
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ishte e pritshme që Mero Baze, të cilin ne e quajmë Plaku Mere, për pleqërinë e tij të vetmuar dhe lajthitjet e shumta që shkruan, të dilte me një qëndrim.
Patjetër që do të dilte, do ta shpallte fitore të madhe, do t’i jepte krahë. Gjithsesi, nuk pritej ndonjë çudi e madhe.
Në fakt, ai ka shkruar një perlë të radhës, në lajthitjen e tij. Erion Veliaj, thotë Mero, duhet të hetohet dhe gjykohet, por i lirë dhe në detyrë. Kuptojeni Mero Bazen tani.

Erion Veliaj ishte duke prishur provat. Klotilda Bushka thërriste një vajzë për t’i ndërruar telefonin. Këtej matanë çfarë nuk thuhej në media, çfarë nuk shpikej për prokurorët. Sulmoheshin, anatemoheshin, akuzoheshin.
Ai prandaj është në burg, sepse po prishte provat dhe nuk mund të qëndronte në detyrë. A do një hetim të hapur, siç thotë Mero, transparent dhe të mbikëqyrur çdo ditë nga institucionet? Po patjetër.
Mjaftonte që Erion Veliaj të jepte dorëheqjen nga kryetar bashkie, vihej në dispozicion të drejtësisë, të hetohej në gjendje të lirë, siç tha, si kryetar bashkie, mos të prishte provat. Se nuk duket se mund ta arrestonin, por me akuzat që kishte, me 9 fakte të provuara për korrupsion, me pastrim të produkteve të veprës penale, me fshehje pasurie, zor se e mbante kush të lirë.
Por minimalisht, nëse do të kishte dhënë dorëheqjen, është e logjikshme që mund të ndiqej në gjendje të lirë, sepse s’qe në detyrë, nuk kishte çfarë provash të prishte.
Budallallëku tjetër dhe më perla e Meros është që na duhet hetim i hapur, transparent dhe i mbikëqyrur nga institucionet, por pa shfuqizuar vullnetin sovran të qytetarëve.
Tani si është një hetim transparent dhe i mbikëqyrur nga institucionet?
Pra, të mblidhte provat prokuroria dhe t’i tregonte, t’i nxirrte në mexhlis, t’i shikonte Mero Baze.
Të shkonte të bënte kontrolle, të mblidhte prova dhe për këtë të merrte me vete Meron, Carlo Bollino-n, mediat e inceneratorëve, kamerat e “Top Channel”-it e të shkonin atje bashkë dhe ta shikonin me transparencë të plotë si i bënin kontrollet oficerët e BKH-së, si kontrollonin prokurorët, si i gjenin provat, si e kopsisnin dosjen të ishte transparente, e në rast se nuk kishin forcë këta të shkonin le të shkonin disa institucione të tjera, të ndiqnin nga pas prokurorët, t’i kontrollonin si mblidhnin provat, imagjinoni ku ka shkuar budallallëku i Mero Bazes që nuk ka limit, se çmenduri nuk mund të quhet më.
Pra, të hetohet i lirë një njeri që prishte provat dhe të gjykohej në detyrë, të ishte kryetar bashkie. Pse e kërkon Mero këtë?
Se normalisht duke qenë kryetar bashkie, duke qenë në detyrë, prish provat, ushtron influencë, ndërhyn në gjykata, godet drejtësinë, siç bën Erion Veliaj.
Ai edhe nga burgu, sulmonte, mashtronte dhe shpifte për prokurorët dhe gjykatësit. Të mos harrojmë se çfarë shkruan për Erjon Banin, çfarë thanë për Ols Dadon. Sot pas gati 2 muajsh nuk po e nxjerrin ende dokumentin që na thanë se kishte kërkuar shtesë lejeje Ols Dado.
Dokumentin s’e kanë nxjerrë. As kërkesën e Olsit e as refuzimin Erionit. Çfarë s’i bënë Erjon Banit, grek, spiun, ushtarë, të korruptuar.
