Humbjet e opozitës në betejën me SPAK-un
Sot mediat raportuan se GJKKO kishte dhënë masë sigurie nd...

GJKKO pezulloi këtë të enjte Belinda Ballukun nga posti i zëvendëskryeministres njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë.
Po ashtu Gjykata e Posaçme i ndaloi Ballukut daljen jashtë shtetit. Hetimet lidheshin me dy prokurime publike atë për Tunelin e Llogarasë si dhe për Unazën e Madhe në kryeqytet.
Në rastin kur kemi një zëvendëskryeministër i cili është njëkohësisht deputet i Kuvendit, çështja e vendosjes së një mase sigurimi personale nga gjykata penale, konkretisht pezullimi nga ushtrimi i detyrës publike, ngre disa probleme të natyrës juridike dhe kushtetuese, të cilat kërkojnë një trajtim të kujdesshëm.
Së pari, duhet theksuar se masa e sigurimit "pezullimi nga detyra", siç parashikohet në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, është një mjet juridik që i lejon gjykatës të ndalojë përkohësisht një të pandehur nga ushtrimi i një funksioni publik apo profesional, me qëllim parandalimin e pengesave në procesin penal, ndalimin e ndikimit mbi prova apo dëshmitarë, apo shmangien e rrezikut të përsëritjes së veprës penale.
Megjithatë, vetë dispozita ligjore përmban një përjashtim të qartë dhe absolut: ajo nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral. Ky përjashtim është vendosur nga ligjvënësi për të mbrojtur integritetin e mandatit të përfaqësuesve të zgjedhur me votë popullore, duke respektuar kështu sovranitetin popullor, si një nga shtyllat e shtetit demokratik.
Në këtë kuptim, zëvendëskryeministri që është njëkohësisht deputet i zgjedhur, përfiton nga ky përjashtim jo për shkak të funksionit të tij në ekzekutiv, por për shkak të mandatit të tij të zgjedhur si anëtar i Kuvendit.
Ai nuk është një funksionar i zakonshëm publik i emëruar administrativisht, por një përfaqësues i sovranit, dhe çdo ndërhyrje në të drejtën e tij për të ushtruar funksione publike, qoftë edhe të natyrës ekzekutive, do të përbënte ndërhyrje në lirinë përfaqësuese dhe në ekuilibrin e pushteteve.
Ndaj tij nuk mund të merret masa e pezullimit nga detyra, për aq kohë sa ai është subjekt i përjashtimit që parashikon neni 242 i KPP-së.
Ky përjashtim është objektiv dhe i përgjithshëm, nuk lejon ndarje sipas funksioneve që ushtron personi i zgjedhur, dhe nuk jep hapësirë interpretimi për të pezulluar vetëm detyrën ekzekutive duke “lënë të paprekur” funksionin legjislativ.
Kjo sepse, përsa kohë funksioni ekzekutiv buron nga statusi i tij si deputet dhe pjesë e shumicës parlamentare që ka formuar qeverinë, çdo ndërhyrje në ushtrimin e detyrës së tij si anëtar i qeverisë është ndërhyrje në ushtrimin e mandatit përfaqësues.
Në këtë prizëm, vendosja e një mase pezullimi nga detyra ndaj një deputeti që mban edhe funksionin e zëvendëskryeministrit, do të ishte jo vetëm e paligjshme në kuptimin formal të nenit 242, por edhe antikushtetuese në aspektin e proporcionalitetit dhe ndarjes së pushteteve.
Parimi i proporcionalitetit, i sanksionuar si një nga shtyllat e të drejtave themelore dhe i aplikuar në të gjitha sistemet juridike evropiane, kërkon që çdo ndërhyrje në të drejtat e një individi të jetë e nevojshme, e përshtatshme dhe proporcionale në kuptimin e ngushtë – pra, të mos ketë një mjet më pak ndërhyrës për të arritur të njëjtin qëllim.
Në rastin konkret, nëse gjykata synon të parandalojë ndikimin e një zëvendëskryeministri në një proces penal, mund të përdorë masa të tjera më të buta (si ndalimi i kontakteve me persona të caktuar, mbikëqyrja gjyqësore, apo detyrimi për paraqitje), pa ndërhyrë në thelb në të drejtën për të ushtruar funksionin politik.
Ndërkohë, nga këndvështrimi kushtetues, masa e pezullimit nga detyra e një anëtari të zgjedhur të Kuvendit, përfshirë rolet që ai mund të mbajë brenda qeverisë, është kompetencë ekskluzive e parlamentit dhe jo e gjykatës. Kushtetuta parashikon se masa që kufizon ushtrimin e funksioneve të një deputeti mund të merret vetëm me autorizimin e Kuvendit, dhe kjo mbrojtje nuk mund të anashkalohet përmes rrugës penale.
Përfundimisht, një zëvendëskryeministër i cili është edhe deputet nuk mund t’i nënshtrohet masës së pezullimit nga detyra, as ligjërisht, as kushtetueshmërisht.
Një masë e tillë do të përbënte cenim të mandatit të tij si i zgjedhur, ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit dhe shkelje të parimit të proporcionalitetit, duke e kthyer një mjet të drejtësisë penale në një instrument që ndikon drejtpërdrejt mbi balancën e pushteteve dhe funksionimin demokratik të institucioneve.
Nëse një zëvendëskryeministër i zgjedhur akuzohet penalisht, zgjidhja nuk është masa ndaluese e pezullimit nga detyra nga gjykata, por zbatimi i procedurave politike për kontrollin parlamentar dhe vlerësimin politik të përgjegjësisë së tij. Kjo është në përputhje me parimet themelore të një shteti të së drejtës./ CNA
Sot mediat raportuan se GJKKO kishte dhënë masë sigurie nd...
Portali online “Tema”, i gazetarit të familjes Veliaj, M...
Nenet më poshtë janë 2 nga nenet e ligjit për Procedurat t...
Kryeministri Rama ka reklamuar fort atë që ai e quan Paqe ...
Në SPAK ka shumë prokurorë me integritet, njerëz të ndersh...
Gjykata Kushtetuese e Sadushit, (d.m.th. 5 nga anëtarët), ...
Ditët e fundit, mediat u pushtuan nga lajmi i marrjes nën ...
Fjala e plotë e kryeministrit Rama në Forumin e Paqes në P...
NGA ELVI FUNDO Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj, nëpërm...
Aeroporti i Vlorës, një nga aeroportet e reja që pritej të...
Dje, Dhoma e Avokatisë, e drejtuar nga Maks Haxhia, ka ven...
Dje Tedi Blushi, në vend të ndjesës, kishte nxjerrë një st...
Sot Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lir...
Afera e shekullit është ajo e inceneratorëve që fillon...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është një nga ngjarjet më...
Sot pasdite është qëlluar me armë brenda ambienteve të Gjy...
Kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij sot, ku kishte t...
Rreth 11 emra ka nxjerrë opozita si kandidatë për Bashkinë...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës,...
Mediat, të cilat kanë qenë pjesë e propagandës së kryebash...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...