web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plaku Mere kërcen nga belaja

18 Gusht 2025, 21:40, Plaku Mere CNA

Plaku Mere kërcen nga belaja

Mero Baze, i njohur me shumë pseudonime, që ne ia përmendim shpesh, si ‘Merhum Këllira’, ‘Ymer Çorapja’, ‘Mero Spiuni’, e të tjera, pa përmendur edhe disa të tjera, ka bërë sot një editorial të gjatë, kuptohet, në mbështetje të Erion Veliajt, pas dokumentit të tij prej 77 faqesh, ku kishte shkruar më shumë se qindra budallallëqe, që nga akuzat se prokurori i çështjes na qënka vetëm një person: Ols Dado. Pra sipas Meros është "çmendur" një prokuror dhe ka futur në burg kryebashkiakun e Tiranës dhe jep urdhra ti sulmojnë Meros femijët. Fiks mendja e sëmurë e të mjerit të vetmuar.

Më spektakolarja e së gjithës, pasi kur mbaron Erioni fryrjen e tullumbaces, i fryn nga pas edhe Mero. Se kjo është ‘perla’ e kësaj historie.

E vërteta është që nuk ka dy prokurorë të çështjes, por një.

Po me Altin Dumanin çfarë do të bëjnë? Se të gjitha aktet janë firmosur nga të dy, edhe hetimet janë bërë nga të dy. Por e lejmë këtë pjesën e Ols Dados. Ra i pari po i dyti?

Ka qarë dhe është mërzitur shumë Mero i shkretë, se i kanë sulmuar djemtë!

Në fakt, CNA nuk i ka sulmuar djemtë, ka filluar vetëm shkrimet e para javë më parë, sot kemi sjellë për një nga djemtë e rritur të palaços Baze dhe meqë Mero e do përgjigjen publikisht, ky këllirë, shpifësirë dhe fytyrë e ndyrë e medias shqiptare, atëherë edhe ne po ia themi publikisht:

Do të vazhdojmë e do të shkruajmë, raportojmë për djemtë e tij, që nuk janë fëmijë, por të rritur, e që kanë përfituar prona dhe qindra miliona lekë nga pushteti i socialistëve, dhe që Mero është paguar me qindra miliona lekë nga vëllai i Erion Veliajt dhe nga korrupsioni, paratë e koncensioneve e aferave të pushtetit në Shqipëri.

Tani Mero mund të mërzitet sa të dojë!

Mund të ndihet krenar kur i thotë Ylli Rakipit: “Terrorist”. Apo ndoshta duhet t’i kujtohet miku i tij i ndjerë Sokol Olldashi që i thoshtë: “Do kesh një pleqëri shumë të keqe dhe të vetmuar”.

Ndoshta i kujtohet sesi sulmon fëmijët e kujtdo që i del përpara, thjesht e vetëm që të tjerët të heshtin, se ‘terroristi nuk ka limite, hyn në shtëpi’. Ndërkohë që po flasim për sulme ndaj fëmijëve.

A i kujtohet Mero Bazes se çfarë ka shkruar për Gregor Ramën? Sesi nxirrte letrat e djalit të kryeministrit Edi Rama sot në detyrë.

A i kujtohet kujt sesi është marrë me fëmijë, me të mitur, duke akuzuar, duke u sjellë si terrorist i pamëshirë se janë të sëmurë mendorë, autikë apo kanë probleme.

Në fakt, nuk flet as për gagaçët, as për çakërrët e tij milionerë. Do flasim ne pa ndalim.

Është shqetësuar se i kanë sulmuar fëmijët. Ata janë të rritur, nuk janë fëmijë dhe janë problematikë për deklarim taksash, përfitim pasurish. Dhe në rast se ka njëri që duhet hetuar, i pari është Mero Baze dhe fëmijët e tij, pasi në një periudhë të shkurtër kanë krijuar pasuri me dhjetra miliona euro, se pagesat ndaj tij nuk janë thjesht reklama, janë edhe të tjera.

Pavarësisht se na nderon shumë kur thotë se kemi shumë pushtet ne si CNA, që na paguajnë ministrat socialistë, që jemi bashkëpunëtorë të SPAK-ut, qenkemi në pushtet, qenkemi shumë të rëndësishëm.

Por këtë shkrim nuk e bëmë për këto që ai shkruan, se duket që është në atë pleqërinë e tij të mjerë, ‘Plaku Mere’, biri i keqedukuar i Sali Berishës, e shkruajmë për t’i thënë se sot nuk i kemi sulmuar fëmijët, por kemi filluar shkrimin e parë për një nga djemtë dhe ditë pas dite, nesër, pasnesër, 1, 2, 5, 100 ditë të nesërme me shkrime pa ndalim për çdo qindarkë, një hetim të plotë pasuror për Mero Bazen, fëmijët e tij, familjarët, për ata që ka punësuar, si është pasuruar.

E theksojmë edhe një herë se fëmijët e tij janë të rritur, nuk janë fëmijë të mitur, siç ka qenë Gregori i Edi Ramës dikur, kur e akuzonte Mero Baze.

Do t’i sjellim dhe ato shkrime të atëhershme. Me një punë voluminoze, kemi nxjerrë nga biblioteka dhjetëra apo qindra shkrime të tjera.

Ditë pas dite, qëllimi ynë është një dhe vetëm një, të ndalojmë çdo terrorist mediatik, çdo fëlliqësirë gjobaxhi, hajdut e maskara që është lëpirë sa në prapanicën e Saliut aq në allatet e Edi Ramës, për të pasuruar veten dhe familjen, që është pa moral, i padenjë, pa dinjitet, i pakarakter, i palimit.

S’ka lënë fëmijë pa prekur. Ndoshta i shijon kur e lexon këtë shkrim, por më shumë do t’i shijojnë shkrimet tona të përditshme për këtë llum, për këtë fundërrinë, për këtë gjobaxhi, për këtë jashtëqitje të ndyrë pushteti, që tani që Edi Rama po e hedh në kosh të plehrave qan, qurravitet, për të shpëtuar një të korruptuar nga burgu, duke mashtruar, duke krijuar gënjeshtra.

Vërtet, koha vonon, por nuk harron dhe drejtësi në Shqipëri do të ketë! Si për Erion Veliajn dhe për të mjerët e tij, që ndoshta i ka përmjerë më shumë zdromsi./CNA 

 

 





Lajmet e fundit nga