Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Sot në qytetin e Shkodrës është përkujtuar 35-vjetori i Meshës së Parë të Faljes së Parë. Mesha e parë u mbajt pas rënies së komunizmit në vitin 1990.
Arqipeshkvi Imzot Giovanni Peragine mbajti fjalën e tij dhe tha se për herë të parë u dëgjua zëri i Zotit pas vitesh heshtjeje.
Imzot Giovanni Peragine tha se besimi i popullit u ngrit si një flakë që nuk mundi ta shuante asnjë errësirë.
"Të dashur vëllezër e motra!
Sot në Shkodrën tonë të dashur, qytetin e martirëve dhe të dritës, përkujtohet me mirënjohje e me emocion të thellë 35-vjetori i Meshës së Parë të kremtuar publikisht pas dekadash ndalimi të fesë, si dhe Faljes së Parë në Xhaminë e Plumbit, në dhjetorin e vitit 1990.
Ishte momenti kur pas një periudhe të gjatë heshtjeje e dhimbjeje, zëri i Zotit u dëgjua sërish në Shkodër, dhe besimi i popullit tonë u ngrit si një flakë që nuk mundi ta shuante asnjë errësirë.
Në atë ditë nëntori në varrezat e Rrmajit, Dom Simon Jubani, meshtar i Kishës martire shqiptare, ngriti për herë të parë pas shumë vitesh duart drejt qiellit dhe shqiptoi fjalët e shenjta të Meshës. Ishte një akt i madh guximi dhe feje, një dritë që ndriçoi jo vetëm Shkodrën, por mbarë Shqipërinë. Rreth tij, besimtarët qanin, luteshin, falënderonin. Ajo Meshë u bë fillimi i një epoke të re lirie, dëshmi se Zoti nuk harrohet dhe se besimi i popullit shqiptar është më i fortë se çdo zinxhir.
Në të njëjtën kohë, disa ditë më pas, nga Hafiz Sabri Koçi në Xhaminë e Plumbit, vëllezërit tanë myslimanë ngritën duart në lutje, duke e bërë Shkodrën vendin ku për herë të parë pas dekadash u dëgjua sërish fjala "Zot" në dy forma të ndryshme, por me të njëjtën dashuri. Kështu, qyteti ynë u bë shenjë e bashkëjetesës, e paqes dhe e shpresës.
Sot, pas 35 vitesh, kujtojmë me mirënjohje Dom Simon Jubanin, këtë meshtar të pathyeshëm që nuk u përkul para frikës, por dëshmoi me jetën e tij se feja është më e fortë se burgu, më e fortë se vdekja. Kujtojmë gjithashtu të gjithë martirët tanë, burra e gra që mbajtën të gjallë flakën e Ungjillit në errësirën e ateizmit. Ata janë themeli mbi të cilin qëndron sot Kisha jonë e lirë.
Të dashur vëllezër e motra, ky përvjetor, i cili nuk më gjen pranë jush për shkak të angazhimeve jashtë vendit, është për ne një ditë falënderimi, por edhe një thirrje për përgjegjësi. Falënderim ndaj Zotit që nuk na braktisi dhe përgjegjësi që ta ruajmë të gjallë këtë trashëgimi të shenjtë. Liria fetare që gëzojmë sot është dhuratë, por kërkon prej nesh besim të pastër, dashuri të sinqertë dhe dëshmi të përditshme.
Le të jemi bij dhe bija të dritës, që me jetën tonë dëshmojmë Ungjillin e Krishtit dhe ndërtojmë ura mirëkuptimi me çdo njeri vullnetmirë.
Le ta bëjmë Shkodrën tonë gjithnjë shembull të bashkëjetesës, respektit dhe vëllazërisë shpirtërore, ashtu siç ka qenë në historinë e saj.
Në fund, le të lutemi: që gjaku i martirëve të vazhdojë të jetë farë e re për besimin, që drita e Meshës së Dom Simon Jubanit të mos shuhet kurrë, dhe që Zoti të na japë forcën për të mbetur gjithmonë dëshmitarë të dashurisë së Tij"./CNA

SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO avokatin Besart Logu. ...
GJKKO ka shpallur sot vendimin për dënim me burg ndaj të p...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së ish-m...
IKMT ka nisur një aksion për prishjen e objekteve në aksin...
Bashkia e Pogradecit ka bërë një reagim zyrtar në lidhje m...
Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit, i ci...
Ish-deputetja dhe ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi...
Shoqata e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar mbi lajmet p...
Mesditën e kësaj të marte do të mbahet një seancë plenare ...
Shtyhet seanca paraprake për Ilir Metën. Shkak për shtyrj...
Prokuroria e Tiranës ka shpallur fajtor 6 persona dhe 5 ko...
Prokurori i SPAK, Vladimir Mara i pranishëm në Komisionin ...
Dy banesa në lagjen “Liria” në Shkodër janë përfshirë nga ...
Seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme për kreun e PL, Ili...
Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, ka qenë i p...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, deklaroi sot se mazhora...
Më parë kemi referuar përqindjen e dosjeve, që gjykata që ...
Ditën e sotme pritet të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë pamje të veça...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...