paratë nga xhepat dhe të hidheshin në thesin e korrupsionit, në thesin e aferës së inceneratorëve.
Dritan Prençi nuk ka marrë asnjë drejtor në akuzë nga ata që kanë firmosur këtë dokument që ne e kemi publikuar pafund.


Janë dhjetëra miliona euro para me transaksione të dyshimta për blerje kompanish, pronash të paluajtshme që ende në Tiranë dihen mjaft mirë që këto pasuri të marra me klering janë të Mirel Mërtirit dhe njerëzve të tij. Dritan Prençi i ka aty, i di mirë, por nuk i sheh, nuk i sekuestron.
Janë dhjetëra miliona euro të tjera dhënë mediave duke blerë edhe në këtë rast zërin e së vërtetës të gazetarëve shumë pak, por të pronarëve të tyre që të mos flisnin që Dritan Prençi të mos hetonte që dosjen e inceneratorëve ta bënte copash, që të mos arrestonte kryetarë bashkish, të mos merrte përgjegjësi kryebashkiaku Erion Veliaj, por Dritan Prençi të vazhdonte i qetë punën e tij si avokat i aferës së inceneratorëve.
POR A MUND TË MBYLLET NGA AVOKATI DRITAN PRENÇI AFERA E SHEKULLIT DUKE MOS SEKUESTRUAR PASURITË E PALUAJTSHME DUKE MOS MARRË NËN AKUZË ZYRTARËT QË FIRMOSËN AFERËN E DHERAVE, duke mos gjetur deri në fund lekët që morën mediat dhe duke mos i çuar para përgjegjësisë penale nga i pari tek i fundit pronarët e mediave që përdorën milionat e eurove të taksave të shqiptarëve për të bërë dasma luksoze në liqenet e Italisë.
Kontrata fiktive për shitje kompanish siç është rasti i Lori Caffe-së.
Miliona e miliona euro për të sulmuar prokurorët e vërtetë të SPAK-ut, miliona e miliona euro të dhëna për gjobaxhinj siç deklaron vetë ?Top Channel?, ortakëve të Mirel Mërtirit, të cilët në të vërtetë ishin dhe ortakët e Vjollca dhe Lori Hoxhës.
Dhe, Dritan Prençi nuk i shikon se nuk është prokuror, por është avokati i aferës së inceneratorëve dhe kur i gjithë publiku reagon për hetimin e Erion Veliajt, për arrestimin e tij, për akuzat e ngritura nga prokurori Altin Dumani dhe Ols Dado, të gjithë pyesin "ku është afera e inceneratorëve", por askush nuk e di se prokurorët janë të pavarur dhe SPAK brenda strukturës së tij ka dhe një avokat të inceneratorëve, i cili e ka emrin Dritan Prençi./ CNA
Hetimet dhe arrestimi i Erion Veliajt janë një nga ngjarjet më të mëdha që kanë ndodhur në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Një nga hapat më të fortë që ka hedhur prokuroria, një nga qëndrimet më solide që ka dhënë gjykata duke na treguar se nuk ka të paprekshëm më në Shqipëri.
Veçse për një opinionin publik ka një ndarje dhe ka një kërkesë të artikuluar gjithnjë e më shumë. E thënë nga shumë analistë apo qytetarë të thjeshtë: Pse Erion Veliaj duhet të hetohet apo duhet të burgoset për brekët e Ajolës, ndërsa nuk hetohet për inceneratorët apo dosjen ?5D??
Së pari, përtej analistëve që paguhen për të bërë edhe rolin e budallait, shqiptarët duhet ta dinë se nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, janë çështje krejt të ndryshme. Për të qenë më të thjeshtë, SPAK-u nuk është një mocion abstrakt, është një institucion që ka prokurorë të pavarur, të cilët kanë dosjet e tyre dhe kanë përgjegjësinë e tyre ligjore, kanë formën e tyre si jetojnë.
Ka prokurorë me karakter, të ndershëm, pasionantë, të vërtetë në punë. Ka edhe prokurorë që flenë mbi dosje, që janë çufo, që gënjejnë, që bëjnë sikur hetojnë dhe këtej matanë mbushin xhepat, mbyllin dosje e nuk fillojnë hetime.
Kjo është diferenca që duhet të bëjnë njerëzit dhe duhet ta kuptojnë.
