Prej nëntë muajsh në burgun e Durrësit, i arrestuar me vendim gjykate që është lënë në fuqi në të gjitha nivelet e saj, Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, mban peng kryeqytetin.
Me një shkarkim që Gjykata Kushtetuese e gjeti të padrejtë, qeveria i dha hapësirën Erion Veliajt të shkonte dhe të kërkonte të mbante postin e tij.
Kështu tha dhe Gjykata Kushtetuese, meqenëse Erioni nuk ishte dëgjuar në Këshill Bashkiak, shkarkimi ishte i padrejtë.
Se kush e pengoi Erionin për të mos shkuar, kjo tashmë dihet. SPAK-u në atë kohë, prokurorët i thanë se ai mund të ishte në disa forma në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku mund t'u drejtoheshe me një letër këshilltarëve të PS-së, nëpërmjet avokatëve të tij ose forma të tjera. Por Veliaj nuk e pranoi, duke kërkuar që të shkojë fizikisht.
Më pas qe Gjykata Kushtetuese që e kërkoi në seancë. Veliaj u paraqit dhe fitoi qëndrimin në detyrë. Por sërish ai vazhdon të ketë 13 akuza të rënda penale dhe një dosje tjetër nën hetim.
Deri në këto momente, asnjëherë të vetme nuk kemi parë që gazetarët e pushtetit të kërkojnë dorëheqjen e tij.
Nuk besojmë dhe shpresojmë se Mero Baze, gazetari i familjes Veliaj, me portalin e tij, do t'ia kërkojë dorëheqjen.
Por ka të tjerë, si Carlo Bollino, i cili thotë se në rast se Gjykata Kushtetuese e rrëzon ose jo, zëvendëskryeministrja Balluku duhet të japë dorëheqjen.
Shumë mirë, me dinjitet i kërkon dorëheqjen zonjës Balluku. Ndoshta mund t'ia kërkonte edhe menjëherë, se asaj iu komunikua akuza.
Standard, po të duan, e kanë në rastin ‘Mogherini’, të mikeshës së tyre, të pushtetit, e cila u arrestua dy ditë më parë, të nesërmen dha dorëheqjen nga rektore, pozicioni që mbante.
Erion Veliaj është kryebashkiak i Tiranës, ka nëntë muaj dhe nuk jep dorëheqjen, të bëhen zgjedhje në Tiranë, të ketë një kryetar bashkie që drejton qytetin.
Siç theksuam edhe më lart, nuk shpresojmë që dorëheqjen t'ia kërkojë gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze. Po Carlo, Lorenc Vangjeli, Sokol Balla, Skënder Minxhozi, e shumë e shumë të tjerë, më pas që janë zare përballë këtyre zërave.
Si ka mundësi që në asnjë rast, prej nëntë muajsh, nuk thonë një fjalë të vetme për kryebashkiakun që të dorëhiqet? Sepse po mban peng kryeqytetin.
Të dorëhiqet, të përballet me drejtësinë, po fitoi të kthehet triumfator, po humbi të shkojë të kryejë dënimin. Është kaq e thjeshtë. Por s'mund ta mbajë peng qytetin sepse kjo tregon se kush është në të vërtetë Erion Veliaj, në formimin e tij.
Përtej kësaj, një tufë gazetarësh që kanë ngelur pa njëfarë dinjiteti, nuk kanë as kurajën t'i thonë, "Ti duhet të largohesh", që qyteti të vazhdojë të zhvillohet, se nuk u përmbys bota.
Është apo nuk është në detyrë Erion Veliaj, nuk mbaruan as administratorët, as drejtuesit dhe menaxherët e zotë, për të marrë Tiranën në dorë.
Por kjo na tregon edhe njëherë se si janë pleksur ata gazetarët e pushtetit që janë kaq të pështirë dhe kaq të fëlliqur, sa nuk kanë turp për dy, tre, katër, pesë, shtatë, dhjetë standarde të ndryshme që kanë përballë opinionit publik, i cili në fakt tashmë i lexon shumë thjeshtë dhe ka kuptuar se kemi të bëjmë me një tufë sharlatanësh që nuk kanë kurajë as t'i kërkojë dorëheqjen pagatorit të tyre që ndodhet në burgun e Durrësit.
Ndoshta shijojnë paratë që vazhdojnë të marrin akoma, edhe pse Erioni qëndron në qeli./ CNA
Në Korçë u vendos një bust i Llazar Fundos, mbi një pie...
Asnjë formë dhune nuk ka treguar aq qëndrueshmëri dhe aftë...
Vendet që ecën me të vërtetë shpejt dhe fort drejt BE-së, ...
Hetimi ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si ...
GJKKO pezulloi këtë të enjte Belinda Ballukun nga posti i ...
Sot mediat raportuan se GJKKO kishte dhënë masë sigurie nd...
Portali online “Tema”, i gazetarit të familjes Veliaj, M...
Nenet më poshtë janë 2 nga nenet e ligjit për Procedurat t...
Kryeministri Rama ka reklamuar fort atë që ai e quan Paqe ...
Në SPAK ka shumë prokurorë me integritet, njerëz të ndersh...
Gjykata Kushtetuese e Sadushit, (d.m.th. 5 nga anëtarët), ...
Ditët e fundit, mediat u pushtuan nga lajmi i marrjes nën ...
Fjala e plotë e kryeministrit Rama në Forumin e Paqes në P...
NGA ELVI FUNDO Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj, nëpërm...
Aeroporti i Vlorës, një nga aeroportet e reja që pritej të...
Dje, Dhoma e Avokatisë, e drejtuar nga Maks Haxhia, ka ven...
Dje Tedi Blushi, në vend të ndjesës, kishte nxjerrë një st...
Sot Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lir...
Afera e shekullit është ajo e inceneratorëve që fillon...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është një nga ngjarjet më...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...