Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...

Pas miratimit të pikës së gjashtë të rendit të ditës, që parashikonte dhënien me qira të 34.6 hektarëve tokë në fshatin Çërravë, situata doli jashtë kontrollit. Pasi këshilltarët miratuan me 20 vota pro këtë vendim, debatet u përshkallëzuan në dhunë fizike mes një këshilltari dhe një banori të zonës.
Ngjarja ndodhi pas kundërshtive të forta të banorëve të Çërravës, të cilët ishin të pranishëm në sallë dhe e konsideruan vendimin të padrejtë. Sipas tyre, toka që do të jepet me qira është pjesë e kullotave që ata përdorin prej vitesh për blegtorinë. Kevi Muçllari, i cili u përfshi në konfliktin fizik me këshilltarin Ëngjëll Shyti tregon më tepër lidhur me incidentin e ndodhur.
"Siç e patë edhe vetë pati një moment tensioni sepse Engjëll Shyti, këshilltar u ngrit dhe na kërcënoi për shkak te asaj që thashë unë, moment acarimi, tensioni. Kuptohet pas miratimit të vendimit që ne ishim totalisht kundër. Kryetari i bashkisë tha se, këto janë teka. Kjo është e pavërtetë deri në momentin që situata ishte e qetë gjithçka ishte racionale. Të gjitha argumentet që paraqitëm ne dhe që i kemi paraqitur vazhdimisht , dihen dhe janë shumë te arsyeshme. Në këto momente kryetari i bashkise tha që kjo është tekë edhe hajde ta votojmë.
Nga ky moment ndodhi edhe tensioni me anëtarin e këshillit bashkiak. Me siguri është fakti që ne nuk kemi per ta lenë ketu kete punë. Edhe keshilltarët turp të kenë qe mbajten këtë qëndrim që nga fillimi , edhe ata qe e ndryshuan. Më vjen keq, ata që e ndryshuan e duhet te ishin përballë kësaj situate, duke ndrruar edhe bindjet e tyre. Kjo punë nuk mbetet me kaq, ne do vazhdojmë të ndjekim të gjitha hapat ligjorë. Kjo është e papranueshme pasi gjithë komuniteti është i prekur edhe ne do luftojmë se nuk kemi çfarë të bëjmë”, ka thënë Kevi Muçllari, banor i Çërravës.
Pas mbledhjes reaguan edhe banorë të tjerë të fshatit, të cilët shprehen të shqetësuar se dhënia me qira e tokës do të pengojë kullotat dhe aktivitetin e tyre blegtoral. Genci Besholli thotë se do të kenë përplasje edhe me personat që do të marrin tokat me qira pasi nuk do t'i lejojnë t'i marrin ato.
"Sot u vendos për dhënien me qera te tokave që ne i kemi kullota në fshatin Çërravë. Ato që ishin kullota nuk i kanë futur në mbledhjen e këshillit, por edhe këto që janë më afër stallave tona, na prishet edhe më keq puna. Bagëtitë tona sa dalin nga stalla direkt do përplasen me ata që do i marrin tokat me qera. Nëse na zenë territorin ku dalim direkt nga stallat i bie që nuk kalojme dot nga kullotat e tjera. Ne nuk do ta lemë, do vazhdojmë të bëjmë protestat tona. Ai që do vijë që të marrë tokat me qira do ketë probleme me fshatin tone”, deklaroi Genci Besholli, banor i Çërravës.
Një qëndrim kritik ndaj vendimit ka mbajtur edhe këshilltari i pavarur, Arbër Male, i cili akuzon bashkinë për presion mbi këshilltarët dhe për favorizime në ndarjen e tokave. Ndër të tjera, ai bën thirrje për investigim të mediave pasi sipas tij ka shumë toka që janë marrë nga drejtorët e bashkisë së Pogradecit.
