web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mero Baze, Zeqo Pilafi i medias në Shqipëri

CNA ka sjellë një sërë materialesh për Mero Bazen në versionin e doktor Zeqo Pilafit. Sot media shqiptare ka Zeqo Pilafin e saj, një personazh që nuk do t’i shkonte askujt tjetër më shumë sesa Mero Bazes. Mero Baze, i njohur si Plaku Mere dhe një sërë pseudonimesh të tjera, është vërtet një doktor Zeqo Pilafi i medias në kohën tonë, një mashtrues publik dhe manipulator i pandalshëm. CNA ditë pas dite ka nxjerrë materiale dhe investigime që tregojnë se si Mero Baze përmes shantazheve, gjobave dhe vënies në dispozicion si vegël në duart e pushtetit ka përfituar pasuri marramendëse si për vete ashtu dhe fëmijët e tij. Apartamente, garazh, hotel, godina 10-katëshe buzë detit Jon, mbi 10 mijë metër katrorë truall në Ksamil e shumë e shumë prona të tjera, të cilat do t’i përkasin një tjetër investigimi, i ka përfituar Mero Baze alias Zeqo Pilafi i medias në Shqipëri. Më poshtë do të lexoni disa nga materialet e publikuara nga CNA për mashtruesin Mero Baze alias doktor Zeqo Pilafi.

5 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Mashtruesi Zeqo Pilafi, në pleqërinë e tij të mjerë

Mero Baze, Zeqo Pilafi i medias në Shqipëri
Foto ilustruese

Tamam si doktor Zeqo Pilafi, që po të të zinte me dorë, thjesht i vdiste pacientët e tij. Ka pasur shumë rreth e rrotull, berberë, xhixhra, me suadhe, pa suadhe, me flokë, pa flokë, me tutkall, pa tutkall.

Të gjithë kanë qenë viktima të një Zeqo Pilafi që e ka emrin Mero Baze, të cilit ne i kemi treguar gjithçka, vila, pasuri të përfituara duke u sjellë njësoj si Zeqo Pilafi, diku me mashtrime, sulme, me shkrime.

Nuk ka një të dytë më Zeqo Pilafi sesa Mero Baze. Faktet i keni në shkrim, i gjeni të renditura këtu më poshtë, se si njeriu që ?ka alergji nga uji?, jo vetëm ?gazetari që qelb erë?, sipas Indro Montannellit, por që në korridoret e PD-së dikur kur kalonte, njerëzit largoheshin se kundërmonte aroma e tij e të palarit.

Tani me Ramën ndoshta i kanë dhënë ndonjë shampo dhe kanë filluar e fusin më shpesh të lahet, por nuk ka vlerë. Këllira nuk hiqet nga Mero, sepse e ka të zezën në shpirt. Siç i thoshte dikur një mik i ndjerë si Sokol Olldashi, se ai do të kalonte një pleqëri të vetmuar, të dhimbshme dhe shumë të keqe.

E tillë po i ndodh doktor Zeqo Pilafit, që për vite e vite mashtroi dynjanë, punoi si roje dhe gardist i politikës.

Çfarë nuk mashtroi, shpiku dhe gënjeu për të ndenjur në treg, për t?u pasuruar, për t?u kthyer në një miliarder, me dhjetëra apartamente dhe vila.

Me hotel, troje, prona dhe pasuri për të cilat në fakt Zeqo Pilafi i sjell në mënyrë perfekte nga Arian Çuliqi, nuk ka të krahasuar me këtë Zeqon tonë.

Ai i Çuliqit ishte doktor, kurse Zeqo Pilafi ynë i ka perfeksionuar mësimet e tij, sepse ka qenë nxënës i Saliut, nxënës i Edit, megjithëse tani në pleqërinë e tij të dhimbshme dhe të vetmuar është katandisur roje i Erion Veliajt./ CNA

9 MUAJ ME PARE

Doktor Zeqo Pilafi na tregon si zgjidhet çështja e aeroportit të Vlorës

Mero Baze, Zeqo Pilafi i medias në Shqipëri

Nuk mund të qëndronte në heshtje doktor Zeqo Pilafi ynë. Kuptohet, fjalën e kemi për Mero Bazen, një mashtrues publik. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga doktor Zeqo Pilafi, i shkruar aq bukur dhe vënë në skenë nga Arian Çuliqi.

Dje doktor Zequa ynë është rrekur të na tregojë se si zgjidhet çështja e aeroportit të Vlorës, cilat ishin problematikat, si kishin filluar ato etj., etj.

