
Oficeri i policisë gjyqësore, i cili guxoi të zbatonte ligjin dhe të sekuestronte telefonin e Erion Veliajt, nga 10 shkurti i këtij viti është “degdisur” në Shkodër. Nuk kaluan as 24 orë pasi ai zbatoi ligjin dhe i mori telefonin kryebashkiakut dhe për këtë arsye, ky ishte "krimi" që kishte bërë oficeri Klidi Proko, për t'u “degdisur” në Shkodër.
Por në fakt, "krimin" e ka bërë Ilir Proda, sepse oficeri i policisë gjyqësore nuk ka shkelur ligjin. Dhe për këdo që pretendon se gjithçka mund të gjendej te celulari, Erion Veliaj ndoshta e kishte ndërruar 100 herë. Dhe s'kishte nevojë për prova që dilnin nga telefoni i tij. Pasi është i vetmi rast i vërtetuar i një kryetari bashkie ndoshta në Europë ose botë, që paratë që firmos me dorën e tij si kryetar i bashkisë, në fund përfundojnë te xhepat e bashkëshortes së tij apo të familjarëve të tij. Dhe skema është e qartë, ndoshta as nuk kishte nevojë fare për t'ia marrë telefonin.
Por, Ilir Proda tregon se është përtej një ushtari politik. Në mënyrë kriminale e ka "degdisur" në Shkodër një oficer profesionist. Ne as nuk e njohim dhe as nuk e dimë kush është ky njeri me kurajë që ka zbatuar ligjin dhe sot po vuan pasojat vetëm se është treguar shtetar, zbatues i rreptë i ligjit.
Megjithëse, gjatë shoqërimit të Erion Veliajt ka një problematikë. Atij nuk i janë hedhur prangat si gjithë të tjerëve. Por është marrë dhe si një zonjë e bukur është hipur në makinë. Megjithëse pretendon se është trajtuar brutalisht. Kur në fakt ka shkuar si udhëheqës i madh në makinë. Madje oficerët që e shoqëronin duken si bodigardët e tij, më shumë sesa njerëz që po e arrestojnë duke zbatuar ligjin.
Dhe Ilir Proda, ndoshta pas ankesave të avokatëve dhe zdromsit të vet, ka bërë krimin e radhës, e ka "degdisur" oficerin e policisë gjyqësore, thjesht dhe vetëm se i mori telefonin Erion Veliajt.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë më i përfolur në vend, njeriu që SPAK-u i ka marrë telefonin, njeriu që e ka kthyer Policinë e Shtetit në një kazermë duke goditur oficerë profesionistë, oficerë karriere, njerëz me integritet, thjesht dhe vetëm se nuk pranojnë të jenë pjesë e klaneve, skemave dhe intrigave të tij që vijnë përtej Policisë së Shtetit dhe politikës.
Ilir Proda ka bërë një "krim".
Jo vetëm në rastin konkret të oficerit të policisë gjyqësore Klidi Proko, që zbatoi ligjin duke i marrë telefonin Erion Veliajt, por me dhjetëra e mijëra oficerë të tjerë, "krime" të cilat i bën vazhdimisht në mënyrë ciklike, duke e kthyer Policinë e Shtetit në momentin më të vështirë të saj, sa duhet shkruar "Policia është katandisur ku thërret qameti" që nga dita kur Ilir Proda ka shkuar në drejtimin e saj.
Sot ai shkon dhe nderon një dëshmor të Policisë së Shtetit, nga ana tjetër merr një oficer të policisë gjyqësore dhe e bën "kurban" thjesht dhe vetëm se zbatoi ligjin./CNA
Një oficer policie ka bërë një "krim" dhe duhet të degdise...
"Top Channel" publikoi dje një lajm, në të cilin theksohej...
Sokol Sadushi, që është mësuar të fshihet pas "ku të munde...
Sokol Sadushi hedh në kosh 64% të dosjeve për konflikte ci...
Në deklaratën e shkruar nga Sokol Sadushi dhe të shpërndar...
Mandati i Asim Vokshit në Gjykatën Kushtetuese është ende ...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka reaguar në lidhje me l...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Numërimi i votave në Mat është drejt përfundimit. Sipas të...
Janë numëruar 38 kuti votimi nga 47 në total. Tani kanë mb...
Partia Socialiste është në avantazh në garën për Bashkinë ...
Partia Socialiste ka rrëmbyer fitoren në katër bashki. Në...
Në Mat vijon procesi i numërimit të votave. KQZ ka publiku...
Në Tepelenë ka mbetur vetëm një kuti votimi për tu numërua...
PS ka fituar edhe bashkinë e Beratit. Ervin Ceca ka fituar...
PS është drejt fitores në Berat dhe Tepelenë. Në Berat ka...
Në Berat vijon numërimi i 6 kutive të fundit. Partia Socia...
Vijon numërimi i kutive të fundit në Tepelenë. Partia Soc...
Partia Socialiste ka marrë dhe një tjetër bashki. Në Cërri...
Në Cërrik vijon numërimi i dy kutive të fundit. Sipas të d...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...