Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Portali online “Tema”, i gazetarit të familjes Veliaj, Mero Baze ka publikuar një kërkesë të bërë nga Erion Veliaj në Gjykatën e Posaçme për vënien në dispozicion të dosjes së tij. Në kërkesë, Erion Veliaj kërkon kopje fizike të dosjes dhe kohë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen.
Pyetja që ngrihet është kush e ka nxjerrë këtë kërkesë? Nga rrodhi ky informacion? Prokurorët e SPAK-ut e kanë nxjerrë këtë kërkesë, ndërkohë që i është çuar gjykatës?

Siç e ka thënë dhe CNA më herët, është e provuar se janë vetë njerëzit pranë Veliajt që nxjerrin materiale të tilla propagandistike, si në rastin konkret një kërkesë çuar në gjykatë, që e dinin vetëm avokatët e tij dhe ai vetë. Pra, kjo kërkesë nuk është dërguar në SPAK.
Kërkesa i është çuar gjykatës dhe Veliaj ka kërkuar që t’i vendosen në dispozicion aktet e dosjes së tij. Në fakt, dosja e Erion Veliajt ka katër muaj që i është vënë në dispozicion, që në 23 korrik. Erion Veliaj vazhdon shtyn gjyqin dhe gjen vetëm instrumente për të shtyrë seancën paraprake.
Tani dhe ky veprim për të kërkuar dokumentet është një lëvizje “mashtruese”, sepse është e qartë. Erion Veliaj thotë më jepni dokumentet tani, ndërkohë që janë marrë nga avokatët e tij në formë elektronike muaj më parë, dhe më pas do të kërkojë të njihet me dokumentet. Duke qenë se janë voluminoze se janë rreth 60 mijë faqe, tani do të kërkojnë dhe nja 3 muaj të tjerë për t’i parë këto dokumente. Ndërkohë që Erion Veliajt i ka vajtur dosja që në korrik. Ka gati 4 muaj që SPAK-u e ka çuar dosjen në gjykatë dhe Erion Veliaj nuk shkon të paraqitet në gjyq. Dhe u kujtua tani pas 4 muajsh të thotë më jepni dokumentet.
Lëvizja “mashtruese” e Veliajt tregon edhe njëherë se kryebashkiaku i kthyer në detyrë nga Gjykata Kushtetuese, kujton se prokurorët dhe gjyqtarët janë vartës dhe punonjës në bashki. Ngatërron rolin. Ndoshta pasi e ktheu Gjykata Kushtetuese në detyrë mendon që Altin Dumani është drejtor i Urbanistikës, Ols Dado drejtor i Gjelbërimit, Erion Bani drejtor i Pastrimit. Një tjetër është drejtori i Strehimit. Në fakt, nuk është kështu dhe e vërteta është se me këto urdhra që i jep Erioni gjykatës, shkon apo nuk shkon në gjykatë nuk do t’ia dijë askush.
Se prokurorët nuk janë vartës të tij, as gjykatësit nuk janë vartës të tij. Kështu që do të vazhdojnë punën. Erion Veliaj e ka marrë rrugën e tij ligjore, duket qartë që nga mënyra si vepron se dhe ai vetë është bindur që do të dënohet. Ndoshta mendon që gjykatësit dhe prokurorët i ka punonjës të bashkisë dhe mund t’i urdhërojë ai dhe t’i bëjë gjyqet siç do ai. Në fakt, ka ligje. Ka Kod Penal shteti shqiptar dhe nuk pyet shumë as për kryetarë të Bashkisë së Tiranës, që detyrën duan ta ushtrojnë nga burgu apo mbajnë peng kryeqytetin për interesat e tyre që lidhen me skandalet e korrupsionit. Seanca paraprake me ligj duhet të mbyllet për një muaj dhe këtë nuk e ndalon dot Erion Veliaj.
Politikanët zakonisht gënjejnë dhe mashtrojnë shumë. Ndoshta Erion Veliaj mendon se nga burgu mund të mashtrojë opinionin publik. E vërteta është se aktet e gjykatës i kanë marrë avokatët e tij. I kanë marrë në mënyrë elektronike, të shkojnë në një kancelari, t’ia printojnë dhe t’ia çojnë. Kanë 4 muaj që i kanë marrë dhe kanë hedhur dhe firmën avokatët e Veliajt, se aktet nuk merren në prokurori pa firmosur. Erion Veliaj nuk e zhbën dot faktin që avokatët e tij i kanë marrë të firmosura aktet më 23 korrik.
Kështu që e gjithë kjo është thjesht një lojë, asgjë më shumë sesa kaq.
Avokatët e Veliajt të shkojnë t’i printojnë aktet dhe t’ia japin klientit të tyre. Nuk do të paguajnë shqiptarët tani dhe lekë se do Erion Veliaj të përkëdhelet nga burgu dhe do t’i japë urdhra gjykatës.
60 mijë faqe, kanë kosto miliona lekë për shqiptarët. Mirë ato 800 mijë euro brekë e fustane për Ajolën, po të paguajnë shqiptarët tani dhe për letër. Të harxhojnë dhe letër se s’do Erioni t’ia printojnë aktet avokatët e tij po do të bëjë cirqe me gjykatën.
Erion Veliaj po ndjek me gjykatën, të njëjtën taktikë që ndoqi me prokurorinë, me letra, me shkrime. Ajo që s’ka ndodhur ende është fillimi i sulmeve ndaj gjykatësve./CNA
Nenet më poshtë janë 2 nga nenet e ligjit për Procedurat t...
Kryeministri Rama ka reklamuar fort atë që ai e quan Paqe ...
Në SPAK ka shumë prokurorë me integritet, njerëz të ndersh...
Gjykata Kushtetuese e Sadushit, (d.m.th. 5 nga anëtarët), ...
Ditët e fundit, mediat u pushtuan nga lajmi i marrjes nën ...
Fjala e plotë e kryeministrit Rama në Forumin e Paqes në P...
NGA ELVI FUNDO Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj, nëpërm...
Aeroporti i Vlorës, një nga aeroportet e reja që pritej të...
Dje, Dhoma e Avokatisë, e drejtuar nga Maks Haxhia, ka ven...
Dje Tedi Blushi, në vend të ndjesës, kishte nxjerrë një st...
Sot Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lir...
Afera e shekullit është ajo e inceneratorëve që fillon...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është një nga ngjarjet më...
Sot pasdite është qëlluar me armë brenda ambienteve të Gjy...
Kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij sot, ku kishte t...
Rreth 11 emra ka nxjerrë opozita si kandidatë për Bashkinë...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës,...
Mediat, të cilat kanë qenë pjesë e propagandës së kryebash...
Nga përsëritës lajmesh që i lexojnë nëpër portale, ende dë...
Kryebashkiaku i Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit, E...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...