Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Sot mediat raportuan se GJKKO kishte dhënë masë sigurie ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas kërkesës së prokurorit të SPAK-ut, Dritan Prençi, njeriu që fle mbi dosjen e inceneratorëve. Masat e dhëna nga GJKKO e pezullojnë Ballukun nga detyra dhe i ndalojnë lëvizjen jashtë shtetit.
Goditjet e forta të SPAK-ut ndaj mazhorancës kanë filluar me shumë zyrtarë të lartë të qeverisë, drejtues bashkish dhe kulmuan me arrestimin e Erion Veliajt.
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u mor i pandehur, por akuzat e tij dhe veprimet rrodhën pasi e kishte lënë detyrën. Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua në detyrë, dhe ai duke prishur provat.
Ndërsa në rastin e zonjës Balluku pretendohet se duke qenë në detyrë mund të cenojë dëshmitarët dhe procesin hetimor.
SPAK-u, në fakt, ka çuar në qeli edhe ish-ministrin Lefter Koka, ish-ministrin Ilir Beqaj, ish-zyrtarë të lartë, shumë kryetarë bashkish, ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako etj. Njerëz me peshë në politikën e Partisë Socialiste dhe mazhorancës.
Ajo që ndodh është se SPAK-u godet pushtetin, por nuk humbet mazhoranca dhe qeveria, pra PS-ja, por humbet opozita.
Dhe dje, si kryeministri Edi Rama, ashtu edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, gjatë qëndrimeve të tyre thanë se e mbështesnin reformën në drejtësi dhe do ta linin drejtësinë të bënte punën. Nuk do të përbaltnin prokurorët dhe të sulmonin drejtësinë.
Ndryshe nga sa bëri Erion Veliaj, që përdori instrumentet e tij për të sulmuar prokurorin Ols Dado, SPAK-un, gjyqtarët e GJKKO-së, etj.
Kështu kanë bërë dhe shumë nga personat e tjerë të marrë nën akuzë, duke u hedhur në sulme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Pra, njerëzit e mazhorancës kanë dashur të mbrohen duke sulmuar, por më domethënës është fakti se opozita nuk po fiton asgjë.
Del Berisha dhe thotë Altin Troplini, nga ana tjetër i fut dhe një gënjeshtër me disa miliona euro duke përfshirë dhe shoferin, dhe “fitoret” e Berishës janë zero.
Del Ilir Meta dhe e quan prokurori politike, gjyqtarë politikë, sulme dhe akuza në inat e sipër, “fitorja” zero me bisht, maksimumi ka lumturuar një kallëp si Tedi Blushi.
Pra, dy krerët kryesorë të opozitës, të cilët janë nën akuzë, sillen njësoj si Erion Veliaj dhe shumica e pushtetarëve të sotëm. Në qëndrimet ndaj SPAK-ut janë njësoj, edhe vetë kryeministri Rama u bashkua me ta disa kohë, por shpejt lëvizi trajektoren.
Lind pyetja: Si mundi opozita të mos përfitonte asgjë me gjithë këto goditje që po merr pushteti i Edi Ramës? Veprimet e SPAK-ut në finale kryeministrin kanë goditur.
Partia Demokratike nuk po fiton asnjë votë, përkundrazi. Sa më shumë goditet qeveria aq më shumë rrudhet opozita.
Me sulme, akuza, sharje dhe shpifje kundër SPAK-ut dhe prokurorëve edhe doktor Berisha, edhe Ilir Meta dhe shumë nga instrumentet e tyre mediatike, “kap e bjeri SPAK-ut”, “kap e bjeriu prokurorëve”, përfundimi SPAK-u godet masivisht qeverinë, opozita “kashtë e koqe”.
A do të kishte më shumë përfitime opozita në rast se do të bënte një betejë morale të vërtetë me fakte e jo me trillime ndaj individëve të caktuar brenda SPAK-ut apo strukturave të drejtësisë?
