web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot, dita e 12-të/ Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin publik, nuk nxjerrin dokumentin me firmën e Ols Dados

29 Gusht 2025, 14:07, Aktualitet CNA
Sot, dita e 12-të/ Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin publik, nuk
Erion Veliaj dhe Mero Baze

Ndonëse sot bëhen plot 12 ditë, Erion Veliaj dhe Mero Baze vijonë mashtrimin publik, duke mos publikuar dokumentin me firmën e Ols Dados ku sipas pretendimeve të tyre prokurori kishte kërkuar një shtesë mbi lejen e ndërtimit.

Pas pretendimeve, Erion Veliaj dhe Mero Baze ende nuk kanë arritur të vërtetojnë pretendimet e tyre dhe nuk nxjerrin dokumentin me firmën e Ols Dados për lejen dhe refuzimin me firmën e Veliajt.

Sipas Veliajt dhe Mero Bazes, Ols Dado i kreu hetimet për “hakmarrje” dhe është në konflikt interesi, por kanë kaluar 12 ditë dhe ende nuk po shohim dokumentin me firmë dhe refuzimin me firmë.

Pra, as pas 12 ditësh, Veliaj dhe Baze nuk po e publikojnë dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e Erion Veliajt (Kërkesa nuk ekziston, as refuzimi, njësoj si inceneratori i Tiranës).

Qëndrimi i Erion Veliajt

Në pikën 135, Veliaj thotë se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.

Sot, dita e 12-të/ Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin publik, nuk

Ndërsa në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erioni e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, sepse, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.

Sot, dita e 12-të/ Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin publik, nuk

Pse Erion Veliaj nuk e nxjerr dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e tij?

Qëndrimi i Mero Bazes

Mero Baze thotë se, sipas tij, hetimi ndaj Veliajt është i kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia.

“Pra, është e qartë që kemi të bëjmë me një hetim të kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal për të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia, e cila nuk i është realizuar”, thotë Mero Baze, i cili shërben si vegël e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sot, dita e 12-të/ Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin publik, nuk

Nëse është kështu, pse nuk e vërteton Mero Baze? Ku e ka dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmë të Erion Veliajt? Pse nuk e nxjerr?

12 ditë ikën, po vjen e 13-ta dhe ende asgjë nga Erion Veliaj dhe Mero Baze, as dokumentin me firmën e Ols Dados dhe as refuzimin me firmën e kryebashkiakut./ CNA

 





Lajmet e fundit nga