"Ajo që nuk donim te gjithë, sot ndodhi. Bashkia e Pogradecit është autore e këtyre konflikteve socilale midis banorëve të prekur nga këto vendimmarrje. Dua të denoncoj presionin e ushtruar mbi këshilltarët bashkikë, që të miratonin këtë projektvendim. Ai prek gjithë Çërravën sepse banorët zhvillojnë ekonominë e tyre nëpërmjet blegtorise e bujqësisë. Shume prej tokave që ka lëshuar Bashkia e Pogradecit nuk zhvilllohen dhe kjo tregon se kanë perfituar nga fondet e IPARD- it . I bëj thirrje emisioneve investigative që të kerkojnë informacion në Bashkine e Pogradecit sepse ka shumë toka që janë marrë nga drejtorët e bashkisë", ka deklaruar Arbër Male, këshilltar i pavarur.
Ndërkohë, Bashkia e Pogradecit e justifikon vendimin si në përputhje me ligjin për mbrojtjen e tokës dhe zhvillimin e bujqësisë. Sipas zyrtarëve, toka që do të jepet me qira është pjesë e pemtoreve të bashkisë, ndërsa kullotat janë përjashtuar nga projektvendimi.
"Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, bashkia kishte parqitur një projektvendim për dhënien e disa tokave bujqësore me qera, të cilat janë pemtore, banorët erdhën dhe e kundërshtuan. Këto toka janë pemtore me çertrfikatë pronësie nga Bashkia Pogradec dhe do jepen për qëllime bujqësore siç e thotë edhe ligji për mbrojtjen e tokës. Si kudo në Shqipëri, zabtuesi bëhet pronar dhe bashkia ka menduar që këto toka t'i zhvilloje dhe të marrë të ardhura nga prona e saj. Me kërkesën e banorëve bashkia ka reaguar ku ka hequr pjesën e kullotave nga projektvendimi dhe gjithë kjo pjesë e cila përdoret nga ata si kullotë është lënë e lirë ndërsa pjesa tjetër që është pemtore do të jepet për qëllim bujqësor dhe blegtoral. Ligji e lejon ndërtimin e agro-voltaikeve në toka bujqesore por ka një udhëzim të caktuar i cili percakton rrugët që duhet të ndjekin secili kërkues. Ne jemi të hapur që edhe banorë të ndryshëm me projekte të mirëfillta të aplikojnë për t’i marrë këto toka për qëllime bujqësore e blegtorale”, tha Nexho Torra, përgjegjës i sektorit të verifikimit të titujve të pronesisë dhe shpronësimeve.
Ndërkohë që bashkia e konsideron vendimin ligjor dhe të drejtë, banorët e Çërravës paralajmërojnë se do të vijojnë protestat dhe rrugën ligjore për ta kundërshtuar. Konflikti për tokat në këtë zonë mbetet i hapur, duke rritur tensionet midis komunitetit dhe institucioneve vendore./ CNA
View this post on Instagram
Përplasje me grushte dhe shkelma ka pasur sot në mbledhjen...
Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen se mbajt...
Në zgjedhjet e mbajtura një ditë më parë për kryetar bashk...
Një përplasje fizike ka ndodhur më herët në mbledhjen e so...
Komisioni i Etikës ka rrëzuar kërkesën e PD-së për përjash...
Një konfrontim fizik ka ndodhur këtë të hënë në Këshillin ...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja ...
Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur për t’u paraqi...
Oficeri i policisë gjyqësore, i cili guxoi të zbatonte lig...
Një oficer policie ka bërë një "krim" dhe duhet të degdise...
"Top Channel" publikoi dje një lajm, në të cilin theksohej...
Sokol Sadushi, që është mësuar të fshihet pas "ku të munde...
Sokol Sadushi hedh në kosh 64% të dosjeve për konflikte ci...
Në deklaratën e shkruar nga Sokol Sadushi dhe të shpërndar...
Mandati i Asim Vokshit në Gjykatën Kushtetuese është ende ...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka reaguar në lidhje me l...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Numërimi i votave në Mat është drejt përfundimit. Sipas të...
Janë numëruar 38 kuti votimi nga 47 në total. Tani kanë mb...
Partia Socialiste është në avantazh në garën për Bashkinë ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...