“Bashkitë në fazë të re zhvillimi”/ Demo: Duhet projekte cilësore për të përthithur fondet e BE
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dekla...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dekla...
Shpallja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sefte u shoqërua me fishekzjarret e shtrenjta që u plasën përtej dritareve të ambienteve, ku kryebashkiaku qëndron me masë sigurie.
Kur avokatucët e lëshuar studiove nga Sokol Sadushi pështynin mbi gjithë ata që Sadushi, (dhe jo Erion Veliaj), paracaktonte si kundërshtarë të tij, Rama orientonte përqendrimin e sulmeve kundër dekretit të Presidentit.
Në këtë gjullurdi, ku secili zgjidhte jo temën, por kë kishte inat e meqë i ra rasti e sulmonte, Erion Veliaj nuk ishte protagonist.
Erion Veliaj është lënë në burg nga Gjykata e Lartë e Sokol Sadushit.
Ndryshe nga 81% e shqiptarëve, (mes tyre ka me siguri shumë që ankimojnë masën në regjim paraburgimi si Veliaj), Sokol Sadushi zgjodhi që Erion Veliajt t'ia certifikonte masën e sigurisë me burg me vendim të Gjykatës së Lartë.
Sokol Sadushin nuk e ha meraku për Erion Veliajn!
Kur orientoi Fatmir Xhafajn dhe avokatët e Veliajt drejt depozitimit të ankimimit kundër shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese dhe jo atë Administrative, Sokol Sadushi nuk po mendonte për hallin e Erion Veliajt.
Gjykata Administrative është sjellë rregullisht si vasale e Sokol Sadushit. Në rastin e konfliktit me Naureda Llagamin, Sokol Sadushi e shkroi vetë vendimin e asaj gjykate kundër Llagamit.
Sokol Sadushi e ka dhe e shpall si krenari profesionale ndikimin mbi Gjykatën Administrative. Sadushi nuk ndalet pa e treguar me gisht sa herë që e bën.
Atëherë pse vendimin e Këshillit të Ministrave e devijoi drejt Gjykatës Kushtetuese?
Një vendim i Gjykatës Administrative do të mund të përfundonte në rast ankimimi, në Gjykatën e Sadushit të Lartë. Te Gjykata që e la në burg Veliajn! Te tavolina e Sokol Sadushit, pra!
Do t'i takonte prapë Sadushit që ta linte të shkarkuar Veliajn siç e la në burg? Me shumë gjasë po. Sadushi ka lindur ditën e skuthave dhe kjo ditë është ditë e preferuar, që shumë si Sadushi zgjedhin të dalin në dritë.
Njohësi i termit "forum shopping", kur shkruan ankimimet kundër Llagamit, përdori skemën "forum shopping" kur orientoi avokatët e Erion Veliajt drejt Gjykatës Kushtetuese.
Sokol Sadushin nuk e ha meraku për Erion Veliajn. Nuk i dhimbset fare Erioni! Aq më pak i dhimbset Fatmir Xhafajt.
Na rezulton se në betejën për vendimin e Këshillit të Ministrave, Sokol Sadushi u investua maksimalisht me çdo mjet dhe premtim për karrierë, me çdo gatishmëri për çdo hall të secilit anëtar të Gjykatës Kushtetuese që do të votonte për atë tekst që do të shkruante Sadushi. "Për gjithë jetën"!
Dispozita që u përdor për shkarkimin e Erion Veliajt tanimë është bërë qesharake nga vendimi i pesë lolove të Sadushit në Gjykatën Kushtetuese. Pak gjasa ka që ajo dispozitë të përdoret ndonjëherë sërish. Qëkur është miratuar i ra rasti të përdoret veç për Veliajn. Një herë në 20 vjet!
Kurse dyshja Sadushi-Xhafaj, me konfliktin Rama-Veliaj, ishin thjesht duke matur forcat.
Janë thjesht duke i treguar Ramës që kontrollojnë sistemin.
Që kanë në dorë edhe burgun e Ramës nëse vjen dita.
Nuk po luanin kaq fort për Veliajn!
Erion Veliaj është thjesht një kavje e shëndetshme, e denjë për testet e dyshes Sadushi-Xhafaj, që shijuan edhe fishekzjarret. Ndryshimi është që Veliaj fishekzjarret i pa nga ana tjetër e dritares./CNA
Prokuroria e Posaçme ka zgjatur deri në muajin shkurt afat...
Lajmi që mori vëmendjen e medias dhe të publikut ditët e f...
Policia Bashkiake e Shkodrës ka ndërmarrë ditën e sotme nj...
Gjykata e Lartë shqyrton në kolegje të ndara sipas llojit ...
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka rap...
Këtë të enjte, në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për ...
Pastori Akil Pano ka qenë i pranishëm në tubimin paqësor t...
Prokuroria e Vlorës ka lëshuar masë arresti për avokatin D...
Ka nisur tubimi paqësor i Koalicionit Shqiptar përpara Kuv...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar nga rrjedhin inform...
Kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur mbrëmjen e sotme ...
Kreu i SPAK, Altin Dumani i është kundërpërgjigjur akuzave...
Kryetari i SPAK, Altin Dumani i ka cilësuar raportimet në ...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka shprehur hapur kritikat për P...
Kryetari i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani është shpr...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për akuzat e kreut të P...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për kërcënimet që marri...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka reaguar në lidhje me vendimin...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka shprehur kr...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...