SPAK-u është një institucion me 20 prokurorë, një prokuror heton sipas kompetencave ligjore, një tjetër i bën bisht ligjit, bën qokat e tij. Një tjetër bën sikur fle, një tjetër i shtyn pafundësisht çështjet, një tjetër gjen një rast si ky i inceneratorëve për të vendosur si dardhë boksi Lefter Kokën dhe për t?i lënë atij faturën e gjithçkaje.
Çështja e inceneratorëve është në dorën e prokurorit Dritan Prençi, i cili ka pasur edhe çështjen e inceneratorit të Fierit, ku edhe atje ka shpëtuar nga përgjegjësia penale zyrtarët vendorë apo dhe ndonjë ministër.
Dritan Prençi është prokurori që ka në dorë dosjen e inceneratorit të Tiranës dhe prej muajsh që Erion Veliaj ndodhet në burg, por dhe para se të hynte, me publikimin e dokumentit që Erion Veliaj jepte OK për inceneratorin e Tiranës apo me deklarimet e tij publike në Këshillin Bashkiak se donte incenerator dhe nuk e kishte pyetur fare këtë institucion, por e pyeti shumë muaj më vonë. Dritan Prençi nuk pati kurajën ta thërrasë Erion Veliajn ta pyesë.
Ta pyesë për ato dokumente që janë publikuar në media, ta pyesë për denoncimet që ka bërë opozita, ta pyesë për ato qindra e qindra faqe që janë çuar si denoncim nga CNA, nga politikanë, nga qytetarë, nga avokatë.
Dritan Prençi e ka aty dosjen e inceneratorëve. Në kompjuterin e Ajolës është gjetur ?Meg Albania? dhe nuk e thërret Erion Veliaj ta pyesë, nuk e merr ta përfshijë në dosjen e tij hetimore.
Kjo është e vërteta. Një prokuror si Dritan Prençi po fle mbi dosjen e inceneratorëve dhe për këtë nuk kanë faj as Altin Dumani dhe as Ols Dado që kanë hetuar Erion Veliajn dhe i kanë çuar tashmë 13 akuza, 9 nga të cilat për korrupsion, dhe nuk është e vërtetë ajo që është marrë dikush me brekët e Ajolës.
Kjo është një lojë mediatike, siç përmendet nga analistë të paguar që thonë se SPAK-u merret me brekët e Ajolës dhe nuk merret me inceneratorët.
Po, SPAK-u është marrë me Erion Veliajn dhe sot ai ka 13 akuza, ka dhe një fraksion dosja, po hetohet, ka akuza për korrupsion, pastrim të produkteve të veprës penale, futja e sendeve të ndaluara në burg dhe mosdeklarim i pasurisë.
Ndërkohë Dritan Prençi, i cili i ka përpara syve dokumentet e Erion Veliajt, e ka përpara syve firmën e tij, paratë që kanë marrë mediat, ka para syve ortakërinë e Vjollca Hoxhës, Lorela Hoxhës me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, e ka përpara syve grupin e strukturuar kriminal, një pjesë i përfshin, ndërsa një pjesë jo.
E ka përpara syve gjithçka Dritan Prençi, por përgjegjësinë dhe hetimin e ka ai se është prokuror i pavarur, nuk e kanë Altin Dumani dhe Osl Dado. Edhe për inceneratorët përgjegjësia që nuk po hetohet, që nuk po zbardhet dosja, është e një personi të vetëm, ai e ka emrin Dritan Prençi.
Prandaj emrin e tij analistët dhe mediat që pretendojnë se janë të vërteta duhet ta thonë me zë të lartë.
Në qoftë se ka një njeri që po i vë kapak dosjes së inceneratorëve ai quhet DRITAN PRENÇI.
Në qoftë se ka një njeri që nuk e thërret Erion Veliajn për inceneratorët ai quhet DRITAN PRENÇI.
Në qoftë se ka një njeri që po mbulon aferat e mediave me inceneratorët ai e ka emrin DRITAN PRENÇI.
Në qoftë se ka një njeri që e ka bërë tërkuzë dosjen e inceneratorëve dhe po fshihet në emër të institucionit ku punon, pra në emër të SPAK-ut, se përgjegjësinë po e mbajnë edhe kolegët e tij që nuk kanë asnjë përgjegjësi, ai është DRITAN PRENÇI.
19 prokurorët e SPAK-ut nuk kanë asnjë përgjegjësi për dosjen e inceneratorëve. Përgjegjësia që nuk hetohet deri në fund është e vetëm një emri. Ai quhet DRITAN PRENÇI dhe po e shkruajmë me të madhe.
