web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A i kanë shitur Ramës si nevojë për një ligj paqeje fiskale, një akt që i takon ta firmosë drejtori i Tatimeve?

14 Nëntor 2025, 18:53, Editorial CNA

A i kanë shitur Ramës si nevojë për një ligj paqeje

Nenet më poshtë janë 2 nga nenet e ligjit për Procedurat tatimore. Këto 2 nene tregojnë se si borxhin tatimor të pambledhshëm, i takon që ta certifikojë Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve. Pastaj se kush nxjerr urdhrin e "paqes fiskale" përcaktohet nga shuma e detyrimit. Por në asnjë rast gjatë procesit të fshirjes së borxhit të pambledhshëm, nuk përmendet as Këshilli i Ministrave as Parlamenti.

Ka shumë mundësi që ajo që i kanë vënë në gojë kryeministrit, që ta shpallë si paqe fiskale, është procedurë që u takon zyrtarëve të lartë të Tatimeve ta ekzekutojnë.
Nëse zyrtarët po fusin nëpër listat e borxheve të pambledhshme edhe qoka të rëndësishme, ne këtë nuk mund ta dimë.
Thjesht po informojmë kryeministrin që të verifikojë ç'i thonë, se kemi frikë se po e përdorin për të ngrënë kumblla me ligjin që i thonë që ta shpallë ai vetë.

FMN nga ana e vet, duhet të verifikojë se ç'kanë ato lista dhe mos të reagojë kuturu duke e bazuar gjithë atë vrull tek terminologjia që i kanë vënë në gojë Ramës mjeshtrat e tatimeve.

Nëse në ato lista ka vetëm borxh tatimor që ka plotësuar kushtet për t'u klasifikuar si "borxh i pambledhshëm", FMN duhet të kursejë energjitë, ose të kërkojnë shfuqizimin e neneve 102 dhe 103 të ligjit. Nëse ka edhe miell edhe krunde, i takon FMN të kërkojë ta kuptojë.

Neni 102

Ndërprerja e procedurave të mbledhjes me forcë të detyrimit tatimor

Administrata tatimore ndërpret menjëherë zbatimin e masave shtrënguese të sigurimit të detyrimit tatimor, të parashikuar në këtë ligj:

c) pas deklarimit si të pambledhshëm të detyrimit tatimor.


Neni 103

Procedurat për deklarimin e detyrimit tatimor si të pambledhshëm

1. Deklarimi i një pjese apo i të gjithë detyrimit tatimor të interesit dhe gjobës, si të pambledhshëm, bëhet pasi të jenë zbatuar dhe evidentuar të gjitha procedurat e mbledhjes, sipas këtij ligji, përfshirë:
a) shitjen e investimeve likuide dhe të aktiveve të tjera jothelbësore për vazhdimin e veprimtarisë ekonomike;
b) negocimin e një plani të pagesës me këste;
c) kryerjen e vlerësimit se falimentimi ose likuidimi nuk do të çonin në një rezultat më të
mirë.
2. Vendimi për deklarimin të pambledhshëm të të gjithë ose të një pjese të detyrimit tatimor ka parasysh edhe mundësitë reale të mbledhjes dhe se ndërmarrja e veprimeve të mëtejshme për mbledhjen e plotë të detyrimit tatimor, përbën mënyrën më efiçente për maksimalizimin e mbledhjes totale të tatimeve, sipas ligjit.
3.Për klasifikimin si të pambledhshëm të një pjese ose të të gjithë detyrimit tatimor, njësia
përkatëse e borxhit i paraqet një relacion me shkrim Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, sipas të
cilit evidenton, në përputhje me këtë nen, çdo dokumentacion dhe veprim të kryer për mbledhjen e detyrimit tatimor sipas këtij ligji dhe çdo dokumentacion tjetër për të gjitha aktivet dhe pasivet e tij, përfshirë edhe:
a) të dhëna të hollësishme për të ardhurat dhe shpenzimet;
b) të dhëna për fluksin e parasë dhe parashikimet për fluksin;
c) vlerësimet e aktiveve;
ç) deklaratat (pasqyrat) e fitimeve e të humbjeve dhe bilancet;
d) listat e debitorëve e të kreditorëve;
dh) një vlerësim të mundësisë për mbledhjen e borxheve.
4. Deklarimi ? detyrimit tatimor si i pambledhshëm i të gjithë ose i një pjese të tij nuk mund të bëhet kur ka prova të evazionit tatimor ose të mashtrimit.
5. Shfuqizuar.
6. Deklarimi i pambledhshëm i detyrimit tatimor apo i një pjese të tij bëhet si më poshtë:
a) për shuma deri në 1 000 000 (një milion) lekë bëhet me urdhër të drejtorit rajonal të
tatimeve, bazuar në vendimin e marrë nga komisioni i ngritur për këtë qëllim në DRT, i cili
funksionon sipas përcaktimeve të bëra në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat, në zbatim të këtij ligji.
b) për shuma mbi 1 000 000 (një milion) lekë deri në 5 000 000 (pesë milionë) lekë, sipas
propozimit të DRT-së, bëhet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, bazuar në
vendimin e marrë nga komisioni i ngritur për këtë qëllim në DPT. Komisioni funksionon sipas përcaktimeve të bëra në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat, në zbatim të këtij ligji.
c) për shuma mbi 5 000 000 (pesë milionë) lekë, sipas propozimit të DPT-së, bazuar në
vendimin e marrë nga komisioni i ngritur për këtë qëllim në DPT, bëhet me urdhër të ministrit
përgjegjës për financat. Komisioni funksionon sipas përcaktimeve të bëra në udhëzimin e
ministrit përgjegjës për financat, në zbatim të këtij ligji.
7. Pas deklarimit të pambledhshëm të detyrimit tatimor ose të një pjese të tij, organi tatimor evidenton në regjistrin kontabël detyrimet që janë deklaruar të pambledhshme në zbatim të ligjit.
8. Fillimi i procedurës për deklarimin e detyrimit tatimor si të pambledhshëm mund të bëhet me kërkesë nga ana e tatimpaguesit ose kryesisht nga ana e organit tatimor.
9. Administrata tatimore publikon çdo vit vlerën totale të detyrimeve tatimore të deklaruara si të pambledhshme, numrin e kërkesave në total dhe numrin e kërkesave të pranuara./CNA





Lajmet e fundit nga