Së pari, gjente qasjen e medias që e kishte denoncuar, të ?Kapitalit? të Klodian Tomorrit, e quante direkt media opozitare. E bënte me Saliun, siç ka qenë dhe vetë, aty mësoi ligësitë. Megjithëse Klodian Tomorri është një nga gazetarët më të mirë të ekonomisë dhe ka ndërtuar një media, një portal, me një qëndrim krejt tjetër, me profil të mirëfilltë ekonomik, në rast se ti i nxjerr aferat pushtetit dhe qeverisë, je opozitar. Nuk je media për Meron, je opozitar. Në fakt, detyra e medias është të jetë në opozitë, jo si Mero që lëpin fundshpinën e pagatorit të tij Veliaj.

Nejse, s?ka faj doktor Zeqo Pilafi ynë, siç e kemi thënë ne, në vetminë e tij dhe pleqërinë kaq të parakohshme dhe të dhimbshme gjëra të tilla do të thotë.

Le t?i hyjmë thelbit. Kishte bërë një shkrim të gjatë, ku na thoshte se qeveria duhet ta marrë në kontroll urgjent aeroportin e Vlorës dhe të ndërhyjë te kontratat që kanë bërë palët. Idiotësi më e madhe nuk është dëgjuar kurrë.

 

Mero Baze, Zeqo Pilafi i medias në Shqipëri
Shkrimi i Mero Bazes

 

Në Vlorë ka një koncesion, njëra palë ka pretendime ndaj palës tjetër. Ata duhet ta zgjidhin me njëri-tjetrin. Në rast se ka kontrata, në mirëbesim, siç thotë doktor Zeqo Pilafi, ato nuk janë ligjore, nuk vlejnë asnjë lekë.

Kontratat ligjore çohen dhe regjistrohen në QKB. Në rast se qeveria kur ka firmosur kontratën, ka lënë hapësira që të ketë abuzime, patjetër që mund të ndodhin.

Por nuk mund të akuzohet as media që e publikoi, pasi gjithçka rezultoi e vërtetë, pra që ka një problematikë të madhe mes dy palëve aksionere.

Nga ana tjetër, nuk mund të fusë turinjtë Zeqo Pilafi për të marrë ndonjë llokmë në xhepat e tij, duke u bërë pjesë e njërës palë apo tjetrës për t?i dhënë zgjidhje nëpërmjet ?shkopit magjik? të pushtetit.

Nuk e pamë ta kishte këtë qasje Zeqo Pilafi ynë, për çështjen e inceneratorëve për shembull, kur dolën disa kompani të huaja. Më pas ato u zhdukën dhe dy bashibozukë shqiptarë u vërsulën dhe morën 120 milionë euro vetëm për landfillin e Tiranës nga taksat e qytetarëve dhe pagesat e biznesit në kryeqytet. Nuk foli asnjë llaf.

Nuk foli për koncesionin e sterilizimit, ashtu sikundër nuk ka folur për ?check up?-in, nga ku ka marrë pagesa.

Nuk flet për abuzimet në Bashkinë e Tiranës, nuk flet për skandalet dhe aferat e pushtetit, por gjen opozitarë e i çifton me Berishën, ata të cilët me të drejtë i ndezin sirenën e verdhë qeverisë, duke i dhënë alarmin se po gabohet, po vidhet, po abuzohet.

Në fakt, Zeqo Pilafi nuk mund të bëjë gjë tjetër, ai atë do. Sa më shumë pacientë, që t?i kurojë mjeshtërisht siç di vetëm ai. Dje na tregoi se çështjen e aeroportit të Vlorës dhe përplasjen mes dy aksionerëve duhet ta zgjidhë ?shkopi magjik? i pushtetit.

?Tutkall me barut? e ka recetën doktor Zeqo Pilafi ynë, që t?i dalin flokët. Mjafton ta shikoni për ta kuptuar sa vlejnë recetat e doktor Zeqo Pilafit tonë./ CNA

 

9 MUAJ ME PARE

Roja ynë Zeqo Pilafi alias Mero Baze dhe Koço Kokëdhima

Mero Baze, Zeqo Pilafi i medias në Shqipëri

Në fakt doktor Zeqo Pilafi kishte qenë thjesht një roje, me një profesion shumë fisnik. I tillë ka qenë dhe Mero Baze gjatë pushtetit politik të këtyre 30 viteve.