Dhe ne do ta mbajmë në faqe ditë e natë derisa ai të çojë në fund hetimet për dosjen e inceneratorëve dhe për të mos e lejuar kurrë që ai të mbyllë aferën e qindra miliona eurove të shqiptarëve me cironkat e lumenjve në Dibër, duke na dhënë fajtor Alqi Bllakon apo Lefter Kokën.
Në qoftë se nuk i shkohet deri në fund, tek Erion Veliaj apo paratë që ka marrë media, Dritan Prençi nuk ka bërë gjë tjetër veçse një vrimë në ujë dhe nuk meriton të jetë në atë institucion e të paguhet nga taksat e shqiptarëve, të cilët u vodhën nga inceneratorët e që po mbrohen nga një prokuror si ai./ CNA
Risjellim në vëmendjen e opinionit publik sërish prokurorin e SPAK-ut, Dritan Prençin.
Një njeri që për më shumë se 7 vite qëndron mbi dosjet e inceneratorëve. Ne kemi sjellë fakte, prova, kemi thënë a e shikon këtë dokument, a e shikon këtë dosje.
Dritan Prençi është një nga prokurorët e SPAK-ut si shumë të tjerë që ne i kemi mbështetur vazhdimisht, por kur faktet, dokumentet, dosjet dhe materialet na tregojnë se ka problematika, atëherë lindin disa pyetje, lindin disa dyshime.
Dosja e inceneratorëve është dosja e shekullit.
Dritan Prençi e kishte në dorë të tregonte sa profesionist ishte, si hetohet, si investigohet, si zbulohet korrupsioni, sepse hetimet e tij nuk fillojnë thjesht me inceneratorin e Tiranës, por nisin që në Fier.
Dhe, nga Fieri në Tiranë, nëpërmjet personave të njëjtë, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, dhe lidhjeve të tyre politike, klienteliste dhe korruptive, nëpërmjet asaj që në fakt para dy vjetësh u quajt grupi i strukturuar kriminal, ku mungojnë shumë emra.
Dritan Prençi deri tani ka marrë në akuzë dhe ka hetuar disa zyrtarë, nga nivelet e ulëta, pra njësitë e zbatimit të projektit, zyrtarët e poshtëm deri te Lefter Koka, të cilin e kanë bërë si një dardhë boksi për gjithçka, a thua se ishte Lefteri personi përgjegjës për çdo gjë sepse ishte në një ministri që nuk kishte fonde për të tilla koncesione që shkojnë në qindra miliona euro.
Vetëm koncesioni i projektuar i Tiranës në 30 vite do të merrte nga qeveria shqiptare 300 milionë euro, iu shtuan qindra miliona euro të tjera nga depozitimi i mbetjeve të Durrësit, pa shkuar më tej te të ardhurat që do të vinin nga prodhimi i energjisë, nga shitja e materialeve të riciklueshme etj.
Në pak vite rreth 130 milionë euro mori kompania ?IEBV?, kompani kjo e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, e cila mori një koncesion dhe dokumentet Dritan Prençi i ka në të gjitha gjuhët, nga Holanda, në dokumente zyrtare në guaska, në Tiranë te përfituesit, me lidhje direkte dhe indirekte.
Një hetim që po zgjat dhe nuk ka kokë, e në rast se Dritan Prençi mendon se koka mbetet Lefter Koka ky është një hetim që nuk do të mbyllet kurrë, pasi media nuk do të ndalet, ne të paktën do të vazhdojmë dhe do të denoncojmë, se nuk mundet që përgjegjës të jetë një ministër, i cili nuk kishte buxhet. Ai mund të ketë gjynahet e tij, fajet e tij, korrupsionin e tij, por kjo është pjesë tjetër.
Deri më tani përqendrimi është Lefter Koka.
A e bënte dot Lefter Koka pa Erion Veliajn, të cilin e kemi në shkresa që jep miratim në kundërshtim me ligjin dhe me fakte e prova të tjera për shkak se ai është përfituesi dhe ai duhet ta menaxhonte landfillin e Tiranës, në të cilin nuk ekziston inceneratori dhe është në prag të një katastrofe mjedisore. Kështu, zoti e ruajttë Tiranën sepse me atë që ndodhi në Elbasan gjithçka duket si një skenar shumë i frikshëm.
