Në lajthitjen e tij të radhës, këto që na tregojnë se Mero Baze po kalon një pleqëri të dhimbshme, të vetmuar dhe me oshilacione të thella, lexojmë një qëndrim të dhënë nga ai pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe se kush është shkaktari kryesor sipas Mero Bazes i situatës të rëndë që po kalon drejtësia.
Së pari, i rëndë është fakti që një gjyqtar vritet në sallën e gjyqit dhe si ka hyrë arma, kush e kontrollon, cila është siguria e gjyqtarëve, prokurorëve etj.
Pastaj vjen urrejtja. Sipas Meros, në një paragraf të tij, problemi vjen nga protagonizmi i prokurorëve të SPAK-ut dhe vartësia që kanë gjykatat ndaj tyre, tejkalimi i procedurave ligjore si Republikë Prokurorësh dhe thotë se, kjo u shfaq me ndalimin e paragjykimin e disa politikanëve të lartë.
Këtë, Mero na e quan taktikë djallëzore për të testuar padrejtësinë te njerëzit nga ku mund të merrnin mbështetjen e tyre.

Pra, sipas Meros, SPAK-u që ta mbështeste populli arrestoi Erion Veliajn, pa prova dhe pa akuzë.
Në fakt me një mal me prova, me 13 akuza dhe ka tre muaj që është çuar në gjykatë dhe ende nuk shkojnë avokatët e Erionit, bashkë me të, të fillojnë gjyqin dhe të përballen, se kanë halle të tjera.
Kanë atë hallin e Strasburgut me këto skemat që ju pjell mendja çdo ditë.
Po për më tepër dhe më qesharakja është se, tek drejtësia e vjetër, ka pasur probleme kur gjyqtari për shembull bënte shërbime politike dhe pastaj nuk lejonte trafikantë droge.
Kurse, Mero na thotë se, disa prokurorë të SPAK-ut bëjnë spektakël politik me dy-tre politikanë dhe pastaj fshehin masakrën që u bëhet qytetarëve nga drejtësia në rrethe dhe në Tiranë.
Halli i parë duket qartë se është, dy-tre politikanë, 2-3 është Erioni se nuk e vret mendjen shumë Mero për Saliun dhe Metën që i urren ose në fakt i ka dashuruar në momente të caktuara kur ka qenë afër tyre se, Mero ne e kemi thënë nga morali i gazetarisë është si puna e asaj prostitutës së përjashtuar nga shtëpia publike për imoralitet.
Tani sipas Meros, faktin që në Gjykatat e rretheve dhe me drejtësinë e rretheve bëhet masakër e mbulon spektakli që bëjnë prokurorët e SPAK-ut.
Se, çfarë përgjegjësie kanë prokurorët e SPAK-ut se çfarë ndodh me qytetarët në gjykatat e rretheve këtë vetëm Mero mund të na e thotë.
Në rast se, në gjykatat e rretheve ka spektakël Mero Baze duhet ta denoncojë, për më tepër ta shkruajë, ta raportojë dhe kanë struktura përgjegjëse gjykatat e rretheve, kanë piramidë. Në rast se, ka korrupsion në flagrancë janë vetë prokurorët e SPAK që e hetojnë, pa asnjë diskutim.
Po ç’përgjegjësi ka SPAK për gjykatën e Vlorës, të Korçës, të Shkodrës të Fierit të Gjirokastrës, të Lezhës, cila është përgjegjësia e prokurorëve të SPAK-ut?
Se atje ka gjyqtarë të papërgjegjshëm, gjyqtarë të korruptuar apo gjyqtarë të cilët nuk bëjnë drejtësi kur palët janë në konflikt, palët në privat apo privati me shtetin, apo konfliktet e tjera gjyqësore, civile apo penale, cila është përgjegjësia e SPAK-ut?
Sipas Mero Bazes, prokurorët e SPAK me spektaklin politik me 2-3 politikanë fshehin masakrën që bëhet ndaj qytetarëve nga drejtësia në rrethe dhe në Tiranë.