Roja i parë i Saliut, më pas u kthye në roje i Edi Ramës, roje i Ilir Metës dhe tani është katandisur roje i Erion Veliajt. Mjafton që doktor Zeqo Pilafi të fitojë para.

Nga Veliaj ka marrë qindra mijëra euro. CNA e ka raportuar dhe mund ta lexoni (KËTU). Nga pushteti mjafton të shohim pasurinë përpara 2013 dhe tani që është miliona e miliona euro. Nga roje në doktor mashtrues si Zeqo Pilafi.

Vetëm nga agjencia e vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, dyshohet se ka marrë 400 mijë deri në 500 mijë euro, sipas të dhënave të nxjerra nga Tatimet dhe pa folur këtu për çantat e tjera, paratë dhe përfitimet nga pushteti. Fakti janë pronat dhe pasuritë e çmendura të Zeqos dhe fëmijëve të tij.

Doktor Zeqo Pilafi ynë zëvendëson Koço Kokëdhimën

E ka Zeqo Pilafi, e ka dhe atë që lag. Fatkeqësisht ata që lagin janë kryetarët e bashkive të jugut, që shkojnë në Peshtan, në një nga vilat luksoze të Mero Bazes, pra të doktor Zeqo Pilafit tonë, ku thuhet se kanë shkuar të gjithë me radhë, edhe biznesmenë, edhe ministra, edhe kryetarë bashkish. Aty ndahet byreku i jugut.

Doktor Zeqo Pilafi është kthyer në një Koço Kokëdhima i dytë në jugun e Shqipërisë.

Të parin e luftoi vetë për t?i zënë vendin, tashmë duket se e ka zëvendësuar. Dhe këtë e deklaron me krenari doktor Zeqo Pifafi ynë që thekson se nuk pjerdh për kryebashkiakët e jugut se i ka vënë vetë.

Le të kruhet kujt ia mban nga ministra e ish-ministra, deputetë, zyrtarë institucionesh që i ?ther? doktor Zeqo Pilafi, një mjek i shkëlqyer dhe mashtrues popullor./ CNA

 

9 MUAJ ME PARE

Zeqo Pilafi me fëmijët milionerë

Mero Baze, Zeqo Pilafi i medias në Shqipëri

Zeqo Pilafi kishte dhe djalin e tij, ashtu siç i ka dy dhe Mero Baze, t?i ketë me shëndet me gjithë problemet e vogla të deformimeve që vijnë nga doktor Zequa ynë. (LEXO KETU)

Mero Baze, Zeqo Pilafi i medias në Shqipëri
Sejfulla Myftari, në rolin e doktor Zeqo Pilafit

Njërin më të pasur se tjetrin, që i shkolloi me qindra e mijëra paund në Angli, me paratë që ka marrë nga xhepat e shqiptarëve, nga taksapaguesit shqiptarë, për t?i shkolluar nëpërmjet fondeve të dhëna nga qeveria apo përfitimet e koncesionarëve të qeverisë.

Shembulli i kësaj pjese është Aldion Baze. Ky i fundit është ?bekuar? nga Lindita Nikolla kur ushtronte detyrën si ministre e Arsimit me rreth 50 mijë paund për të studiuar Master në një nga universitetet më të njohura në Londër.

Si të mos mjaftonte kjo, Aldion Baze u fut edhe në Bashkinë e Tiranës si drejtor, pikërisht falë babait të tij që shërben edhe sot si vegël e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Pa folur për lekët e tjera, për shumat e majme që kanë pasuruar Mero Bazen dhe fëmijët e tij me prona, pra pasuri të paluajtshme, që shkojnë deri në hotele me vlera deri në 10 milionë euro. (LEXO KETU)

Hotele të ndërtuara me një grusht parash, me një kredi minimale. Me dhjetëra mijëra metra katrorë troje, të blera me një çmim qesharak, me vlerë rreth 2-3 euro metrin katror dhe ku, në Ksamil.

Ky është rasti i djalit tjetër të Mero Bazes, Regon Baze. Regoni është bërë me prona në kulmin e pandemisë me apartament dhe garazh në të njëjtin pallat, ndërtuesin e të cilit e sulmonte babai i tij, Mero Baze, përmes shkrimeve të tij në gazetën ?Tema?.

Më pas u zbulua një tjetër pasuri. Regon Baze kishte blerë me një çmim qesharak mbi 10 mijë metra katrorë truall në Ksamil, ku u ndërtuar më pas hoteli.