Po gjyqtarin tjetër të Apelit,Engert Pëllumbit që i shkuan deri në fyerje për fizikun e tij. I bënin kur Erioni ishte në burg njerëzit e tij, pa folur për dirigjencat që pamë në përgjim.
Po ai në burg dhe bëri namin, jo në detyrë. Pra, gjykata e ka futur, në fakt, brenda dhe ka shqyrtuar dosjen në themel për të gjitha faktet dhe e ka gjetur në të gjitha nivelet si të drejtë arrestimin e Erionit.
Por Mero do hetim të hapur, ta shikojë dhe Mero, ta shikojnë dhe mediat e inceneratorëve, ata të inceneratorit që nuk ekziston apo mundësisht dhe drejtorët e dosjes “5D” të shkonin dhe të shihnin transparencën e mbledhjes së provave, s’prish punë.
Shumë në rregull ishte ajo punë. Dhe Meros i bëhej qejfi dhe Erionit i bëhej qejfi dhe as gjykata, as prokuroria, as politika, nuk kishin pse të mërziteshin sepse Erioni kishte mandat nga vota e popullit dhe në mandatin që buron nga vota e popullit nuk mund të ndërhyjnë këta, politika dhe gjykata, as prokuroria.
Sipas Meros, ata prokurorët atje janë roje bashkie për mandatin e popullit, nuk janë për të hetuar krimin dhe korrupsionin, duhet të ruajnë derën e bashkisë kur shkon Erioni se i firmos nga 9 herë korrupsionet dhe i jep para bashkëshortes së tij dhe familjarëve, të afërmve dhe kërcënon e shantazhon.
Ai duhet të qëndrojë i lirë, në detyrë dhe këta prokurorët t’i rrinë roje te bashkia kur të hyjë dhe të dalë, ta hetojnë dhe pastaj me kismet kur t’i mbarojë mandati të shohim a duhet të marrë apo jo dënimin, se kështu e thotë Mero Baze.
Mjerë o Mero, mjerë, ku qenke katandisur o i shkretë. Vazhdo shkruaj se sa më shumë shkruan aq më qartë del fytyra jote “simpatike”, se mendorja ëhë, ke kryer punë me atë./ CNA
Në lajthitjen e tij të radhës, këto që na tregojnë se Mero...
Mero Baze, njeriu që ka sulmuar më së shumti prokurorë dhe...
Këshilltari mediatik dhe njeriu kryesor në krah të Veliajt...
Thellohet edhe më tej beteja e Mero Bazes, dikur ushtar i ...
Nuk mund ta thërrasim më në emër Mero Bazen. Thjesht do t’...
“Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë , sepse...
Në një nga shkrimet e tij të radhës, nga ato të gjatat...
CNA përmes një sërë materialesh dhe investigimesh ka z...
Drafti i Kodit të ri Penal, i cili u prezantua më 25 k...
Mero Baze është një gazetar i pretenduar, i cili prej 20 v...
Mero Baze ka ndërtuar imazhin e tij si gazetar kritik,...
Një thënie e famshme e Indro Montanellit thotë: “Një gazet...
Tamam si doktor Zeqo Pilafi, që po të të zinte me dorë...
Nuk mund të qëndronte në heshtje doktor Zeqo Pilafi ynë. K...
Mero Baze ka nisur të shfaqë intrigat e tij, thika pas shp...
Në fakt doktor Zeqo Pilafi kishte qenë thjesht një roje, m...
Kryebashkiaku i Tiranës reagoi në rrjetet e tij sociale në...
Zeqo Pilafi kishte dhe djalin e tij, ashtu siç i ka dy dhe...
Mero Baze, gazetari i oborrit të pushtetit, dikur nxënësi ...
Doktor Zeqo Pilafi, emri i një personazhi shumë të goditur...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...