Pra edhe masakrën që bën drejtësia në Tiranë jo GJKKO apo SPAK, po Gjykata Penale dhe Civile apo Administrative e Tiranës apo ajo e Apelit fajin e kanë prokurorët e SPAK-ut.
Tani ndoshta nuk është i çmendur, ndoshta do të duket i tillë, ndoshta nuk është mirë si analist se është mbajtur si penë e zgjuar dhe sikur çoç na thoshte më përpara, tani po shkruan vetëm budallallëqe dhe i ra siguresa ditën që ra Erion veliaj në burg.
Ne nuk mund t’i themi gjë tjetër vetëm se mbahu Mero dhe vazhdo kështu se e ndrite. Sa më shumë të shkruash të tilla lëçitje, aq më i lexuar dhe i suksesshëm do të jesh.
Thjesht dhe vetëm na tregon se, sa i mjerë ka ngelur ky individ që për të fajin për drejtësinë që urrehet, padrejtësitë që ndodhin brenda gjykatave të rrethe apo brenda në Gjykatën e Tiranës fajin e kanë prokurorët e SPAK se ata bëjnë spektakël politik dhe na paskan arrestuar padrejtësisht dy-tre politikanë, kur në fakt nuk janë padrejtësisht dy-tre.
Janë disa dhjetëra, janë nëpër gjyqe, kryetarë bashkish, politikanë, zyrtarë, deputetë, ministra ish-zëvendëskryeministri, kryetari i bashkisë e të tjerë me radhë.
Në rast se ka një institucion që ka mbështetjen e opinionit publik dhe ka bërë hetime profesionale dhe e ka kaluar në një nivel tjetër luftën ndaj korrupsionit, e ka emrin SPAK.
Kuptohet me standratin e Altin Dumanit sa për standardin e Mero Bazes pastaj siç e do ai drejtësinë ai ia kalon dhe drejtësisë të Sokol Sadushit mikut të tij në Gjykatën e Lartë, i cili mban një instiutuicon në drejtim pa kaluar në vetting, që e nxorën nga dera dhe hyri nga dritarja.
Megjithëse Sokol Sadushi ka më shumë dinjitet në drejtësi sesa Mero Baze në gazetari./ CNA
Mero Baze, njeriu që ka sulmuar më së shumti prokurorë dhe...
Këshilltari mediatik dhe njeriu kryesor në krah të Veliajt...
Thellohet edhe më tej beteja e Mero Bazes, dikur ushtar i ...
Nuk mund ta thërrasim më në emër Mero Bazen. Thjesht do t’...
“Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë , sepse...
Në një nga shkrimet e tij të radhës, nga ato të gjatat...
CNA përmes një sërë materialesh dhe investigimesh ka z...
Drafti i Kodit të ri Penal, i cili u prezantua më 25 k...
Mero Baze është një gazetar i pretenduar, i cili prej 20 v...
Mero Baze ka ndërtuar imazhin e tij si gazetar kritik,...
Një thënie e famshme e Indro Montanellit thotë: “Një gazet...
Tamam si doktor Zeqo Pilafi, që po të të zinte me dorë...
Nuk mund të qëndronte në heshtje doktor Zeqo Pilafi ynë. K...
Mero Baze ka nisur të shfaqë intrigat e tij, thika pas shp...
Në fakt doktor Zeqo Pilafi kishte qenë thjesht një roje, m...
Kryebashkiaku i Tiranës reagoi në rrjetet e tij sociale në...
Zeqo Pilafi kishte dhe djalin e tij, ashtu siç i ka dy dhe...
Mero Baze, gazetari i oborrit të pushtetit, dikur nxënësi ...
Doktor Zeqo Pilafi, emri i një personazhi shumë të goditur...
CNA tregoi se si Mero Baze përmes shantazheve dhe gjob...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...