Dhe, përgjegjës për këto situata është dhe vetë prokurori, i cili e ka zgjatur hetimin dhe në fund na ka sjellë dy-tre emra.
Nuk kemi ndonjë ndryshim të madh nga Elbasani, Fieri etj.
Duket se i ka fikur dritat dhe e ka futur dosjen në errësirë.
Ne i kemi sjellë dokumente dhe fakte që ai i di, i ka aty brenda dhe ende nuk janë çuar në gjykatë si prova, ende nuk ka njerëz të tjerë nën akuzë. Dhe, kur Erion Veliaj merret nga kolegët e tij pas një hetimi të shpejtë me 14 akuza për 4 vepra të rënda penale, Dritan Prençi hesht.
As nuk e sheh minimalisht shpërdorimin e detyrës të Erion Veliajt.
Po si mund të jetë i paaftë dikush që ka dosjet e dokumentet dhe i lexon?
Në media janë ngritur aludime, akuza se është takuar me kryebashkiakun e Tiranës.
Ka akuza në publik se ka lidhje me biznesmenë të fuqishëm, oligarkë. Por këto le të ngelen në kuadër të fjalëve, ama ku janë veprat e Dritan Prençit?
A është i paaftë apo i korruptuar, sepse nuk u ka shkuar deri në fund hetimeve për të zbardhur deri në fund skemat përfituese. Sepse janë me mijëra katrorë sipërfaqe pronash të paluajtshme, të cilat Dritan Prençi nuk i ka sekuestruar dhe ne po sjellim një rast që e kemi raportuar sot.
Si ky janë me dhjetëra që janë para të paguara nga qytetarët që më pas të hapeshin gropat, të depozitoheshin dherat dhe të përfitonin pasuri të paluajtshme dhe para pa fund Mirel Mërtiri me Klodian Zoton dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Drejtësi me copa dhe të pjesshme nuk ka. Sidomos po nuk u gjetën paratë dhe po nuk u ndëshkuan bashkëpunëtorët, sepse historia do të përsëritet. Po nuk mori përgjigje media, ata që u korruptuan dhe morën miliona eurot e shqiptarëve, të cilat duhet t?i kthehen buxhetit të shtetit, nga kushdo që janë vjedhur, me çfarëdolloj skeme, nga çdo lloj kompanie, qofshin edhe mediat më të mëdha apo biznesmenët më të fuqishëm në vend.
Deri tani ka ngelur në kuadrin e një njeriu që nuk po bën as më shumë, as më pak, thjesht dhe vetëm po e zgjat në pafundësi hetimin e çështjes së inceneratorëve, e cila në fakt skemën e ka mjaft të mbyllur. Dokumentet Dritan Prençi i ka në dosje, por nuk vepron. Ndoshta dhe nga frika apo paaftësia, por e vërteta është se Dritan Prençi ende nuk i ka dhënë përgjigjen përfundimtare dhe nuk i ka vënë kokën dosjes më famoze, më skandaloze dhe më korruptive si ajo e inceneratorëve.
Edhe pse Elbasanit po i del tymi i zi, Dritan Prençi nuk po u nxjerr dot tym të bardhë hetimeve për Tiranën./ CNA
SPAK-u, Dritan Prençi, inceneratorët dhe b...
“Tentakulat” e Ajola Xoxës deri te landfil...
Rivlerësimi i pronave/ Ja çmimet e referen...
Sa paguajnë shqiptarët për një deputet? 1...
Pse "Kafka" nuk është i nënë Shqiponjës, p...
Çfarë është prokurori i SPAK-ut, Dritan Pr...
Dorëhiqet Komandanti i Gardës së Republikë...
Dokumenti 60 milionë euro që akuzon prokur...
Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda He...
Përgjimet/ “Kemi vetëm 1 ditë kohë”, inske...
CNA nesër të tjera përgjime për Bollinon d...
Përgjimet, “më kanë thënë miq nga PD-ja”/ ...
Zbardhen DETAJET/ Ja përgjimet e Veliajt p...
Seancat në Apelin e GJKKO/ Engert Pëllumbi...
Pse Veliaj kërkoi dyer të hapura për media...
Vendimet e Ols Dados dhe Erjon Banit që e ...
“Merimanga” e Ajola Xoxës/ Bashkia e Tiran...
“Isha me leje lindje, firmosa poshtë sh...
Bushka përdori zyrën e Avokates së Populli...
Miliona lekë nga Abule, TKOB tek Ajola Xox...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...