Ky është Mero Baze në versionin Zeqo Pilafi me fëmijët milionerë./ CNA

 

9 MUAJ ME PARE

Mero Baze, si doktor Zeqo Pilafi

Mero Baze, Zeqo Pilafi i medias në Shqipëri

Doktor Zeqo Pilafi, emri i një personazhi shumë të goditur të humorit nga skenaristi dhe regjisori Arjan Çuliqi, është sjellë si rol nën aktrimin perfekt të Sejfulla Myftarit, të madhit Ceke të Beratit, që ka sjellë një personazh grotesk, një mashtrues që çfarë nuk bën për të fituar para, pjesë e një realiteti të hidhur shqiptar, të një roje që gdhihet doktor.

?Gjithë fajet i ka paraja? është një telekomedi që na sjell Zefo Pilafin e vërtetë të kohëve tona, në shumë fusha të jetës, por edhe në media.

Mero Baze, Zeqo Pilafi i medias në Shqipëri
Sejfulla Myftari, në rolin e doktor Zeqo Pilafit

Zeqo pilafi ynë

Sot media shqiptare ka Zeqo Pilafin e saj dhe ky profil më shumë se kujtdo tjetër do t?i shkonte Mero Bazes, i njohur me shumë emra, pseudonime, sharje që i bëhen rëndom, por Mero nuk e ka problem këtë pjesë.

Ai është vërtet një doktor Zeqo Pilafi i medias në kohën tonë, një mashtrues publik dhe manipulator i pandalshëm. Së shpejti ka edhe 20-vjetorin që ha bukë duke sharë ?babain? e tij shpirtëror, Saliun, që e mësoi dhe edukoi të jetë një doktor Zeqo Pilafi i vërtetë.

Zeqo Pilafi ka dhe pacientët e tij, me radhë, nga i pari tek i fundit, që i shohim nga sponsorët te çdo ?viktimë?. Nga ai që lag tek ata që shohin ëndrra me makthe dhe deri tek ata që përdorin tutkall me barut për të rritur flokët. I ka rreth e rrotull dhe i ka krijuar klientët e tij, me gjobat, shpifjet dhe sharjet apo mashtrimet publike.

Zeqo Pilafi dhe Mero mashtruesi

CNA ka publikuar në mënyrë të përsëritur, një material që tregon se si një pronë, e cila vlente nga 200 mijë deri në 300 mijë euro, në qendër të Tiranës, në ish-Bllok, është blerë për një copë bukë nga Mero Baze, pasi sulmoi ndërtues, pasi sulmoi Lulzim Bashën, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Tiranës, për lejen. Më pas shkoi dhe e bleu atë, dy apo tri herë më lirë se çmimi i tregut.

Historia është e tillë.

Në prill të vitit 2015, Mero Baze publikoi një shkrim në të cilin sulmonte dhe akuzonte Lulzim Bashën, për kohën kur ky i fundit ishte kryebashkiak, për ndërtimin e një pallati në kryeqytet.

Në artikull shkruhej: ?Basha leje për një pallat të paligjshëm në Bllok para se të largohet?.

Çfarë ndodhi?

Në apartamentin e ndërtuar nga kompania ?LID?, të cilën Mero Baze në 2015 e sulmonte, sot ushtrojnë aktivitetin e bizneseve Mero Baze dhe djali i tij, Regon Baze.

Skema është e qartë, Mero Baze sulmon biznesin, ndërtuesin dhe më pas blen një apartament në emër të djalit për 1000 euro metrin katror. Ndërkohë që në atë zonë vlera e një prone është 2 deri në 3 herë më shumë.

Apartamenti në pronësi të djalit të Mero Bazes, së bashku me garazhin, vlerësohen nga 300 deri në 400 mijë euro.

Në prill të vitit 2020, pasi e ka sulmuar biznesin, ka blerë për ?një copë bukë? apartamentin dhe garazhin, që rezultojnë në pronësi të djalit të tij, Regon Baze.

Nga të gjitha të dhënat e siguruara lindin dyshimet që kemi të bëjmë me gjobëvënie. Sulmohet një biznes, anatemohet, kërkohet t'i bllokohet leja e ndërtimit, pikërisht në këtë pallat shkojnë dhe strehohen Regon Baze dhe babai i tij, Mero Baze.

A nuk është kjo një gjobëvënie? A nuk është kjo t?i marrësh para dikujt në një formë tjetër, siç doktor Zeqo Pilafi trajtonte Xhixhin e tij? Yp Xhixhi, thoshte Zeqo Pilafi, yp Mero biznesmenit.

VIJON...../ CNA

 





Lajmet e fundit nga