web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK mbylli hetimet për Veliajn/ Dorëzon 500 faqe akuzë, 60 mijë faqe dokumente e prova

23 Korrik 2025, 15:09, Aktualitet CNA

SPAK mbylli hetimet për Veliajn/ Dorëzon 500 faqe akuzë, 60

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliaj.

Ditën e sotme, SPAK i ka komunikuar Veliajt akuzat për 4 vepra të rënda penale.

Kryebashkiaku i arrestuar që prej 10 shkurtit të vitit 2025, akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe futje e sendeve të palejuara në qeli.

SPAK ka dërguar në gjykatë dosjen e Veliajt që përmban 500 faqe akuzë.

Faqe këto të shoqëruara nga një dokumentacion mbështetës mjaft voluminoz prej 60 mijë faqesh.

Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet, megjithatë avokatët kanë 10 ditë kohe për të bërë kërkesat e tyre dhe më pas janë dhe 30 ditë të tjera për të kryer veprimet./ CNA





Lajmet e fundit nga