Emrat-Kush janë katër kandidatët që kërkojnë vendin e Dumanit
SPAK-u në fund të vitit pritet të ketë një drejtues të ri,...

Policia e Shtetit hap aplikimet për pranim në Policinë e Shtetit, për 402 funksione të rolit bazë, për ata shtetas që kanë përfunduar arsimin e mesëm.
Janë miratuar 402 kuota të lira, nga këto 52 u takojnë konkurrentëve që janë shpallur fitues nga aplikimi i fundit dhe ishin në listë pritjeje, ndërsa 350 kuota u takojnë konkurrentëve të kësaj faze.
Aplikimet janë të hapura nga data 01.09.2025 deri më datë 21.09.2025. Po ashtu ka renditur dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.
KRITERET PËR APLIKIM
Çdo shtetas që plotëson kriteret e mëposhtme, ka të drejtë të aplikojë pranë drejtorive vendore të Policisë ku ai ka vendbanimin e përhershëm:
•të jetë shtetas shqiptar;
•të jetë jo më shumë se 30 vjeç;
•të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;
•të ketë përfunduar arsimin e mesëm (nuk përjashtohen shtetasit që kanë përfunduar arsimin e lartë);
•të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
•të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
•të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
•të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
•të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
•të plotësojë kriteret e besueshmërisë dhe të integritetit.
DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM
Shtetasit që shprehin dëshirën për t’u pranuar në Policinë e Shtetit, duhet të dorëzojnë pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në drejtoritë vendore të Policisë, jo më vonë se data 21.09.2025, formularin e aplikimit të plotësuar, së bashku me dokumentacionin e mëposhtëm:
•formularin e vetëdeklarimit për punësim në strukturat e Policisë;
•formularin e dekriminalizimit;
•fotokopje të kartës së identitetit;
•diplomë të shoqëruar me listë notash, që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm (të noterizuara);
•fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
•certifikatë të gjendjes gjyqësore;
•certifikatë familjare;
•skedën mjekësore (formular tip);
•vërtetim nga gjykata që nuk është në gjykim për vepër penale;
•vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;
•vërtetim nga SPAK-u, që nuk është objekt hetimi;
•mandat pagesën e tarifës së aplikimit, i cili merret në drejtorinë vendore të Policisë.
FAZAT QE KALOJNË APLIKANTËT PËR PRANIM
Për pranimin në polici, aplikantët duhet të kalojnë me sukses sipas rendit zbritës fazat e mëposhtme:
a)aplikimi;
b)verifikimi dhe shqyrtimi i dokumentacionit;
c)kontrolli shëndetësor;
d)testimi me shkrim;
e)testimi fizik,
f)intervista me gojë;
g)verifikimi i besueshmërisë dhe i integritetit, dhe marrja e gjurmëve të gishtave.
Aplikanti skualifikohet dhe ndërpret procesin e konkurrimit në çdo fazë të tij nëse:
a)nuk aplikon brenda afatit të përcaktuar;
b)nuk dorëzon në kohën e aplikimit dokumentacionin e kërkuar;
c)nuk plotëson kriteret e përcaktuara për t’u pranuar si aplikant;
d)ka deklaruar të dhëna të rreme apo ka paraqitur dokumente të falsifikuara;
e)rezulton përdorues droge;
f)rezulton të ketë varësi nga alkooli;
g)nuk kalon kontrollin shëndetësor;
h)nuk paraqitet në kohën e caktuar në njërën nga fazat e konkurrimit;
i)nuk vlerësohet me të paktën 50% të pikëve në secilën prej fazave të konkurrimit.
ANKIMIMI
Çdo aplikant ka të drejtën e ankimit për çdo fazë të procesit.
Ankimimi bëhet nëpërmjet e-mailit, në adresën [email protected], brenda 2 ditëve nga data e njoftimit për secilën fazë të procesit. Komisioni i Ankimimit njofton aplikantin brenda 5 ditësh punë, në lidhje me vendimin e marrë.
KU MUND TË GJENDEN FORMULARËT PËR APLIKIM?
Formulari i aplikimit, formulari i vetëdeklarimit, formulari i dekriminalizimit dhe skeda mjekësore shkarkohen nga faqja zyrtare e Policisë së Shtetit ose merren fizikisht pranë drejtorive vendore të Policisë. Dokumentacioni i plotësuar dorëzohet pranë drejtorive vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm, brenda datës 21.09.2025.
SA ZGJAT TRAJNIMI?
Aplikantët të cilët kalojnë me sukses të gjitha proceset e pranimit, shpallen fitues nëse janë të renditur brenda kuotave të shpallura për konkurrim.
Aplikantët fitues i nënshtrohen trajnimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë për një periudhe 9-mujore (6 muaj trajnim teorik dhe 3 muaj praktikë pranë strukturave policore).
A ËSHTË I GARANTUAR PUNËSIMI?
Çdo aplikant i cili përfundon trajnimin pranë Kolegjit Profesional të Formimit Policor, në Akademinë e Sigurisë, emërohet menjëherë pranë strukturave policore ku ka kryer aplikimin.
Policia e Shtetit fton të rinjtë dhe të rejat që të aplikojnë, duke iu garantuar një proces konkurrimi transparent dhe të paanshëm, sipas parimeve të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritokracisë./ CNA
SPAK-u në fund të vitit pritet të ketë një drejtues të ri,...
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro,...
Komisioni i Pastërtisë së Figurës dhe Pasurisë mblidhet pë...
Mes debateve të ashpra është zhvilluar mbledhja e Këshilli...
Ministria e Mbrojtjes ka zbardhur detaje nga situata e zja...
INSTAT ka publikuar të dhënat në lidhje me numrin e akside...
Projektligji i ri për PPP-të dhe koncesionet është paraqit...
Pas sinjalizimeve mediatike, Autoriteti Kombëtar për Sigur...
Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me aludi...
Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik projek...
Universiteti i Tiranës vijon të mbetet institucioni kr...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar p...
Autoriteti i Dosjeve, në bashkëpunim me Universitetin “Lui...
Kapitali Axhenda e Edi Ramës ka qenë e ngjeshur me takime d...
Këtë të enjte në Shkodër është mbajtur simpoziumi shk...
Vatra e zjarrit që u përhap mesditën e sotme në fshatin Br...
Ende asnjë “gjurmë” nga Erion Veliaj dhe Mero Baze. Kanë k...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas akuzave të Pres...
Policia e Shtetit ka vijuar hetimet për parandalimin dhe g...
Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetim...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...