
Mero Baze është një gazetar i pretenduar, i cili prej 20 vitesh ushqehet me urrejtjen dhe sharjet e tij ndaj PD-së. Ka gjetur strehë te mazhoranca e Edi Ramës që e ka kthyer nga një “brekëgrisur” në një miliarder.
Dikur me një shtëpi me fonde të dhëna nga institucionet e Berishës, qëndronte pranë këtij të fundit si “biri i vetëm”, një mendjendritur që çfarë nuk bënte nga ato që i thoshte Saliu. Atëherë hante bukë duke sharë Ramën apo Nanon.
Të parin edhe më shumë, deri në akuza familjare duke i prekur dhe fëmijët, akuza makabre, të cilat janë ndoshta hapi i parë dhe themeli i një gazetarie të pështirë, të ndyrë, të stilit alla Mero Baze.
Ne e kemi krahasuar me doktor Zeqo Pilafin si mashtrues, me rolin e Cekes në një nga kinokomeditë më të bukura të shkruara dhe të vëna në ekran nga Arjan Çuliqi.
Zeqo Pilafi, një mashtrues që pretendonte se shëronte njerëzit, ndërkohë Mero Baze një mashtrues që pretendon se kontrollon perceptimin publik, opinionin, mendimin, sepse është një kokë e madhe dhe di shumë.
Çdo ditë që kalon, më shumë mësohet vetmia, pleqëria e tij, braktisja, por që Mero e quan krenari se i ka bërë miliarderë fëmijët e tij.
Fëmijët e tij janë milionerë, me hotel, dhjetëra miliona euro prona pasuri. Mero shkruan, sulmon një biznes dhe më pas shkon e blen apartament atje për një copë bukë. Ndërton hotele dhe pasuron fëmijët. Ky është Mero mashtruesi.
Me apo pa cene, me çakërrë apo gagaçë, me fjalë të bukura apo të pista, mashtruesi Mero Baze nesër do të jetë një simbol për fëmijët e tij, të cilët do të quhen djemtë e mashtruesit Mero Baze.
I tillë është. Shkruan dhe mashtron çdo ditë. Një ditë është pro SPAK-ut, ditën e dytë është kundër. Një ditë është këshilltari i Metës, një ditë lumturohet se arrestohet, ditën e tretë bërtet pse e arrestuat dhe pse e dhunuat, kur në fakt e dhunoi policia e qeverisë që do Mero Baze.
Zullumqari, mashtruesi, që në pafytyrësinë e tij mediatike, tashmë me maskën e çjerrë dhe me fytyrën e tij si doktor Zeqo Pilafi, ende nuk tregon dokumentet që ai së bashku me Erion Veliajn kanë akuzuar një prokuror të SPAK-ut, dhe gjithë kohës e kanë pasur target.
Në fakt, e vërteta është se ka pasur një tjetër prokuror në këtë çështje, që emrin e ka Altin Dumani, dhe është zyrtari i parë shqiptar i pritur në nivelin më të lartë në SHBA me ardhjen e presidentit Donald Trump.
Askush tjetër deri më tani, përfshirë kryeministrin, liderin e opozitës dhe minjtë që do Mero Baze nuk kanë mundur të shkojnë në atë lloj niveli.
Por nuk e përmend emrin e tij sepse është një frikacak, është një mbetje mediatike, që lart e poshtë thotë se Erion Veliajn e mban në burg Edi Rama, që lart e poshtë deklaron se Erion Veliaj duhet të flasë, që lart e poshtë ushqehet duke shkruar ca rreshta kundër Saliut, se ende ka ndonjë të "sëmurë mendor" që mund ta marrë sërish seriozisht.
Tashmë fëmijët e tij nuk quhen djemtë e Mero Bazes, por thjesht djemtë e një mashtruesi që është kapur në flagrancë, i cili me të tilla skema, skenarë, mashtrime, shpifje, fyerje, lëpirje ka mundur t’i pasurojë ata, t’i bëjë milionerë. Zgjedhje është dhe kjo. Mund të shkosh të lëpihesh në çdo fundshpinë të mundshme derisa ato mbarojnë dhe përfundon te fundshpina e Erion Veliajt./ CNA
Mero Baze ka ndërtuar imazhin e tij si gazetar kritik,...
Një thënie e famshme e Indro Montanellit thotë: “Një gazet...
Tamam si doktor Zeqo Pilafi, që po të të zinte me dorë...
Nuk mund të qëndronte në heshtje doktor Zeqo Pilafi ynë. K...
Mero Baze ka nisur të shfaqë intrigat e tij, thika pas shp...
Në fakt doktor Zeqo Pilafi kishte qenë thjesht një roje, m...
Kryebashkiaku i Tiranës reagoi në rrjetet e tij sociale në...
Zeqo Pilafi kishte dhe djalin e tij, ashtu siç i ka dy dhe...
Mero Baze, gazetari i oborrit të pushtetit, dikur nxënësi ...
Doktor Zeqo Pilafi, emri i një personazhi shumë të goditur...
CNA tregoi se si Mero Baze përmes shantazheve dhe gjob...
CNA ka vijuar me investigimin në lidhje me pasuritë e një ...
Plaku Mere, që do të ketë një pleqëri të keqe dhe t...
Sot do të sjellim të tjera fakte rreth gazetarit që qelb e...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar në fill...
CNA thellon më tej investigimin për Mero Bazen dhe fam...
CNA zbuloi dhe identifikoi kastravecin e Erion Veliajt...
Një gazetar që qelb erë si Mero Baze ka reklamuar hotelin ...
Kastraveci i Erion Veliajt dhe Mero Bazes, Aldion Baze...
Mero Baze, i njohur me shumë pseudonime, që ne ia përmendi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...