web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kaloi edhe dita e 13-të/ Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin publik, nuk nxjerrin dokumentin me firmën e Ols Dados

30 Gusht 2025, 15:02, Aktualitet CNA

Kaloi edhe dita e 13-të/ Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin

Për të 13-ën ditë me radhë Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin publik, duke mos publikuar kërkesën e prokurorit Ols Dado për shtesë mbi lejen e ndërtimit, ndërsa nuk kemi parë ende as dokumentin me firmën e Ols Dados dhe as refuzimin me firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj. (Kërkesa nuk ekziston, as refuzimi, njësoj si inceneratori i Tiranës).

Po sjellim qëndrimet e Erion Veliajt dhe Mero Bazes për të 13-ën ditë me radhë, në pritje të publikimit të kërkesës nga Veliaj dhe Mero Baze.

Në pikën 135, Veliaj thotë se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.

Kaloi edhe dita e 13-të/ Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin

 

Ndërsa në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erioni e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, sepse, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.

Kaloi edhe dita e 13-të/ Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin

 

Qëndrimi i Mero Bazes

 

Mero Baze thotë se, sipas tij, hetimi ndaj Veliajt është i kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia.

Pra, është e qartë që kemi të bëjmë me një hetim të kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal për të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia, e cila nuk i është realizuar”, thotë Mero Baze, i cili shërben si vegël e kryebashkiakut Erion Veliaj.

 

Kaloi edhe dita e 13-të/ Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin

 

Nëse është kështu, pse nuk e vërteton Mero Baze? Ku e ka dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmë të Erion Veliajt? Pse nuk e nxjerr?/ CNA





Lajmet e fundit nga