Ndërkohë që prokurorët kap e bjer zyrtarëve të Ramës, ministrave, zëvendëskryeministrave. Opozita nuk fiton asgjë. Sepse ka zgjedhur betejën e gabuar, akuza e sulme ndaj SPAK-ut dhe jo një betejë të vërtetë morale.
E vetmja kërkesë që ka PD-ja, me sa duket dhe doktori, është që SPAK-u të arrestojë Edi Ramën dhe të vijë PD-ja me Saliun në pushtet.
Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë! Edhe sikur SPAK-u ta hetojë Edi Ramën dhe çfarëdo t’i ndodhë Edi Ramës, nuk vjen PD-ja në pushtet me ata njerëz që ka katandisur, me këtë mentalitet që ka, duke bërë avokatinë e korrupsionit dhe hajdutëve të pushtetit.
Është një e shkuar tashmë e konsumuar që shqiptarët po e tregojnë sistematikisht se e konsiderojnë të tillë.
Sa më shumë goditet qeveria rrudhet opozita, sepse nuk ka ditur të ketë një qasje tjetër ndaj SPAK-ut, dhe me sulmet shpesh duket sikur është bashkë me pushtetin.
Çfarë do të ndodhte nëse PD-ja dhe opozita do të kishin një qëndrim ndryshe ndaj SPAK-ut, prokurorëve dhe GJKKO-së? Dhe të mos shikonin hundën dhe veten e tyre, por të mbështesnin vërtet reformën në drejtësi. Të mbështesnin vërtet zyrtarët e ndershëm dhe të pakorruptuar. Të mbështesnin vërtet prokurorët që luftonin korrupsionin.
Ajo që do të ndodhte është e thjeshtë, shumë më shumë shqiptarë do të mbështesnin opozitën sepse do të thoshin se mbështet luftën ndaj korrupsionit. Por duke sulmuar SPAK-un që godet korrupsionin në qeveri, opozita thjesht dhe vetëm bëhet aleate e korrupsionit dhe e pushtetit.
Shqiptarët nuk janë budallenj, dinë ta lexojnë mjaft mirë dhe ta kuptojnë se çfarë do të thotë të bësh betejë pro korrupsionit. Dhe ajo që bën opozita kundër SPAK-ut është një betejë për të mbrojtur korrupsionin e pushtetit. Ndaj dhe opozita vetëm humb kur SPAK-u godet korrupsionin dhe pushtetin./CNA
Portali online “Tema”, i gazetarit të familjes Veliaj, M...
Nenet më poshtë janë 2 nga nenet e ligjit për Procedurat t...
Kryeministri Rama ka reklamuar fort atë që ai e quan Paqe ...
Në SPAK ka shumë prokurorë me integritet, njerëz të ndersh...
Gjykata Kushtetuese e Sadushit, (d.m.th. 5 nga anëtarët), ...
Ditët e fundit, mediat u pushtuan nga lajmi i marrjes nën ...
Fjala e plotë e kryeministrit Rama në Forumin e Paqes në P...
NGA ELVI FUNDO Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj, nëpërm...
Aeroporti i Vlorës, një nga aeroportet e reja që pritej të...
Dje, Dhoma e Avokatisë, e drejtuar nga Maks Haxhia, ka ven...
Dje Tedi Blushi, në vend të ndjesës, kishte nxjerrë një st...
Sot Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lir...
Afera e shekullit është ajo e inceneratorëve që fillon...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është një nga ngjarjet më...
Sot pasdite është qëlluar me armë brenda ambienteve të Gjy...
Kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij sot, ku kishte t...
Rreth 11 emra ka nxjerrë opozita si kandidatë për Bashkinë...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës,...
Mediat, të cilat kanë qenë pjesë e propagandës së kryebash...
Nga përsëritës lajmesh që i lexojnë nëpër portale, ende dë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...